POLITIKE

Rënia e Belinda Ballukut/ Qyno: Ky është vetëm fillimi, do të ketë dhe dosje të tjera

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 21:38
Rënia e Belinda Ballukut/ Qyno: Ky është vetëm fillimi, do

Në emisionin “ÇIM PEKA LIVE” në Syri TV, gazetari Enton Qyno komentoi sot pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga SPAK.

Sipas Qynos, bëhet fjalë për një dosje që ai pretendon se është publikuar që 10 vjet më parë, dhe që tashmë po merr hov me zhvillimet e fundit. Ai tha se SPAK ka sjellë fakte të reja, që lidhen me tenderët për Tunelin e Llogarasë dhe segmentin e Unazës së Madhe (Loti 4), nga ish-uzina e autotraktorëve në Shkozë deri tek rrethrrotullimi i Freskut në Tiranë.

“Në fakt është një dosje … është një çështje që bëhet fjalë pikërisht për tunelin e Llogarasë dhe … segmenti i Unazës së Madhe,” deklaroi Qyno.
Ai shtoi që “sot fakti është i ri … nëse situata politike vazhdon e nxehtë, mos u çudisni që do të ketë edhe dosje të tjera kundër Ballukut.”

Sipas Qynos, provat për shkelje të barazisë në tenderë janë “të qarta” dhe vijnë nga analiza e bisedave telefonike që, sipas tij, tregojnë se disa zyrtarë – përfshirë Evis Berberin, Valter Begajn dhe sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës – kanë “përcaktuar fituesit e tenderëve”.

Ai pohoi se Balluku është akuzuar vetëm për pabarazi në tendera, jo për korrupsion apo pasuri, megjithëse hetimi pasuror është në vijim.

Ky koment vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila sot vendosi pezullimin nga detyra për Ballukun, dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, në kuadër të hetimit të SPAK për procedurat e prokurimit të dy projekteve të mëdha infrastrukturore.  

Hetimet e SPAK-ut, sipas njoftimeve zyrtare, kanë identifikuar “veprime të kundraligjshme” gjatë prokurimeve publike, ku Balluku dyshohet se ka ndikuar në çdo fazë – nga faza paraprake, te vlerësimi i ofertave, e deri te nënshkrimi i kontratave.  

Qyno:

Në fakt është një dosje e cila ne e kemi publikuar qysh këtu e 10 vjet më përpara. Është një çështje që bëhet fjalë pikërisht për tunelin e Llogarasë dhe që sot faktikisht SPAK-u doli edhe me një fakt të ri, ku bëhet fjalë për shkeljen e pabarazisë së tenderave edhe përsa i përket ndërtimit të lotit të katërt që bëhet fjalë pikërisht segmenti i Unazës së Madhe nga zona e ish-uzinës së autotraktorëve në Shkozë deri tek rrethrrotullimi i Freskut në Tiranë.

Kemi të bëjë me një fakt të ri dhe që padyshim që në ditët në vazhdim, nëse do të jetë situata politike akoma dhe më e zjarrtë se kjo dita e sotme, sigurisht që mos u çudisni që do të kemi dhe dosje të tjera kundër Belinda Ballukut. Kjo varet vetëm nga ligjshmëria e politikës, por varet edhe nga ligjshmëria tashmë edhe e SPAK-ut e cila, i cili, për hir të së vërtetës tashmë ka vënë një, një precedent të ri në aspektin juridik, por dhe në aspektin e figurave politike se sa lehtë janë ato të goditshme përsa i përket procedimeve penale. Dosja lidhet me çështjen e tunelit të Llogarasë dhe çështjen e, Unazës së Madhe. Lotit të katërt.

Të dyja dosjet janë çështje të cilat SPAK ka ngritur akuzat shkeljes së pabarazisë në tenderave për shkak se nga telefonat e Evis Berberit, nga telefonat e Valter Begajt, por edhe nga telefonat e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, janë konstatuar një sërë bisedash të cilat qartazi i përcaktonin fituesit e këtyre tenderave. ne po flasim për zyrtarë të cilët ishin të angazhuar dhe të ngarkuar për të vendosur përmes komisionit të vlerësimit të ofertave fituesit, ndërkohë që nga ana tjetër...

Balluku akuzohet vetëm për, vetëm për pabarazinë e tenderave

Nuk kemi ende akuza dhe procedime penale ëh, për korrupsion apo për hetim pasuror.

Për hetim pasuror ka një hetim të hapur dhe unë jua kam thënë dhe në studion tuaj që bëhet fjalë për transferta në Zvicër, por që aktualisht zyrtarisht e vënë nën akuzë për ndjekje penale është pikërisht pjesa e pabarazisë në tenderave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?