Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë
Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë SPAK i ka kom...
Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë SPAK i ka kom...
Pasi i dështoi dje ftesa për dialog, pasi studentë dhe pedagogë refuzuan ftesën, vjen sërish reagimi nga Rama. Ky i fundit pasi ka...
Në një video të publikuar nga mediat të hënën në mbrëmje, një grup policësh shihen duke iu sulur disa të...
Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha Universitetet publike, në shenjë solidariteti me stu...
Edi Rama ka zgjedhur të përsërisë të njëjtën skenë për të dytën ditë radhazi. Pas dhunës s&e...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Çdo ditë media ndërkombëtare rapor...
Revolta studentore kundër qeverisë po merr përmasa të mëdha, teksa protestës iu bashkuan dje mijëra pedagogë në s...
Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion të martën për të shpërndarë protestuesit n&eum...
Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të...
Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026...

Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Çdo ditë media ndërkombëtare raportojnë atë se çfarë po ndodh në Tiranë. Së fundmi e përditshmja amerikane New York Post shkruan se “policia qëlloi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, në ditën e tetë radhazi të demonstratave të dhunshme antiqeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë”.
Më tej në shkrim thuhet se protestave u janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve, të cilët kërkojnë uljen e tarifave të studimit, më shumë investime shtetërore në arsim dhe luftën kundër korrupsionit në sistemin arsimor. Ata janë bërë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë, që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Prej disa ditësh, protestuesit kanë hedhur gurë, flakadanë, bomba artizanale dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. Forcat e rendit janë përgjigjur me shkopinj, gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa përplasjet janë zhvilluar kryesisht në qendër të kryeqytetit”, thuhet ne shkrim.
Rama: Nuk do të lejojmë ndryshimin e pushtetit përmes dhunës
Kryeministri Edi Rama reagoi të martën pas një takimi me mësues dhe përfaqësues të shkollave të Tiranës, duke dënuar aktet e dhunës gjatë protestave.
“Një valë gurësh, një përpjekje për të rrëzuar qeverinë dhe për të ndryshuar ata që janë në pushtet përmes imponimit të dhunës – diçka që nuk do të lejohet kurrë, në asnjë formë dhe për asnjë arsye”, deklaroi Rama, sipas New York Post.
Kreu i qeverisë pretendoi se shqetësimet reale të qytetarëve po shfrytëzohen nga persona që, sipas tij, synojnë të nxisin dhunë dhe të përshkallëzojnë situatën.
“Shqetësimet për koston e jetesës janë sigurisht reale. Reale janë edhe shqetësimet për një të ardhme të sigurt, strehimin dhe mundësitë më të mëdha për të ecur përpara”, u shpreh Rama, duke e cilësuar situatën si një “luftë hibride”.
Ai akuzoi gjithashtu protestuesit se po e mbajnë qytetin nën një klimë terrori dhe deklaroi se studentët e përfshirë në protesta “i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik”.
Protestat në Shqipëri, pjesë e pakënaqësive më të gjera në Evropë
Sipas raportimit, Shqipëria është ndër vendet evropiane ku po zhvillohen protesta të lidhura me rritjen e kostos së jetesës, pakënaqësitë për gjendjen e shkollave, rënien e cilësisë së shërbimeve publike dhe krizën e strehimit.
Protesta për çmimet e larta të banesave janë zhvilluar edhe në Francë dhe Itali. Në Spanjë dhe Portugali janë ngritur kampe me çadra për të kundërshtuar pamundësinë e qytetarëve për të përballuar kostot e strehimit. Ndërkohë, tubime të tjera ishin planifikuar në Greqi.
Në Shqipëri, vala e fundit e protestave vjen pas disa muajsh tubimesh të organizuara nga e ashtuquajtura lëvizja “Flamingo”, e cila kundërshton një projekt të madh turistik luksoz në bregdetin jugor të vendit.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion të martën për të shpërndarë protestuesit n&eum...
Nga Aurela Gaçe Atëherë! Një sqarim për të gjithë.Nuk është hera e parë që marr pjesë në pro...
E ftuar në emisionin Prime News24, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të rënda lidhur me mënyrën se si pushteti po organizon mbr...
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në Shqipëri, duke ...
Ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali i është bllokuar faqja në rrjetin social Facebook, duke e detyruar atë të njoftojë...
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me drejtuesit e PD-së së Tiranës, lideri i demokratëve Sali Berisha komentoi edhe tak...
Në takimin me drejtuesit politik dhe të degëve të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar pedago...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Prokurorët në Shqipëri kanë zyrtarizuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, aktakuza filles...