“Lista e Studentëve” po përgatit një qeveri në Serbi, emrat për udhëheqjen e re
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytet...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojn&e...
Izraelitët po përgatiten të votojnë në zgjedhje që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në histori...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...
Dashi Është e vështirë të frenosh oreksin e tepërt që dashi do të ketë gjatë kësaj dite. Në...
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munic...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv tha se protesta e opozitës përbën një ngjarje të rëndësishme politike, e cila ka një dimension të qartë politik dhe shoqëror, duke shënuar një moment të veçantë në zhvillimet politike në vend.
Sipas Kikisë, politikisht protesta arriti të përmbushë një objektiv thelbësor, atë të prodhimit të lajmit në nivel ndërkombëtar, duke e vendosur çështjen shqiptare në vëmendjen e opinionit publik jashtë vendit. Ai theksoi se përmasat dhe intensiteti i protestës e kanë ngritur nivelin e reagimit qytetar, duke krijuar një standard të ri për protestat politike në Shqipëri.
Gazetari u ndal edhe te mesazhi i fortë simbolik i protestës, duke theksuar se koncepti i “kilometrit të fundit” përfaqëson një rrugëtim politik dhe shoqëror që vazhdon, si shprehje e vendosmërisë dhe këmbënguljes së qytetarëve për ndryshim.
Në analizën e tij, Kikia vlerësoi mobilizimin e qytetarëve dhe energjinë e protestës, duke theksuar se opozita arriti të tërheqë një vëmendje të jashtëzakonshme politike dhe mediatike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, më shumë se çdo protestë e mëparshme.
Duke folur për përplasjet, gazetari theksoi se protestat, në varësi të intensitetit të tyre, kanë forma të ndryshme shprehjeje, por në thelb mbeten një mjet legjitim demokratik për të shprehur pakënaqësinë dhe kërkesat qytetare. Sipas tij, përballja në protesta të forta është pjesë e realitetit politik dhe dëshmi e angazhimit dhe vendosmërisë së qytetarëve për të kërkuar ndryshim.
“Tani, protesta është një ngjarje politike dhe padyshim ka dimensionin politik, ka edhe dimensionin, po e quaj unë të përplasjes, të cilës i janë duke ju kushtuar edhe diskutime të më të shumta në këtë panel.
Nëse do të flasim për dimensionin politik, besoj që politikisht kjo protesta arriti një, një qëllim që lidhet me prodhimin e lajmit në nivel ndërkombëtar, me vendosjen e një le të themi, një vije tjetër apo një standarti tjetër të protestave duke i bërë ato më të mëdha dhe më agresive.
Nuk di se çfarë do të thotë kilometri i fundit dhe për sa kohë do përshkrohet ky kilometer por, mendoj që zgjat pikërisht.
Por vendosja e afateve në politikë nuk është një gjë e mirë, pasi, e kemi dëgjuar shpesh që ky është fundi i qeverisë, ky është fillimi i fundit, sot shënohet rënia e të tjera e të tjera dhe këto pastaj prodhojnë, zhgënjime tek njerëzit, tek qytetarët që mbështesin opozitën, të cilët vërtet shpresojnë që sot mund të jetë dita që të rrëzojmë qeverinë.
Megjithatë, politikisht besoj që opozita arriti të marrë një vëmendje, si në asnjë protestë tjetër deri tani. Sa i takon tashmë debatit mbi atë që po e quajmë dhunë. Duhet të kuptojmë një gjë dhe të jemi realistë.
Unë kam ndjekur zhvillimet politike që nga viti 1993. Protesta paqësore, të dhunshme, agresive, me armë, pa armë, me tym, me gurë, me gaz, pa gaz, protesta është një protestë, në varësi të shkallës së saj. Ka marshime politike, ka tubime ka protesta, ka dhe reagime të armatosura siç ishte '97-a.
Kushdo që shkon të përballet në një protestë agresive, po i vë unë tashmë një emër, është koshient që do të konfrontohet edhe fizikisht me policinë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi atë që e cilëson si një dështim të rëndë t...
Studiuesi dhe publicisti Gjergj Erebara ka folur mbi polemikat që kanë lindur pas publikimit online të Fjalorit të madh të gjuhë...
Në seancën e fundit parlamentare, Edi Rama u mburr se të hënën (26 janar) ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlam...
Deputejta e opozitës Denisa Vata ka reaguar lidhur me gjendjen e tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbërit, duke ngritur shqetësim...
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama pë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një reagim pas protestës së PD-së, në rrjetet sociale. Bra&cc...
Protesta kombëtare e opozitës, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Z...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vijon të ndodhet në paraburgim me masën e sigurisë “arrest me burg”, n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëron vijimin e protestave të opozitës, duke e cilësuar tubimin e 24 janarit si t&eu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas protestës së fundit, duke e cilësuar atë...