Turistja gjermane 33-vjeçare vdiq në Palasë, Policia e Vlorës reagon pas 6 ditësh
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Një shpërthim i fortë raportohet në zonën e Laprakës në kryeqytet. Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë se ...
Pas publikimit të një videoje ditën e sotme nga Piranjat News, ku një Jet Ski lëviz me shpejtësi të lartë mes pushuesve ...
Porti i Malagas është identifikuar si një nga pikat kryesore të hyrjes së karteleve ndërkombëtare të drogës në...
Një qytetar denoncon gjuetinë me elektricitet në Lumin Drin pranë Bërdicës duke bërë që ata banorë që dua...
Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit k...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pasi mori shkresën zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pë...
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milion&e...
Një 69-vjeçar në Wisconsin, SHBA, vendosi të shmangte makinën dhe të shkonte për të bërë pazar me mjetin e...
Valëvitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në qytetin shqiptar të Gucisë, në Mal të Zi, është sho...
Gazeta amerikane “The Boston Globe”, i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë, duke ndërthurur protestat e vazhdueshme kundër qeverisë me historinë e jashtëzakonshme të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Artikulli nis me faktin se, ndonëse Shqipëria po përjeton protesta të përditshme kundër qeverisë, ajo vazhdon të tërheqë turistë. Autorja Linda Matchan përshkruan “Revolucionin e Flamingove”, lëvizjen e nisur kundër projektit të resortit në jug të vendit, që sipas protestuesve rrezikon një ekosistem të mbrojtur.
Më pas, fokusi zhvendoset te një nga kapitujt më të veçantë të historisë shqiptare: shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas artikullit, Shqipëria ishte ndër të paktat vende europiane ku në fund të luftës kishte më shumë hebrenj sesa në fillim, falë familjeve shqiptare që i strehuan dhe i mbrojtën, të udhëhequra nga kodi i nderit “Besa”.
Në shkrim përmendet edhe historia e familjes Hoxha, e cila strehoi një familje hebreje dhe, dekada më vonë, mbajti premtimin për t’u kthyer pasardhësve librat e tyre fetarë.
Në përfundim, The Boston Globe e lidh këtë histori me debatin aktual për emigrantët në SHBA, duke e paraqitur “Besën” shqiptare si një model solidariteti dhe humanizmi, nga i cili, sipas autores, edhe shoqëria amerikane mund të marrë mësim.
“Revolucioni i Flamingove” dhe zemërimi ndaj projektit turistik në jug
Autorja rrëfen se kur planifikoi udhëtimin e saj në Shqipëri gjatë muajit qershor, nuk e dinte se vizita do të përkonte me atë që ajo e quan “Revolucioni i Flamingove” , një valë protestash të nxitura nga kundërshtimi ndaj projektit për një resort luksoz në bregdetin jugor të vendit.
Sipas saj, projekti i lidhur me një propozim të drejtuar nga Jared Kushner ka shkaktuar zemërim tek banorët lokalë, të cilët pretendojnë se zhvillimi turistik mund të dëmtojë një ekosistem të brishtë dhe habitatin e kafshëve të egra, përfshirë flamingot.
“Banorët thonë se propozimi do të dëmtojë një ekosistem delikat dhe jetën e egër, përfshirë flamingot”, shkruan Boston Globe.
Por autorja sqaron se arsyeja e vërtetë e udhëtimit të saj në Shqipëri nuk ishte protesta, por një histori shumë më pak e njohur, roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shqipëria dhe historia e jashtëzakonshme e shpëtimit të hebrenjve
Artikulli nis nga një paradoks: një tur me fokus trashëgiminë hebraike në një vend ku sot jetojnë shumë pak hebrenj.
“Dukej e çuditshme në fillim, sepse në Shqipëri pothuajse nuk ka hebrenj”, shkruan ajo, duke shpjeguar se sipas të dhënave të saj në vend jetojnë vetëm rreth 43–45 persona të lindur dhe rritur në Shqipëri me origjinë hebraike.
Megjithatë, Shqipëria pati një rol të jashtëzakonshëm në historinë hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas artikullit, në një kohë kur nazistët po ndiqnin hebrenjtë në të gjithë Europën, Shqipëria atëherë një vend me shumicë myslimane ,u kthye në një strehë sigurie për mijëra refugjatë hebrenj nga Gjermania, Polonia, Austria, Greqia, Bullgaria, Jugosllavia, Çekosllovakia dhe Hungaria.
Burime të ndryshme vlerësojnë se rreth 2 mijë hebrenj gjetën strehim në Shqipëri gjatë luftës.
Ata u mbrojtën nga familje shqiptare që rrezikuan jetën e tyre duke siguruar dokumente false, duke u dhënë identitete të reja, duke i fshehur në shtëpitë e tyre dhe duke i zhvendosur nga një zonë në tjetrën për t’i shpëtuar forcave naziste.
“Shqipëria është ndoshta i vetmi vend europian që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa në fillim të saj”, citon Boston Globe Michael Berenbaum, ish-drejtor i projektit në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit në SHBA.
Besa shqiptare, një kod nderi që mbrojti të huajt
Sipas artikullit, shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri nuk ishte thjesht një seri veprimesh individuale, por lidhej me një kod të lashtë moral shqiptar: besën.
“Besa” përshkruhet si një premtim i mbajtur, një betim dhe një besim i pathyeshëm për mbrojtjen e tjetrit, veçanërisht të mikut dhe të të huajit që kërkon strehim.
“Besa nënkupton në mënyrë të natyrshme dhe shpirtërore të mos qëndrosh indiferent ndaj dikujt në nevojë apo nën persekutim”, shkruan Saimir A. Lolja, ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, i cituar nga Boston Globe.
Ai shton se hebrenjtë e dinin se shqiptarët kishin besë, që do të thoshte një derë e hapur për këdo që kishte nevojë.
Historia që u hesht për 45 vite
Boston Globe shkruan se këto histori mbetën të panjohura për dekada për shkak të izolimit të ashpër politik të Shqipërisë gjatë regjimit komunist.
Letrat e falënderimit që hebrenjtë e shpëtuar u dërgonin familjeve shqiptare që i kishin mbrojtur shpesh ndaloheshin nga autoritetet. Shumë prej shpëtuesve shqiptarë dhe hebrenjve që ata kishin mbrojtur vdiqën pa i treguar historitë e tyre.
Vetëm pas rënies së regjimit komunist në fillim të viteve ’90, këto rrëfime nisën të dalin në dritë.
Familja Hoxha dhe premtimi i mbajtur pas dekadash
Autorja tregon edhe historinë e Rexhep Hoxhës dhe djalit të tij Ermali, pasardhës të familjes shqiptare Hoxha që strehoi një familje hebreje nga Bullgaria.
Gjatë kontrollit të nazistëve nëpër shtëpi, familja Hoxha fshehu prindërit hebrenj në fshatra përreth dhe djalin e tyre 10-vjeçar e prezantoi si fëmijën e tyre.
Rifati, kryefamiljari shqiptar, ruajti librat fetarë të familjes hebreje dhe premtoi se do t’ua kthente një ditë.
Ky premtim u realizua dekada më vonë, kur Rexhepi dhe djali i tij Ermal udhëtuan në Izrael në vitin 2009 për t’ua dorëzuar librat pasardhësve të familjes bullgare.
Historia u bë edhe subjekt i dokumentarit “Besa: The Promise”.
Një mesazh për Amerikën nga historia shqiptare
Në fund të artikullit, autorja lidh historinë shqiptare me debatet e sotme në SHBA për emigrantët dhe refugjatët.
Ajo sjell dëshminë e Benjy Neumann, drejtues në sektorin e fluturimeve njerëzore të NASA-s, nëna e të cilit u shpëtua në Shqipëri gjatë luftës.
“Shqiptarët jetonin normalisht, por panë diçka dhe thanë: ‘Kjo është ajo që bëjmë. Kjo mund të ishim ne’. Mendoj se ky është një mësim moral për shoqërinë”, citohet Neumann.
Autorja e mbyll shkrimin me një apel për shoqërinë amerikane:
“Ndoshta edhe ne këtu në Amerikë kemi nevojë për një dozë të mirë besë”, shkruan ajo, duke argumentuar se historia shqiptare e mikpritjes dhe mbrojtjes së të përndjekurve mund të shërbejë si një shembull për kohët moderne.
Një emigrant i ardhur nga diaspora iu bashkua protestës në ditën e 67-të të saj dhe mori fjalën nga podiumi i ngritur pë...
Profesori Lush Susaj mbajti një fjalim para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, ku bëri thirrje për dorëheqjen e...
Në ditën e 67-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të reja përmes ...
Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit k...
Gazetari Enton Abilekaj, deklaroi se problemi i pushtetit lokal në Shqipëri nuk lidhet me numrin e bashkive, por me mënyrën se si ato jan&eu...
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milion&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën se qëndrojnë pas anulimit t&e...
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu është marrë në pyetje nga ...
Kreu demokrat ka reaguar gjatë konferencës së shtypit edhe për shpalljen ‘non grata’ nga MB të gazetarit nga Maqedonia e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka denoncuar ashpër skandal...