Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË - Ishte numërimi që zgjati më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Më në fund të mërkurën mori fund i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit, Albin Kurti renditet partia e parë me 42.28% të votave, duke siguruar 48 mandate. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96%, duke siguruar 24 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 18.43% dhe siguroi 20 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma fituan vetëm 7.08%, duke siguruar 8 mandate. 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për pakicat, 10 nga to për serbët e Kosovës.
"KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Por si e shohin situatën aktuale analistët politikë, ku Vetëvendosja e Kurtit nuk e mori shumicën absolute për ta formuar e vetme qeverinë? Sipas tyre, rezultati i komplikon gjërat dhe, realisht, të dy palët mund të formojnë qeverinë me koalicione: edhe Vetëvendosja, por edhe të gjitha partitë opozitare së bashku.
Cilët janë skenarët e mundshëm?
Ehat Miftaraj, analist politik, i tha DW-së se "edhe përkundër faktit që LVV nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, duke marrë për bazë specifikat që ka sistemi kushtetues në Kosovë, mbesin disa skenarë, që ndikohen si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm.” "Skenari i parë është një koalicion mes LVV-së, partive të komunitetit jo shumicë (përjashto Listën Serbe) dhe një partie politike shqiptare. Që ky skenar të realizohet në praktikë, do të kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë të moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Përkundrazi, lideri i LVV-së i quajti liderët opozitarë me gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë ofenduese si ‘hajvanë', që në gjuhën shqipe është sinonim i fjalës ‘kafshë'. Në këtë drejtim, është krijuar përshtypja se LVV, të paktën në publik me veprimet e saj, po abstenon nga e drejta për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse e polarizuese kundër të gjithëve”, thotë Miftaraj.
Por nga analistët shihen edhe skenarë të tjerë mundshëm, si për shembull formimi i qeverisë së pakicës nga ana e partive politike opozitare, së paku me komunitetet jo shumicë. Analisti Miftaraj e parashikon si të mundshëm këtë skenar, nëse ka vullnet politik mes tre partive politike opozitare. "Me kushtin që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe së paku dy parti opozitare të pajtohen që pozita e kryeministrit t'i takojë njërës prej tyre, të harmonizojnë programin qeveritar dhe të pajtohen për qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera me rëndësi, si raportet me BE-në, masat ndëshkuese etj.”
BE pret formimin e qeverisë së re në Kosovë
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë u mbajtën pa incidente. Pas një bojkoti disa vjeçar, në zgjedhje mori pjesë edhe Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.
Në deklaratën e përbashkët të drejtueses së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, dhe komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, thuhet se BE-ja pret që në Kosovë të formohen Kuvendi dhe qeveria e re. "Bashkimi Evropian pret qëKuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.”
Në deklaratën e BE-së i bëhet thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen për bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. "Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane”, theksohet në deklaratë.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit. Të drejtë vote kishin rreth 2 milionë qytetarë, ndërsa votuan vetëm rreth 800 mijë, e shndërruar në përqindje, pak mbi 40%. Parlamenti i Kosovës i ka 120 ulëse dhe, në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosja, që doli partia e parë, nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë. Asaj i duhet koalicion me ndonjërën nga partitë e tjera./DW
KOSOVA- Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ofron siguri. Por, në kohën kur zyrtarët amerikan&e...
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) e përfundoi procesin e numërimit të votave të mërkurën mbrëma, ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platform&eum...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjes së pyëtjeve të komentuesve në rubrikën Sy m'sy ësht&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, teksa po u përgjigjej komentuesve në rrjete sociale, është ndalur edhe te zgjedhjet e 11 ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjeve që ka dhënë sot për pyetjet e komentuesve nuk i ka kursyer edh...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platform&eum...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale, është ndalur edhe të&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar me përgjigjet e pyetjeve të komentuesve të adresuara në rubrikën Sy m'sy n&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rubrikën Sy m'sy. Një komentu...