EMRAT/ E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi ceremoninë e sotme të betimit të ministrave të rinj në Presidencë si më qesharaken e 35 viteve të fundit.
Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD-së theksoi se riformatimi i qeverisë nga kryeministri Rama është një “klonim” nga Belinda Balluku, pas shkarkimit të kësaj të fundit nga posti i zv kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kryedemokrati shtoi se betimi i këtyre ministrave të rinj, që sipas tij kanë firmat në aferat më të mëdha korruptive, tregon se krimi qeveritar është në vazhdim. Ai shtoi se “ky akt e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti”.
“Sot në presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit. Riformatimi i qeverisë me klonimin, të klonuar nga Lubi Balluku shënon krimin permanent, në vazhdim. Shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Të gjithë të emëruarit pa përjashtim janë të lidhur me 1 mijë fije me korrupsionin më të lartë qeveritar, kanë firmat e tyre e mëdha korruptive të vendit, në fushën e infrastrukturës, në fushën e energjisë dhe në fusha të tjera. Sot, më shumë se kurrë, Bajrami i Presidencës u bë Haram i Presidencës me firmat që vendosi, me mungesën totale të guximit për t’i hedhur poshtë propozimet, ai u bë pjesë e një krimi permanent, të vazhdueshëm.
Ndaj dhe ky akt e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqjen e tij. Dhe të heqë dorë nga çdo lloj manovre për të zgjatur ditët e tij në pushtetin e krimit. Asgjë nuk e shpëton atë.“, theksoi Berisha.
Sipas Berishës, Rama nuk do të mund t’i shpëtojë krimeve që ka kryer, dhe se do të përballet me ligjin. Ai bëri edhe njëherë thirrje për të marrë pjesë në protestën e radhë, së caktuar më 12 mars, për të rrëzuar qeverinë.
“Koha e diktatorëve po perëndon në nivel global. Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar. Me asgjë Edi Rama nuk mundet t’i shpëtojë krimeve të rënda që ka kryer, grushteve të shtetit që tentoi të realizojë, mburojës ligjore që kërkon t’i vendosë vetes për të dalë jashtë përgjegjësisë para ligjit. Përpjekjes së tij për të shpallur vjedhjet legjitime për qeveritarët.
Të gjitha këto janë ftesë për shqiptarët. Protesta e tyre, kryengritja ne tyre paqësore është shpresa e fundit e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Edi Rama. Kohërat janë kritike. Në këtë kohë, ai fakton se është i aftë të bëjë gjithçka në shkelmim të interesit kombëtar të shqiptarëve.
Veçanërisht në këtë kontekst, letra e hapur që firmosi së bashku me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç, me të cilin, shqiptarëve që u premtoi pasaportën, u garanton pasaportën serbe, meriton të ndëshkohet me të gjitha format si tradhti e lartë kombëtare. Data 12 është data e kryengritësve paqësorë shqiptarë, në të cilën ata do mblidhen para parlamentit për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Kryengritja paqësore e qytetarëve shqiptarë ka synim madhor shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim dhe rikthimin e votës së lirë tek ata.”, tha ai.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të konferencës për mediat nga selia blu, ka bërë thirrje për mobili...
Janë betuar mëngjesin e kësaj të premte 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Në ceremoninë e mbajtur në Pallati...
Betohen sot ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama’. Ashtu siç ishte njoftuar, në Presidencë ka nisur ceremonia e bet...
Ish-kandidati i PD në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Aulon Kalaja deklaron se arsyeja pse Elisa Spiropali ...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas debatit në Kuvend mbrëmjen e sotme, duk...
Debate dhe akuza të forta në sallën e parlamentit mes opozitës dhe mazhorancës. Pas cenimit të rëndë të dinjitetit ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar para medias se sjellja e Taulant Ballës është e papranueshme dhe se PD do të depozitojë t&e...
Vijojnë debatet me tone të forta në seancën plenare. Kjo pas deklaratës së deputetit socialisht Taulant Balla ndaj deputetes demok...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas përplasjes së fundit në Kuvend, ku Taulant Balla ofendoi r...
Seanca parlamentare u përfshi sërish nga tensione pas rifillimit të saj. Pas ndërprerjes së mëparshme për shkak të debat...