POLITIKE

Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh: faturë që shqiptarët e paguajnë për faj të Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 23:34

Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh: faturë që

Është mbi rreth 200 milionë euro në total dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar në arbitrazh deri në dhjetor 2024. Bëhet fjalë për çështje të humbura nga Republika e Shqipërisë në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar sipas gjetjeve të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Avokaturën e Shtetit për periudhën 2023–2024 .

Sipas auditit të KLSH, Shqipëria ka humbur në katër çështje arbitrazhi ndërkombëtar, me një efekt financiar total prej rreth 180 milionë eurosh. Nga kjo shumë, mbi 11.5 milionë euro përbëjnë vetëm kostot e tribunalit dhe shpenzimet e përfaqësimit ligjor, detyrim për tu paguar.

“Në lidhje me çështjet e humbura nga RSH, në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, deri në dhjetor 2024, rezultojnë 4 çështje, ku efektet financiare të marra progresive, pra në një periudhë kohe prej 10 vitesh, (2014-2024) janë në total 180,125,882 euro, nga të cilat kosto të tribunalit dhe përfaqësimit janë 11,580,103.86 euro, detyrim për t’u paguar nga qeveria shqiptare sipas vendimit të Tribunalit” evidentohet në raportin e KLSH

Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh: faturë që

Pjesën e luanit e faturës totale të pashlyer të Arbitrazhit vijon të jetë për çështjen “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Françesko Beketi.  Detyrimi është në vlerën 108 mln euro  ose sa 57% e detyrimit total që shtetit shqiptar ka në çështjet e arbitrazhit.

E dyta është çështja e kompanisë greke “Copri Actors”  lidhur me ndërtimin e autostradës Tiranë–Elbasan ka një detyrim mbi 39.4 milion  euro
Çështja e tretë me vlerë të lartë faturë shlyerje është cështja e humbur ndaj kompaninsë “Construzioni Dondi” me një detyrim mbi 21 milion euro.

E katërta është çështjen e humbur me kompaninë “GBC Oil LTD” me një faturë mbi 11 milion euro.

GBC OIL

Raporti ndalet dhe tek vendimi i humbur me kompaninë “GBC Oil LTD” të cilit shteti duhet ti paguajë 12 milonë euro dhe jo vetëm. Ky detyrim i njohur dhe nga Gjyjkata e Apelit në 2021 dhe më e keqja është se prej datës së njohjes deri në periudhën e auditimit (prill 2025) nuk është marrë asnjë masë për njohjen e këtij detyrimi dhe planifikimin në buxhetin përkatës për shlyerjen e tij duke e vendosur shtetin shqiptar para një risku tjetër në dëm të buxhetit të shtetit, pasi interesat e vonesës i shtohen detyrimit financiar të shtetit, evidenton raporti. Sipas raportit janë dhe 292,760 USD dhe 14,451.68 Euro, me interes me normë 5%, e cila llogaritet nga data e Vendimit deri në kryerjen e plotë të pagesës.

Përsa i përket vendimeve të humbura nga RSH, vetëm një prej tyre është njohur nga Gjykata e Apelit, me vendimin nr. 49 datë 04.05.2021, konkretisht: Çështja ICC Case no. 22676/GR me palë paditëse G.C, iniciuar prej 2017. Pala e Paditur (MIE&AKBN, Alb) MIE dhe AKBN detyrohen t’i paguajnë paditësit vlerën 12,577,852.1 USD: si dëmshpërblim monetar për shkelje të detyrimeve të Licencës Marrëveshjes të Cakran, Gorishtit dhe Ballshit. -Paditësi duhet të paguajë 60 % të Kostove Administrative dhe të Paditurit duhet të paguajnë 40 % të këtyre kostove.

MIE dhe AKBN detyrohen t’i paguajnë paditësit 292,760 USD dhe 14,451.68 Euro, me interes me normë 5% e cila llogaritet nga data e Vendimit deri në kryerjen e plotë të pagesës. Prej datës së njohjes deri në periudhën e auditimit (prill 2025) nuk është marrë asnjë masë nga MIE&AKBN, për njohjen e këtij detyrimi dhe planifikimin në buxhetin përkatës për shlyerjen e tij duke e vendosur shtetin shqiptar para një risku tjetër në dëm të buxhetit të shtetit atë të interesave për 4 vite, të cilat të përllogaritura nga grupi i auditimit prej datës së vendimit 06.07.2020 deri në 31.12.2024, vlera e pritshme e interesave është: 65,871 $ dhe 2,890.4 euro, ose e shprehur në një monedhë të vetme 60,776.15 euro, vlerë që përbën efekt negativ në buxhetin e shtetit, pasi MIE rezulton të mos ketë njohur ende këtë detyrim në pasqyrat financiare të institucionit e si rrjedhojë nuk janë marrë masa për likuidimin e çështjeve të sipër përmendura, veprime në kundërshtim me UMF nr. 8 datë 09.03.2018 i ndryshuar me UMF nr. 5, datë 21.2.2022.

Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh: faturë që

Paradoksi tjetër është fakti që edhe në ato vendime që Republika e Shqipërisë ka fituar në arbitrazh nuk është bërë rimbursimi i vlerave përkatëse në buxhetin e shtetit.

Si pasojë, shteti ka humbur të ardhura në vlerën mbi 10 milionë euro dhe 325 mijë dollarë amerikanë, të cilat përfaqësojnë penalitete dhe dëmshpërblime të vendosura në favor të Shqipërisë.  Ekzekutimi i vendimeve të arbitrazhit të njohura nga gjykatat është detyrim ligjor dhe moral ndaj interesit publik.

Për vendime të arbitrazhit të fituara nga RSH, ku nga 7 vendime, 4 vendime janë të fituara gjatë vitit 2024. Sipas këtyre vendimeve, RSH duhet të rimbursohet për kosto të tribunalit dhe shpenzime të përfaqësimit në vlerën 10,473,572 euro7 si dhe 6,821,710 euro dëmshpërblim, pra në total 17,295,282 euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit, të ndarë këto ndërmjet institucioneve të ndryshme, përfshirë MF, MIE, APD, A, MBZHR dhe AKUK. - Nga këto 7 vendime, janë njohur nga Gjykata e Apelit Tiranë, vetëm 2 vendime: a. Çështja ICC Case No. 20564/EMT/GR, (iniciuar nga viti 2014), me Vendimin nr. 131 datë 03.05.2023 të Gjykatës së Apelit Tiranë (kërkues Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë), b. Vendimi i dytë i njohur nga Gjykata e apelit i përket çështjes ICSID ARB/14/26, (iniciuar nga viti 2014) “A. A.” sh.p.k., A. N. shoqëria “C.” s.r.l, me nr. 969, datë 25.11.2024. Mos rimbursimi i të cilëve në favor të RSH-së, konsiderohen të ardhura të munguara në buxhetin e 7 Monedhat e huaja janë konvertuar me kursin zyrtar të BSH, të datës 24.04.2025. 11 shtetit në vlerën totale 10,375,826 euro. Ekzekutimi i vendimeve të arbitrazhit të njohura nga gjykatat është detyrim ligjor dhe moral ndaj interesit publik.

Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh: faturë që

 Sipas KLSH-së, mbajtja e të dhënave në regjistra fizikë dhe tabela Excel rrit riskun e humbjes së informacionit, ul transparencën dhe vështirëson monitorimin e detyrimeve financiare.

Raporti evidenton se janë dhe 6 vendime të GJEDNJ-se të mbartura në vite, që ende nuk jane ekzekuar dhe që do të sjellë edhe një efekt negativ të shtuar në buxhetin e shtetit lidhur me kamatëvonesat që do të aplikohen mbi këto vlera

- Për mos ekzekutimin e vlerës së dëmshpërblimit prej 17,968,650 euro, nga Ministria e Financës dhe Këshilli i Ministrave për 6 vendimeve të GJEDNJ-së, të mbartura në vite, që do të sjellë edhe një efekt negativ të shtuar në buxhetin e shtetit lidhur me kamatëvonesat që do të aplikohen mbi këto vlera.

Ministria e Financave në deklarimet e saj si në raportet vjetore 2023&2024, ashtu edhe në evidencat e borxhit, nuk paraqet dhe nuk ka llogaritur vlerën e interesave mbi shumat e përcaktuara në vendimet e GJEDNJ-së apo të arbitrazhit ndërkombëtar kundër Shqipërisë edhe pse janë në tejkalim të afateve të përcaktuara, duke mos pasqyruar vlerën reale të borxhit total të Republikës së Shqipërisë si dhe mos planifikim të saktë të PBA-ve për likuidimin e tyre në kohë.

 

Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh: faturë që

Auditimi evidenton edhe mangësi strukturore në Avokaturën e Shtetit, përfshirë mungesën e një sistemi të integruar digjital për administrimin e çështjeve të arbitrazhit dhe Strasburgut.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan