POLITIKE

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Qershor 2026, 21:39
Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti

Ndërsa NATO po hyn në fazën përfundimtare të përgatitjeve për samitin e 7-8 korrikut në Ankara, atmosfera mes liderëve europianë dhe Donald Trump mbetet e tensionuar. Lufta kundër Iranit ka nxjerrë në sipërfaqe përplasjet mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane, pasi shumica e vendeve anëtare refuzuan t’i bashkoheshin operacionit ushtarak amerikan. Trump nuk e ka fshehur zemërimin e tij. “Ne nuk kemi nevojë për paratë e tyre. Dua vetëm besnikëri”, deklaroi ai këtë javë në Shtëpinë e Bardhë, duke akuzuar aleatët se e kishin lënë SHBA-në vetëm.

Pikërisht për të zbutur këto tensione, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, udhëtoi në Uashington ku zhvilloi një takim me Trump. Në një përpjekje të kujdesshme për të shmangur një krizë të re transatlantike, Rutte theksoi se “në përgjithësi aleatët evropianë kanë qenë në krahun e SHBA-së”, ndërsa i paraqiti presidentit amerikan shifrat e rritjes rekord të shpenzimeve ushtarake në Evropë.

Por ndërsa samiti i Ankarasë afrohet, një raportim i Euronews ngre pikëpyetje serioze mbi atë që u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të dekadave të fundit për Shqipërine: organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Sipas Euronews, “deklarata përfundimtare që pritet të miratohet në fund të samitit të korrikut nuk përmban ende një angazhim për zhvillimin e një samiti tjetër në vitin 2027”.

Media europiane citon burime sipas të cilave zyrtarë të NATO-s, përfshirë edhe vetë Mark Rutte-n, po rishqyrtojnë të ardhmen e samiteve vjetore të aleancës, në përpjekje për të shmangur përplasjet publike me administratën gjithnjë e më agresive të Trump.

Në këtë kontekst, Shqipëria mund të jetë një nga viktimat e para të klimës së re politike brenda NATO-s. Euronews raporton se vendi ynë, i cili është planifikuar të presë samitin e vitit 2027, rrezikon të humbasë organizimin nëse nuk demonstron progres të qartë në arritjen e objektivit të aleancës për shpenzimet e mbrojtjes.

“Shqipëria është planifikuar të presë samitin e NATO-s në vitin 2027, por burimet thonë se ky organizim mund të zhvendoset nëse vendi nuk tregon përparim në tejkalimin e pragut prej 2 për qind të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes”, shkruan Euronews.

Sinjali është domethënës. Për herë të parë, organizimi i një samiti të NATO-s konsiderohet si një test politik dhe financiar për vendin pritës. Në kushtet kur Trump po kërkon me ngulm që aleatët të paguajnë më shumë për mbrojtjen dhe po kërcënon hapur vendet që, sipas tij, nuk mbajnë barrën e tyre, drejtuesit e NATO-s duket se nuk duan t’i ofrojnë presidentit amerikan një tjetër arsye për konflikt publik gjatë një samiti të nivelit të lartë.

Edhe pse Euronews përmend Shqipërinë, ajo nuk është e vetmja që ka mbetur pas objektivave të aleancës. Citohet gjithashtu Spanja, Italia dhe Çekia si vende që konsiderohen të vonuar në rritjen e buxheteve ushtarake, ndërsa Belgjika vetëm së fundmi ka arritur pragun minimal prej 2 për qind të PBB-së.

Për Tiranën, organizimi i samitit të NATO-s do të ishte ngjarja më e rëndësishme diplomatike e zhvilluar ndonjëherë në vend. Rreth një vit më parë, kryeministri Rama e quajti historik vendimin për të sjellë liderët e NATO-s në Shqipëri.

“Ne duhet të përmbushin siç duhet të gjitha pritshmëritë që janë nga ana e Shqipërisë, dhe t’i tejkalojmë ato duke e shfrytëzuar ketë moment që Shqipëria mund të shkëlqejë botërisht”, shprehej Rama.

Por raportimi i Euronews tregon se asgjë nuk konsiderohet më e garantuar. Dhe nëse objektivat e mbrojtjes mbeten të papërmbushura, samiti që duhej të sillte liderët e aleancës në Shqipëri mund të përfundojë në një kryeqytet tjetër si shuplaka e radhës që Ramës i vjen nga perëndimi.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan