belinda balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka prezantuar ditën e sotme në aktivitetin "Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030", projektet e reja rrugore të projektuara për t’u ndërtuar në 4 vjeçarin e ardhshëm.
Balluku tha se do të nisin dizenjimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme dhe që sipas saj rrisin kapacitetet ekonomike. Të parën ministrja ka përmendur rrugën që lidh Dhërmiun me Sarandën.
"Çfarë do të bëjmë 4 vjeçarin e ardhshëm. U adresuan emergjencat, u zgjidhën korridoret e mëdha, që do të lidhin transportin hekurudhor me atë detar. Ka ardhur koha për një zhvillim tjetër, që hyn brenda rajoneve, por jo thjesht me rrugët që jemi mësuar deri sot. Nisim dizenjimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme që rrisin kapacitetet ekonomike.
E para është rruga e bregut, që lidh Dhërmiun me Sarandën, një gjurmë totalisht e re, lë të paprekur rrugën ekzistuese. Kjo do të jetë një vepër sfiduese duke patur parasysh relievin ku do operojmë. Sot të gjitha rrugët, projektet ndërtohen pas një gare ndërkombëtare sa i përket projektimit dhe studimit, e kemi një studim për vargmalin e Llogarasë, do donim kështu të jetë e gjithë rruga, do të ketë disa vepra, siç janë urat lidhëse. Përfitimet indirekte janë të larta, sa i përket punësimit, turizmit apo nuklave ekonomike.
Unaza e Çajupit, është një tjetër rrugë panoramike që lidh në mënyrën më poetike një pjesë të Zagorisë, me Gjirokastrën, Libohovën e Çajupin. E gjithë kjo unazë do krijonte një zhvillim të ri ekonomik në zonë, duke krijuar një lidhje të qenësishme për pushime që mund të nisin në Zagori dhe përfundojnë në Jon.
E kemi quajtuar rruga e Vjosës, pasi kjo rrugë nis në Korcë, duke vijuar me segmetin Korcë-Ersekë e më pas shkon në Përmet e Tepelenë, duke krijuar një kohezion rajonal me disa qytete. E kemi studiuar këtë rrugë, në bashkëpunim me bashkitë, kemi identifikuar se dalja e pjesës lindore edhe në Jon krijon një atraksion edhe më të madh.
Një nga pjesët interesante që kemi studiuar dhe kemi punuar bashkë me bashkitë Skrapar, Berat dhe Gramsh është edhe një ndërlidhje mes këtyre tre bashkive, për të krijuar një nukël tjetër ekonomike, që duke u lidhur në Elbasan, krijon një lidhje ekonomike dhe aksese te plota në zona të paprekura deri më sot. Rruga e liqeneve, është rruga që kalon pranë Shkopetit dhe Ulëzës, krijojmë mundësinë e një infrastrukture të mirëfilltë rrugore, të kategorisë C. Më pas kalojmë në rrugën e maleve.", tha ajo.
belinda balluku
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
15 Prill18:35
"Infrastruktura, kolona bazë e turizmit", Balluku: Janë 1000 km rrugë të ndërtuara apo të rehabilituara dhe 40 kantiere të hapura në gjithë vendin
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, ka mbajtur fjal&eu...
n.f
POLITIKE
15 Prill17:56
“Votimi nga jashtë ka nisur”, Celibashi: Zgjedhësi i parë nga qarku i Dibrës ka marrë fletën e votimit nga KQZ në Gjermani!
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeev, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se votimi jasht&...
M.B.
POLITIKE
15 Prill15:01
Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm/ Gonzato: Të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në
TIRANA- Ambasadori i BE-së në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në në platformën "X" për hapjen e gr...
POLITIKE
15 Prill14:21
"Me Inteligjencën Artificiale do jetë mrekulli"/ Rama: Do vijë koha kur do zëvendësojë parlamentin
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në një takim me një prej kompanive në vend që operojnë në ...
m.l
POLITIKE
15 Prill14:17
"Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit"/ Berisha: Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot pas takimit nga afër me bisneset e vogla, se ato ishin në një ...
E.D
POLITIKE
15 Prill13:38
"Në 11 maj kjo merr fund..."/ Vokshi: Çdo para do u kthehet qytetarëve! Kemi përgatitur kallëzime të reja për Nushin, Ramën dhe Beqajn
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, dha një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës në Gjykatë...