Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

SARANDË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Sarandë u shpreh se qyteti bregdet, është mbushur plot me beton. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës bëri thirrje banorëve të Sarandës dhe jo vetëm, që programin e ‘Shqipërisë Madhështore’, ta shikojnë si një program për shqiptarët dhe jo si një projekt politik.
"Miq, kjo është Saranda sot. Po ta shohësh Sarandën, ka qindra e mijëra, në mos miliona tonelata beton në të katërta anët që e rrënojnë këtë vend, këtë bukuri natyrore të pashembullt. Atëherë, pse ne guxojmë të flasim për Sarandën madhështore? Se ne dalim para jush me një projekt të këtillë me bindjen më të thellë se, ne mund ta transformojmë, jo vetëm ta transformojmë me shpejtësi të madhe këtë gjendje. I gjithë programi ynë, ku bazohet? Në dy parime. Paratë shqiptarëve, paratë qyettarëve.
E dyta, një mundësi e re për çdo shqiptar. Ndaj dhe, ftoj qytetarët e mençur të Sarandës dhe të mbarë Shqipërisë, të mos e gjykojnë si një projekt partiak. Të mos e gjykojnë si një projekt politik, por ta shohin konkretisht si një projekt për çdo shqiptar. Po, ne kemi premtuar. Ne nuk mund të pranojmë këtë poshtërim që iu bëhet pensionistëve tanë, jo. Këtë çnjerëzi ndaj tyre. Pati 8 miliardë euro në janar të këtij viti Edi Rama, në tavolinë. 8 miliardë euro. Dhe pati pashpirtësinë për 760 mijë pensionistë, gjithësej 16 milionë euro. A kishte gjë më të turpshme?
Kishim çuar ligjin në parlament të vendosim minimumin jetik 200 euro. Kjo tha, të çon në humnerë. Po në çfarë humnere të çon kjo? Në çfraë humnere ra Mali i Zi, që gjatë kohës që ti rrite pensionet nga 143 mijë ne 173 mijë, i rriti nga 138 mijë në 450 mijë, cila është humnera? Ku ka humnerë këtu? Çfarë humnere pësuam ne, nga viti 2005 gjer në vitin 2013, që dyfishuam rrogat e mësueve? Që dyfishuam pensionet e ulëta? Që dyfishuam rrogat e mjekëve dhe të infermierëve? Cila ishte humnera? Çfarë humnere pësoi Kosova që i rriti 3 muaj më parë pensionet 20%? Mori 100 milionë euro nga buxheti, ky 16, ai 100. Ai ka gjysmën e pensionistëve, gjysmën e buxhetit. 100 milionë euro i vendosi për pensionistët.
Pra, është koha që çdo shqiptar ta mbështesë këtë projekt. Dhe absolutisht, ky projekt do t’u çlirojë ju nga tirania e mjerimit. Tirania e mjerimit është tirania më e egër, pas asaj të luftës së klasave. Saranda, Shqipëria, një vend me pasuri përrallore nuk ka asnjë shkak, asnjë arsye, përveç vjedhjeve që i bëhen qytetarëve të perjetojnë një mjerim të tillë. Miqtë e mi, rrogat minimale këtu janë dy herë më të ulëta se në Rumani. Në një kohë që, Rumania në vitin 2013 e kishte rrogën 830 lei, 165 euro. Ne e kishim 220. Sot, e ka 3300 lei. E ka dy-tre fishin e rrogës sonë. Po, pse? Mendo që, ai rrugëulët, vërtet bën një punë jo shumë të lartë, po ka fëmijë për të ushqyer dhe ai nuk mund të marrë një rrogë.
Ndaj dhe unë garantoj të gjithë shqiptarët se, në Republikën e Shqipërisë pas 100 ditëve të para nuk do ketë rrogë nën 500 euro. Nuk ka madhështi, duke përçmuar, duke injoruar njerëzit tuaj në nevojë. Aty fillon madhështia, nga qendrimi që mban ndaj tyre. Ndaj dhe ne, përveç këtye që thashë, këtyre shtresave, pensionistëve, rrogëultëve, do t’u japim kartën e konsumatorit. E kemi patur ne shqiptarët. Pavarësisht ne që numërojmë virtytet vetes, por virttin më të mirë kemi patur bamirësinë, një bamirësi fisnike që nuk e ka patur kush. Ndaj dhe ne, në respekt të këtij virtyti do bëjmë që këto shtresa t’i marrin 20% më lirë të gjitha mallrat për jetesën të tyre. Do t’u kthehet TVSH-ja në vit 450 euro. Është sa një rrogë minimale, është sa dy pensione.
Dhe këtu, përveç kësaj, pensionistët kanë disa herë më shumë nevojë për ilaçe se sa të tjerët. Dhe këta, i kanë hequr një e nga një ilaçet nga lista e rimbursimeve. Çfarë kemi vendosur ne? Ne, do të kopjojmë një për një listën e republikës italiane. Dhe ju garantoj ju që, ajo listë do të jetë falas për ju, njëlloj si në Itali. Ne nuk mund të arrijmë shpejt as Italinë, as Greqinë, por ne në shëndet dhe në sëmundje, do bëjmë gjithçka, nuk do kursejmë," tha Berisha.
SARANDË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar me turin e tij elektoral ku këtë pasdite ka mbajtur një takim me qytetarët e Sar...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë në Elbasan falënderoi vajzat dhe gratë për mbështetjen e dhënë. Gjatë f...
ELBASAN- Kreyministri Edi Rama ka zhvilluar një takimet edhe me gratë dhe vajzat nga Elbasani. Rama para se të niste fjalim e tij i kë...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me vajzat dhe gratë në Elbasan. Rama ka shkëmbyer batuta edhe me...
SARANDA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Sarandë. Berisha tha se t&eum...
SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të PD-ASHM në Sarandë, akuzoi ashp&...
GRAMSH- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gramshi theksoi sërish se në 11 maji nuk është thjeshtë një ditë z...
BELSH- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Belsh. Rama u shpreh se arsye pse Shqipëria duhet t&eu...
GRAMSH- Kryeministri Edi Rama mbasditen e sotme ka ndaluar në Gramsh, duke zhvilluar një takim në kuadër të fushatës elektorale....
TIRANA- Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim ditën e sotme sa i takon një sistemi të ri për taki...