
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu keqardhje për situatën e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy përballë drejtësisë, por theksoi se nuk shqetësohet për fatin e tij, pasi në Francë vazhdon të mbizotërojë zbatimi i ligjit dhe parimi i prezumimit të pafajësisë, në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Meta kujtoi gjithashtu rastin historik të Avni Rustemit, i cili u lirua nga drejtësia franceze 105 vite më parë, duke e vlerësuar vendimin si një zgjidhje të pashmangshme politike në mbrojtje të shtetit shqiptar.
Në vijim, Meta kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë në Shqipëri, të cilin e cilësoi “narkodrejtësi”.
Ai akuzoi institucionet për abuzime dhe manipulime, ndërsa sulmoi edhe SPAK-un për, sipas tij, dështimin në hetimin e aferave të mëdha financiare dhe rasteve të korrupsionit.
Reagimi
Mos mendoni se jam i hatërmbetur për mënyrën mafioze se si Narkoshteti më rrëmbeu si person nën hetim në prag të zgjedhjeve parlamentare. Përkundrazi, jam krenar, sepse jo vetëm rrëmbimi mafioz, por edhe hetimet e orkestruara prej gati gjashtë vitesh, provuan atë që kisha paralajmëruar si President i Republikës: kapjen e ‘drejtësisë së re’ dhe shndërrimin e saj nga Reformë me 140 vota, sipas Komisionit të Venecias, në Ramaformë me 69 vota dhe betime gjyqtarësh te noterja tek ‘Lana’,” shkruan Meta nga qelia.
Ai theksoi se Shqipëria është ende larg standardeve të drejtësisë europiane, duke krahasuar trajtimin e çështjes së Sarkozy-t me situatën aktuale në vend.
Për Presidentin Sarkozi kam një respekt të veçantë.
Në radhë të parë për mbështetjen e tij pa asnjë rezervë për Kosovën dhe pavarësinë e saj, por edhe për arritjet e tij të jashtëzakonshme si politikan i vetëbërë.
Po kështu kam patur kënaqësinë ta pres atë në Presidencë dhe të çmoja promovimin që ai i bënte Shqipërisë.
Jam i keqardhur për situatën e tij me drejtësinë, por jam i qetë për të se jam i bindur se në shtetin e tij mbizotëron ligji akoma sipas Konventës Europiane.
Të mos harrojmë se drejtësia franceze 105 vite më parë liroi Avni Rustemin edhe pse ai ligjërisht kishte kryer një vrasje, që tronditi jo vetëm Parisin.
Në fund fare gjykata e kuptoi se ajo nuk ishte një vrasje, por një zgjidhje politike e pashmangshme për të garantuar ekzistencën e një shteti, që kërcënohej jo vetëm nga orekset “gjeopolitike” të fqinjëve dhe aleatëve të tyre, por edhe nga keqpërdorimi i mercenarëve shqipfolës.
Pavarësisht nga akuzat e rënda ndaj Presidentit Sarkozi, mënyra e shoqërimit të tij ishte mbresëlënëse, jo sikur po shkonte në burg, por sikur po rikthehej në Pallatin Elize.
Nuk kaluan as 20 ditë dhe gjykata e liroi duke i vendosur si kusht të mos dilte nga Franca dhe të mos takohej me të pandehurit dhe dëshmitarët e përfshirë në akuzat kundër tij.
Sepse Franca është një shtet ku ende mbizotëron ligji, ku ekziston prezumimi i pafajësisë por edhe parimi i proporcionalitetit.
Duke shkruar këto radhë, mos kujtoni se jam i hatërmbetur për mënyrën mafioze se si Narkoshteti më rrëmbeu mua si person nën hetim në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Përkundrazi, jam krenar sepse jo vetëm mënyra mafioze e rrëmbimit, por edhe hetimet mafioze, që i paraprinë prej gati 6 vitesh atij akti banditesk, provuan atë që kisha denoncuar me kohë edhe si President i Republikës, kapjen e “drejtësisë së re” dhe shndërrimin e saj nga Reformë me 140 vota, sipas Komisionit të Venecias, në Ramaformë me 69 vota dhe betime gjykatësish te noterja te “Lana”.
Rama harxhohet shumë duke na nxjerrë lloj-lloj europianësh e sidomos “italianësh” për të na “mallëngjyer” me arritjet e “drejtësisë së re” edhe pse Vietnami njëpartiak na ka lënë targën.
Por shqiptarëve u mjaftojnë vetëm 2 italianë për të kuptuar Narkoshtetin dhe Ramaformën si zgjatim të tij.
Së pari, dëshminë e Gjeneral Lisit për miqësinë e tij me Don Agaçion, i cili ishte shefi i vërtetë i vetingut dhe “drejtësisë së re”, por edhe përgjegjësi i parë ligjor për të gjitha aferat e Qeverisë, nga inceneratorët, “tigrat” e Bangladeshit që solli Kimetja, PPP-të që janë të gjitha në hetim, por që gllabërojnë çdo vit qindra milion euro nga Buxheti i Shtetit.
Së dyti, dëshmitë e rënda por të vërteta të prokurorit antimafia, Z. Gratteri, i cili thotë se nuk është teprim ta cilësosh Shqipërinë si Narkoshtet.
Por edhe nëse nuk na e thotë Z. Gratteri apo eurodeputeti Gahler (se në Shqipëri grupet kriminale bllokuan rotacionin), ne shqiptarët i kemi sytë në ballë për të krahasuar kursin e lekut me dollarin dhe euron përpara 10 vitesh dhe sot kur falë Ramaformës, narkoeurot kanë shkatërruar industritë prodhuese dhe eksportuese.
Si mund të forcohet leku në një vend ku eksportet janë 8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose 7 herë më pak se Maqedonia e Veriut fqinje?
Sepse këtu Narkodrejtësia mban në sirtar 251 urdhër-arreste për kapot e krimit të organizuar, të cilët janë edhe investitorë “strategjikë” dhe që janë lënë të lirë sepse mbledhin vota për regjimin e Edi Ramës.
Sepse Narkodrejtësia këtu shpik “grupin” e Ilir Metës me anëtarë ish-vjehrrën, ish-gruan, kushërirat dhe kushërinjtë e tyre.
Sepse Narkodrejtësia merret me një çështje të stërgjykuar në Shqipëri, Arbitrazhin e Vjenës, si ajo CEZ-DIA, ku shteti çuditërisht rezulton të ketë dalë me fitim nga sekuestrimi në 2014 të rreth 5 milion eurove, shtetasit Kastriot Ismaili, nga 1.1 milion euro që është dëmi që ka pësuar shteti sipas vet vendimit të Gjykatës së Lartë.
Jo vetëm kaq, por ky qytetar bën edhe 8 vite burg vetëm për t’i marrë një dëshmi të rreme kundër Ilir Metës.
Ndërkohë dy “bashkëpunëtorët” e tij çekë, që sipas gjykatës tonë i kanë shkaktuar CEZ-it (kompani shtetërore, jo private) një dëm 3 herë më të madh nuk dënohen nga drejtësia e tyre europiane.
Ndërkohë për kallëzimin e bërë jo nga një delinkuent, por nga vet Kontrolli i Lartë i Shtetit për Ramën dhe Gjiknurin që i falën 479 milion euro CEZ-it, SPAK-u nuk pipëtin.
Ndërsa për “amerikanllëqet” e SPAK-ut me lobimet nuk ia vlen të zgjatem fare për aq kohë sa asnjë “Bilal” apo McGonigal nuk është në burgjet e SHBA për “hatrin” tim apo të Partisë së Lirisë (LSI).
Por procesi në themel do të provojë të gjitha manipulimet e SPAK-ut për të mos hetuar me transparencë, me qëllimin e vetëm për të akuzuar Ilir Metën, personin i cili nuk ka asnjë firmë apo autorizim, por as edhe dijeni për çdo veprim jashtë kontratës së LSI me GSIS, që është shumë e qartë.
Sidoqoftë është e rëndësishme që Gjykata e Parisit i dha fund 20 ditëve raskapitëse në burg të Presidentit Sarkozi.
Besoj ishte kohë e mjaftueshme për të lexuar me përqëndrim dy librat që mori me vete e sidomos Kontin e Monte Kristos, që është jo vetëm i gjatë por ku çdo fjalë e Aleksandër Dumas është e qëndisur me një fuqi të mbikohshme, ashtu si edhe karakteret që ka gdhendur, të cilëve mund t’u ndërrojmë vetëm emrat edhe sot pas 2 shekujsh.
Sidoqoftë rasti Sarkozi na shërbeu për të kuptuar se cila është drejtësia e vërtetë europiane, ajo ku gjykata është mbi të gjithë dhe jo prokuroria.
Ndaj atyre “europianëve” që ju thonë shqiptarëve se SPAK-u është drejtësia e kulluar dhe supreme u thoni se ne e dimë ku i merrte çantat me dollarë McGonigali, po ju ku i merrni zarfat me euro?
Sepse Ramaforma siç thoshte McGonigali ishte një mundësi e madhe për ata si ai dhe ata që sollën “tigrat” e Bangladeshit.
Por Ramaforma është një pamundësi e madhe për shqiptarët, viktimat e pafundme të 200 mijë dosjeve të stivuara prej 10 vitesh.
Shumica e tyre nuk kanë mundësi ekonomike as të vinë njëherë në Tiranë për të ndjekur një seancë gjyqësore dhe jo më të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut për të marrë drejtësi.
Për fat të mirë unë e kam këtë mundësi që të shkoj atje jo për të mbrojtur Ilir Metën por për t’u treguar të gjithëve se eksperimenti me një popull të tërë dështoi me sukses të plotë.
Meqënëse e nisëm me një rast nga Franca nuk duhet të harrojmë se Franca dekoroi Esatin dhe po Franca liroi edhe Avniun.
Për fat të mirë, Franca ka edhe Strasburgun ku ndëshkohen autokratët e kontinentit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
16 Nëntor09:54
Mbledhja qeveritare Shqipëri-Itali/ Rama: U materializuan 16 marrëveshje financimesh dhe punësh të përbashkëta
Kryeministri Rama foli sot në Podcastin e tij dhe për mbledhjen e parë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë duke vënë...
POLITIKE
15 Nëntor20:56
Kryediplomati gjerman nesër nis udhëtimin në Ballkan – çfarë mesazhi do t’u sjellë vendeve përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë
Kur ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, të dielën (16.11.2025) zbret në Sarajevë për fillimin e vizitë...
POLITIKE
15 Nëntor18:41
Balluku e pandehur nga SPAK për aferën 50 mln euro, Erion Braçe: Atribut i kryeministrit ta shkarkojë! Rama t’i mbajë duart larg nga drejtësia
Vendimi për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK në akuzën e shkeljes së bara...
POLITIKE
15 Nëntor18:36
“Piranjat” denoncuan tenderin 60 mln euro të portit të Vlorës, reagon Agron Shehaj: Kjo është çmenduri! Hektor Agalliu është magazinier
Pas denoncimit të emisionit investigativ “Piranjat” për tenderin 60 mln euro për portin e Vlorës, reagoi deputeti Agron Shehaj, ...
POLITIKE
15 Nëntor17:42
“Nuk flas me kryeministrin Edi Rama”, Erion Braçe zbulon motivin e përplasjes: Rezultoi që pata të drejtë
Deputeti i PS, Erion Braçe, u pyet në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Edi Rama, ku zbuloi se nuk flet me kryetarin e partisë. Shkak, ...
POLITIKE
15 Nëntor17:38
Berisha takim me deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e B...
POLITIKE
15 Nëntor17:32
“Ata nuk po bëjnë detyrën”/ Erion Braçe “thumbon” ministrat e qeverisë: Disa vegjetojnë, dikush duhet t’i zgjojë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka sqaruar qëndrimet e tij kritike ndaj disa ministrave të kabinetit, duke theksuar se reagime...
POLITIKE
15 Nëntor12:19
Berisha: Rama arrestoi liderët e opozitës për të marrë mandatin e katërt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi se Edi Rama burg...
POLITIKE
14 Nëntor22:34
Meçollari: Arsyeja e vërtetë pse Italia i dhuroi tre anije të vjetra Shqipërisë
Nga Artur Meçollari
Ja përse u dhuruan tre anijet e vjetra nga Italia?
Aktivizimi i qendrës së Gjadrit, anashkalim i vendimit të gj...
POLITIKE
14 Nëntor21:06
U takua me Luftar Hysin, Bushati: SPAK nuk ka guxim ta thërrasë Ramën
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në edicionin informativ Ora 19 në SYRI TV, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili n...