Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Shqipëria pret sot me padurim ndryshimin dhe projektin e Shqipërisë Madhështore. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se "Shqipëria" ka një sëmundje të quajtur "Edi Rama". Ai u shpreh se kryeministri prej dy muajsh, po flet me veten pasi është i tmerruar nga transparenca.
Kryedemokrati tha se edhe pas përpjekjeve të qeverisë për të asgjësuar opozitë, PD është sot më e fuqishme se kurrë. Ai shtoi gjithashtu se lufta e Ramës me PD-në është si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike ishte ajo që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut. Më tej tha gjithashtu se kjo parti është partia që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në NATO dhe nxori Shqipërinë.
"Sot Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Pret me padurimin projektin e madh, projektin më të bukur që ka njohur në histori, projektin e Shqipërisë Madhështore. Miqtë e mi, këto ditë, këtë muaj, në këtë fushatë, ndeshen dy botë, ndeshen dy filozofi, ndeshen dy projekte. Në njërën anë janë ata të cilët e grabitën dhe e plaçkitën Shqipërinë dhe shqiptarët sa asnjë pushtim tjetër në histori.
Miq, Shqipëria është e sëmurë. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë. Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë.
Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime. Por për 12 vite shqiptarëve nuk u tregon dot një gjë, një vepër, sepse kudo ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur. Lufta e tij me PD-në, trashëgiminë e saj, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia e pluralizmit politik. Ky flamur është flamuri i pluralizmit politikë. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut.
Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është parti që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO dhe nxori Shqipërinë nga terri dhe errësira. Është partia që çau malet dhe bashkoi kombin me Rrugën e Kombit. Është partia që dyfishoi rrogat dhe pensionet dhe e nxori Shqipërinë nga humnera e varfërisë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Kjo parti është partia që liberalizoi vizat e shqiptarëve, suksesin e tyre të jetës, i nxori nga izolimi evropian.
Kjo parti është partia e projekteve më të mëdha, më të mëdha në historinë e Shqipërisë, por edhe në rajon edhe më gjerë, si TAP dhe Kaskada e Devollit. Miqtë e mi, kjo parti ka paraqitur një program në të cilin jo më vetëm vepra të caktuara, por Shqipëria e tërë do jetë madhështore, madhështore, madhështore.
Edi Rama me propagandën etij përpiqet nga mëngjesi gjer në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Sali Berishës për vitet e tij. Tani do i them këtu para jush, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Vetingu që i bëri me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë veting, të cilin e nise si e nise, mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.", u shpreh Berisha.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën sot në hapjen zyrtare të fushatës elektor...
chris lacivita TIRANË- Chris LaCivita është ngjitur në podium dhe ka mbajtur fjalën e tij në hapjen zyrtare të fush...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë hapjes së fushatës elektorale se projektin e tyre do ta nisin me a...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë hapjes së fushatës elektorale se nuk është rikthyer as pë...
TIRANA- Fillimi i fjalimit gjatë hapjes zyrtare të fushatës zyrtare të Partisë Demokratike duket se ka nxjerrë nga konforti i "a...
pamje nga sheshi nene tereza TIRANË- Koalicioni "PD-ASHM" ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do t&eu...
arben ahmetaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj për sekuestrimi...
TIRANA- Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Kryeministri Edi Ra...
pamje nga sheshi nene tereza TIRANË- Sot koalicioni "PD-ASHM" hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare t&eum...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se ideja e mbylljes së Tik Tok në Shqipëri u mbështet 100% nga gratë dhe vajza...