Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" shkruan se raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar analizën e PL-së mbi modelin aktual të dështuar të ekonomisë së vendit. Ai shton se kjo provon qartë se 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë janë rruga më e drejtë për një model të ri ekonomik që na afron me standardet e Bashkimit Europian.
Meta tha se pavarësisht propagandës së “Rilindjes”, nga një këndvështrim strukturor, rritja afatmesme në periudhën 2014-2024 ka mbetur nën nivelin e para-krizës globale financiare në periudhën e vitit 2008. Ai shton se alarmante mbetet fakti që sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë të prodhimit të të mirave materiale vazhdojnë të kenë një kontribut negativ përkeqësues në rritjen ekonomike. Sipas tij rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese, të prodhimit të energjisë dhe të bujqësisë mbetet negative edhe në 3-mujorin e tretë të vitit 2024.
Meta thekson se modeli ekonomik i Partisë së Lirisë do të jetë liberalizimi i ekonomisë për të mos ta lënë zhvillimin e saj të monopolizuar në një numër të vogël kompanish kliente të Qeverisë në sektorët e ndërtimit, turizimit, energjiseë dhe e shfrytëzimit të burimeve natyrore.
Postimi i plotë i Metës:
Me modelin mediokër dhe klientelist të Edi Ramës konvergjenca me BE pas gjysëm shekulli. Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar analizën e Partisë së Lirisë mbi modelin aktual të dështuar të ekonomisë së vendit dhe po kështu provon qartë se 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë janë rruga më e drejtë për një model të ri ekonomik që na afron me standardet e Bashkimit Europian. Siç nënvizohet në raportin e FMN, ekonomia vijon të rritet e mbështetur nga kërkesa e brendshme, me një rritje të shërbimeve dhe veçanërisht turizmit, si dhe aktivitetit ndërtimor. Pavarësisht propagandës së “Rilindjes”, nga një këndvështrim strukturor, rritja afatmesme në periudhën 2014-2024 ka mbetur nën nivelin e para-krizës globale financiare në periudhën e vitit 2008, pra në nivele mediokre.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, Prodhimi i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,09% në terma realë, kundrejt 3-mujorit të tretë të vitit 2023. Alarmante mbetet fakti që sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë të prodhimit të të mirave materiale vazhdojnë të kenë një kontribut negativ përkeqësues në rritjen ekonomike. Rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese, të prodhimit të energjisë dhe të bujqësisë mbetet negative edhe në 3-mujorin e tretë të vitit 2024. Rritja ekonomike në bujqësi në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte minus 2,54%, në industri (përfshi energjinë) në minus 4,04% dhe industria përpunuese në rritje negative në minus 6,5%. Ndërsa rritje të konsiderueshme kanë sektori i ndërtimit në 5,3% dhe tregtia në 6,2%.
Modeli ekonomik i vendit qëllimisht vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve. Qeveria nuk ka asnjë strategji të rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse minerare, hidrokarbure, të bujqësisë, etj. Efektet e rënies ekonomike në sektorët realë të ekonomisë si bujqësia, industria përpunuese dhe energjia janë reflektuar në uljen e punësimit, si dhe uljen e ndjeshme dhe të vazhdueshme të eksporteve.
Rënia e volumit të prodhimit dhe të shitjeve në sektorin e të mirave materiale ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të punësimit në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me vitin 2023.
Në sektorin e industrisë ka një ulje të punësimit në minus 5%, në industrinë përpunuese në një ulje në minus 5,5%. Rënia e prodhimit në sektorët e bujqësisë, industrisë dhe energjisë është reflektuar gjithashtu në rënien e pandalshme të eksporteve. Pavarësisht kësaj rritjeje, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë qëndron vetëm në një të katërtën e nivelit të mesatares së BE në vitin 2023, si dhe më i ulët se vendet e rajonit. Modeli ekonomik duhet të ndryshojë urgjentisht. Reforma të thella për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave në BE janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga këneta e narkoekonomisë dhe pastrimit të parave ku e ka zhytyr vendin Qeveria 12-vjeçare e “Rilindjes”.
Sepse me një ritëm të rritjes ekonomike të vendit me 3.5% çdo vit konvergjenca me mesataren e BE-së do të zgjaste më shumë se gjysmë shekulli (mbi 50 vite). Shpopullimi i vendit imponon se nxitja e rritjes afatmesme të bëhet gjithnjë e më e varur nga përfitimet e produktivitetit dhe modeli i zhvillimit ekonomik. Por produktiviteti i punës së Shqipërisë në vitin 2023 ishte më pak se gjysma e mesatares së Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Për Partinë e Lirisë sfida është që me një model të ri ekonomik të arrijmë ngushtimin e përshpejtuar të diferencës së të ardhurave me vendet e rajonit dhe mesataren e vendeve europiane.
Modeli ekonomik i Partisë së Lirisë do të jetë liberalizimi i ekonomisë për të mos ta lënë zhvillimin e saj të monopolizuar në një numër të vogël kompanish kliente të Qeverisë në sektorët e ndërtimit, turizimit, energjiseë, shfrytëzimit të burimeve natyrore, etj. Kërkon mobilizimin e financimit për të përmirësuar shërbimet publike të kapitalit njerëzor si arsimi, inovacioni, shëndetësia, etj, uljen e taksave, heqjen e lehtësimeve të diferencuara për kompani të privilegjuara që shtrembërojnë tregjet dhe eleminojnë konkurrencën dhe uljen e barrierave për konkurrencën e ndershme ndërmjet biznesit, si dhe hapjen ndaj tregtisë ndërkombëtare.
Vetëm me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 8% në vit ne do të përshpetojmë ngushtimin e diferencës dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e këtij vendi.
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shpallur i pafajshëm në gjyqin për...
PARIS- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan në SHBA, Chris LaCivita, që do të jetë...
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe faktin se vëllai i Veliajt përmendet në dosje por ndaj ...
LaCivita TIRANË - Chris LaCivita udhëheqësi i fushatës zgjedhore të Donald Trump, i cili do të jetë edhe udhëheq&eu...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se SPAK dyshon se 4 biznesmenët që i la në “detyrim paraqitje” kanë financuar Aj...
LaCivita TIRANË - Njeriu i afërt i presidentit Donald Trump, Chris LaCivita ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratat e kryeministrit Rama i ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka ndalur akuzat ndaj Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. I f...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është i vonuar. I ftuar në em...
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK për lidhjet e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, me biznesm...