POLITIKE

Shkarkimi i Ballukut/ Plas hapur ‘lufta’ brenda PS në Fier

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 21:55
Shkarkimi i Ballukut/ Plas hapur ‘lufta’ brenda PS në Fier

Shkarkimi i Belinda Balluku nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres nga ana e kryeministrit Edi Rama ka ndezur një përplasje të fortë brenda strukturave të Partia Socialiste e Shqipërisë në Fier.

Burime nga grupi socialist në qark bëjnë të ditur për gazetarin e SYRI TV, Xhemil Beharaj, se prej ditësh ishte kurdisur një plan për lëvizje të forta në Këshillin Bashkiak Fier. Firmat ishin mbledhur dhe në mbledhjen e mesditës është ndërmarrë hapi për shkarkimin e kryetares së këshilltarëve socialist të Këshillit Bashkiak Fier Evis Sema. Por beteja duket se nuk mbaron këtu.

Hipokrizia e socialistëve që e votuan shkarkimin e saj shkoi deri aty sa pasi kishin firmosur kërkesën për shkarkim, pasi e votuan shkarkimin e saj i telefonuan dhe i thanë: Të kërkojmë ndjesë Visa, por na detyruan të firmosnim kërkesën për shkarkimin tuaj” Ja ku arrin hipokrizia socialiste në PS Fier. Kush ja futi kujt?!

Në prapaskenë flitet për një përballje të hapur mes “klanit të ri”, të lidhur me Ballukun si drejtuese politike e qarkut Fier, dhe “gardës së vjetër” socialiste në Fier. Pyetja që shtrohet tani është: a do të arrijë ky grupim të shkarkojë edhe kryetaren e Këshillit të Qarkut, Evis Semën?

Sema konsiderohet një emër me peshë në socialistët e Fierit, me kontribute të hershme në parti. Ajo vjen dhe përfaqëson klanin myzeqar,  arsimtare,  mësuese matematike, profil që, sipas mbështetësve të saj, e bën të kujdesshme në lëvizje dhe të saktë në kalkulime politike.

A do të sigurohen votat e socialistëve të Lushnjës dhe Mallakastrës për të kaluar një vendim të tillë në Këshillin e Qarkut Fier?

Lëvizjet e fundit kanë trazuar ujërat në selinë rozë të Fierit dhe ditët në vijim pritet të tregojnë nëse përplasja do të përfundojë me një shkarkim të bujshëm?!

Mos vallë Sema si matematiciene llogarit lëvizjet e “kundërshtarit politik brënda llojit” dhe bën dorëheqjen nga posti para se ata (grupi kundërshtar) të kryej shkarkimin e saj?!

Një gjë është e sigurt: beteja sapo ka nisur në PS, kryqytetin e socilistëve që siguruan 12 mandate deputetësh nga 16 që ka ky qark.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë