Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Akademia e Studimeve Albanologjike kundërshtoi ashpër si të paligjshëm një projektvendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, që synon të vendosë këtë institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje politike në kërkimin shkencor në vend. Akademia u alarmua nga rrjedhja në media e një projektpropozimi nga Ministria e Arsimit që parashikon transferimin e aseteve dhe detyrimeve të ASA-s nën Akademinë e Shkencave. Vendimi me titull: “Për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizmin e Njësive kryesore të saj”, nuk ka ende forcë ligjore.
“Në mbledhjen e parë të senatit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, procedura e filluar për shkrirjen e Akademisë u konsiderua e papranueshme,” deklaroi rektori, Prof. Luan Përzhita të shtunën, pas rrjedhjes së projektvendimit në media.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi, një politikan, i cili u zgjodh në këtë pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar ndërkohë ndryshime të mëtejshme ligjore për t’i mundësuar Gjinushit të ketë një mandat tjetër si kryetar, pasi ligji ekzistues, i miratuar nga vetë socialistët, parashikonte ndryshe.
Prania e kontrollit politik në Akademinë e Shkencave shkaktoi shqetësime jo vetëm për shkeljen e lirisë akademike nga ndërhyrja e qeverisë në administrimin e saj, por edhe të lirisë politike.
Qëndresa Qytetare, një grup aktivistësh në Tiranë, deklaroi:
“Mbyllja e ASA-s kërkon të nënshtrojë trupën më të lartë akademike që i kanë dhënë vendit kontribut të lartë në ruajtjen e historisë, arkeologjisë dhe gjuhës shqipë nën drejtimin e një trupe të përbërë nga akademikë të ardhur nga politika dhe sistemi komunist.”
Qëndresa paralajmëroi se nëse vendimi i propozuar nga ministrja Elvis Kushi bëhet realitet, kjo do të jetë “një ditë zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend.”
Mbështetje për senatin e ASA pati edhe nga Kosova. Antropologu Arsim Canolli nga Universiteti i Prishtinës e konsideroi vendimin “një arbitraritet politik pa kandar”.
Gjuhëtari Ardian Vehbiu shprehu mbështetjen e tij në Facebook.
“Solidaritet të plotë me miqtë dhe kolegët e ASA-s, që luftojnë për pavarësinë e institucionit të tyre dhe transparencë ligjore për statusin e këtij institucioni në raport me institucione të tjera. Tensionet e tanishme dhe fryma e pasigurisë dëmtojnë drejtpërdrejt rendimentin e punës kërkimore-shkencore dhe motivet e çdo punonjësi të ASA-s për t’i shërbyer dijes dhe publikut,” deklaroi ai.
Akademia e Studimeve Albanologjike është institucioni ku bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.
Skënder Gjinushi ka nisur karrierën politike në kohën e regjimit komunist si ministër i Arsimit. Pas rënies së komunizmit, ai themeloi Partinë Socialdemokrate, të cilën e drejtoi duke përjashtuar të gjithë kritikët e mundshëm deri disa vite më parë, kur ia kaloi Tom Doshit, një politikani që më vonë u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor.
Gjinushi u kritikua nëntorin e kaluar për qëndrimin e tij të prerë në mbështetje të standardit zyrtar të gjuhës të vendosur në kongresin e vitit 1972, duke pretenduar se ka një lidhje organike dhe të matshme shkencërisht mes standardit gjuhësor dhe shtetformimit.
Ai madje citoi edhe librin e një studiuesit maltez, Manuel Zrinzo Caruana, në mbështetje të argumentit të vet. Fjalimi i tij u përqesh nga shumë gjuhëtarë, të cilët vunë në dukje njëkohësisht kredencialet e tij si akademik dhe gjithashtu, origjinën e tij si shkencëtar komunist. Rezultoi se Manuel Zrinzo Caruana në fakt nuk ekziston dhe ai nuk ka shkruar një libër por se Gjinushi duhet të ketë kopjuar një blog sarkastik në blogun Peizazhet e Fjalës.
Në fakt gjuhëtarët kanë qëndrim jo kaq të prerë mbi çështjen e standardit dhe debatet shkencore mes tyre vazhdojnë. Kjo shpie në shqetësimin tjetër, atë të mungesës së lirisë akademike dhe politike për t’u marrë me probleme të tilla, në rast se ASA vendoset nën drejtimin e Gjinushit.
“Nëse Rektorët, Lektorët, dhe Studentët do të lejojnë mbylljen e Akademisë së Identitetit shqiptar me vendim arbitrar nga Ministrja Evis Kushi, kjo do të jetë një dite zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend,” vuri në dukje Qëndresa Qytetare./BIRN
Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës ka zbuluar të ardhmen e tij në Partinë Demokratike. I pyetu...
Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj sërish sot zërave që i kërkojnë opozitës të tregojnë filmimet e manipul...
HIMARË- Pas humbjes në Bashkinë Himarë, ka reaguar Jorgo Goro. Sipas tij, fitorja e Fredi Belerit me vetëm 19 vota diferencë, nu...
TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme projektligjin për rritjen e pagave. Presidenca në një nj...
Sekretari i përgjitshëm dhe kryetari i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi ka thirrur një mbledhje ditën e hënë dhe t&e...
Nga Gjirokastra, ku po zhvillon turin e radhës së falenderimeve për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama iu përgjig...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme skemën e bërë publike nga emisioni 'Piranjat' për manipulimin e zgjedhjeve...
Dy ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në verë do të hapet diskutimit për rishikimin e fashës së ene...
TIRANË- Rritja e pagave për deputetët e ministrave nuk është pritur mirë nga opinioni publik, por vetë zyrtarët e lart...
Më 1 qershor do të mbahet në Moldavi takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian. Në këtë takim do të marrë pjes...