
Debatet për Reformën e re Territoriale kanë përfshirë mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste lidhur me propozimin për shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin.
Gjatë fjalës së tij, Bozdo e cilësoi këtë nismë si një vendim të pastër politik të kryeministrit Edi Rama për të goditur demokracinë vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve, ashtu siç ndodhi sipas tij me reformën e vitit 2015.
“Sot në Komisionin e Ligjeve, duke shqyrtuar propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, në ‘emër’ të një Reforme Territoriale që u ndërpre në mënyrë brutale nga vendimi politik i Edi Ramës për të masakruar përsëri, njësoj si me Reformën Territoriale 2015, komunitete, shërbime dhe demokracinë vendore!” deklaroi Bozdo.
Më tej, Bozdo u ndal te procedura e ndjekur nga mazhoranca, duke denoncuar faktin se projektligji i paraqitur në Komisionin e Ligjeve është tërësisht fals dhe i pambështetur në studime teknike apo shifra zyrtare.
“I shpjegova Komisionit të Ligjeve që produkti apo propozimi ligjor që ai shqyrton sot, është fals. Ai nuk vjen nga të dhënat e Komisionit të Reformës Territoriale (KRT). Kjo sepse KRT-së i u ndërpre puna brutalisht në mes, sepse ai nuk arriti të bëjë as edhe 1/3 e punës së tij, se madje në këtë komision nuk pati as edhe një diskutim të vetëm profesional, me shifra dhe ide, për të ardhmen e pushtetit vendor në Shqipëri,” u shpreh deputeti opozitar.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Bozdo paralajmëroi pasojat e rënda që kjo lëvizje politike do të sjellë për vendin, duke theksuar se heqja e shërbimeve do të thellojë edhe më tej braktisjen e zonave rurale.
“Kjo reformë politike territoriale do ta dëmtojë edhe më shumë Shqipërinë se ajo e vitit 2015. Banorët do t’i braktisin edhe më shumë këto zona, se me sytë e mbyllur prej politikës së keqe, PS po e shkatërron Shqipërinë përsëri, për të pafundmen herë!” përfundoi Eno Bozdo.
Sot në Komisionin e Ligjeve, duke shqyrtuar propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, në “emër” të një Reforme Territoriale që u ndërpre në mënyrë brutale nga vendimi politik i Edi Ramës për të masakruar përsëri, njësoj si me Reformën Territoriale 2015, komunitete, shërbime dhe demokracinë vendore!
Si përfaqësues i Beratit, kërkova që Poliçani dhe Dimali të jenë përsëri bashki, sepse shkrirja e tyre dëmton pafund komunitetet, banorët dhe cilësinë e jetës në këtë qark!
Kërkova gjithashtu krijimin e Bashkisë Otllak dhe Bashkisë Shpirag, si mundësi për zhvillim ekonomik dhe social të banorëve të këtyre zonave!
Nga ana tjetër, i shpjegova Komisionit të Ligjeve që produkti apo propozimi ligjor që ai shqyrton sot, është fals. Ai nuk vjen nga të dhënat e Komisionit të.Reformës Territoriale. KRT.
Kjo sepse KRT iu ndërpre puna brutalisht në mes, sepse ai nuk arriti të bëjë as edhe 1/3 e punës së tij, se madje në këtë komision nuk pati as edhe diskutim të vetëm profesional, me shifra dhe ide, për të ardhmen e pushtetit vendor në Shqipëri.
Së fundmi, theksova faktin se kjo reformë politike territoriale do ta dëmtojë edhe më shumë Shqipërinë se ajo e vitit 2015, se banorët do ti braktisin edhe më shumë këto zona, se me sytë mbyllur prej politikës së keqe, PS po e shkatërron Shqipërinë përsëri, për të pafundmen herë!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Shtator11:36
U denoncua nga Piranjat/ PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu: Të sqarojë dyshimet për plagjiaturë
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, pas dyshi...
POLITIKE
23 Shtator11:05
“Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje
Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të forta politike për sigu...
POLITIKE
23 Shtator09:17
Masa ndaj shefes së SHISH, PD mbledh Kryesinë, Sekretariatin dhe grupin parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar.
Mbledhja zhvillohet nj&eum...
POLITIKE
23 Shtator07:42
116 ditë revoltë, qytetarët dalin sot sërish në shesh kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
Sot shënohet dita e 116-të e protestës ndërsa qytetarët do të mblidhen sërish në shesh për të kërkuar d...
POLITIKE
22 Shtator23:48
“Balluku kur do arrestohet?” - Gazetari Qyno: Këto janë dy klanet më të fuqishme në PS
Gazetari Elton Qyno ka debatuar mbrëmjen e sotme me juristët në emisionin “Top Story”, lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-zëvend&...
POLITIKE
22 Shtator22:50
“Te SPAK-u s’ka më njeri imunitet”, gazetari: Është dhënë visto nga ndërkombëtarët për Vlora Hysenin
Duke komentuar urdhër-arrestin e SPAK-ut për drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, tashmë të shkarkuar nga detyra, gazetari Poli Hoxha mendon se ...
POLITIKE
22 Shtator22:39
Arrestimi i Vlora Hysenit, vjen reagimi i parë nga PS: Nuk bëjmë avokatin e askujt
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e Vlo...
POLITIKE
22 Shtator22:08
Arrestimi i Vlora Hysenit/ Shkullaku: Shteti kontrollohet nga krimi i organizuar, nuk mund të bëhen më zgjedhje
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar ndalimin e drejtoreshës së SHISH...
POLITIKE
22 Shtator21:30
Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
Protestuesit vazhdojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.
Me thirrje të vazhdueshme antiqeveritare, ata kërkojnë dorë...
POLITIKE
22 Shtator21:18
Boçi: Zgjedhja e Vlora Hysenit ka qenë e qëllimshme dhe krejtësisht personale,e pavarur nga asnjë situatë në Shqipëri
Një skandal i përmasave tronditëse ka dalë në dritë lidhur me kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe p&e...