POLITIKE

'Shkrirja e bashkive sjell shpopullim', Mëlyshi: Qeveria po largon institucionet nga qytetarët

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Gusht 2026, 18:56
'Shkrirja e bashkive sjell shpopullim', Mëlyshi: Qeveria po

Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë Fushë-Arrëz ka bashkuar banorë dhe drejtues vendorë kundër reformës së re territoriale.

Në protestë, kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, kundërshtoi reduktimin e bashkive, duke deklaruar se problemi nuk është ndarja e hartës, por mungesa e kompetencave dhe financave për pushtetin lokal.

Mëlyshi tha se largimi i institucioneve nga qytetarët po i detyron banorët të udhëtojnë drejt qendrave të mëdha për shërbime bazë, ndërsa paralajmëroi se shkrirja e bashkive rrezikon të thellojë shpopullimin e zonave veriore.

Ai solli si shembull pasojat e reformës së vitit 2014-2015 në ish-komunat Fani, Kaçinari dhe Selita, duke kërkuar që debati të fokusohet te autonomia vendore, investimet dhe shërbimet pranë qytetarëve.

Fjala e tij:

Të nderuar qytetarë të Fushë-Arrëzit, të nderuar deputetë, të nderuar kolegë, kryetarë të bashkive të Fushë-Arrëzit dhe të Pukës.

E tha edhe vetë kryetari: nuk jemi mbledhur rastësisht dhe as për solemnitet këtu. Jemi mbledhur për të ngritur zërin për komunitetin e Fushë-Arrëzit, për qytetarët e Fushë-Arrëzit.

Askund nuk mund të ndodhë, aq më tepër në Bashkimin Evropian ku ne synojmë të aderojmë, që të shkrihen bashki, të largohen institucionet nga qytetarët, me justifikimin se po përafrohemi me kriteret e Bashkimit Evropian. Askund nuk ka ndodhur kjo. Italia ka mijëra komuna, Franca po ashtu. Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian kanë absolutisht një model krejt tjetër të pushtetit vendor.

Pushteti vendor dhe autonomia vendore nuk do të thotë të heqësh, të fshish bashki dhe të mendosh se po plotëson kritere apo kushte. Kritere dhe kushte për Bashkimin Evropian do të thotë të ofrosh shërbime për qytetarët aty ku jetojnë ata, aty ku kanë zgjedhur të jetojnë.

Diskutohet vetëm ndarja territoriale, fshirja e bashkive, shtimi i territoreve të një bashkie dhe heqja e një tjetre. Kjo është halli më i madh që ka Shqipëria sot.

Nëse duan të diskutojnë për autonominë vendore dhe për pushtetin lokal, duhet të merren me kompetencat që ka pushteti lokal. Duhet t'u jepen më shumë kompetenca kryetarëve të bashkive.

Kanë hequr gjykatat, prokuroritë, ndërmarrjet e ujësjellësit, agjencitë shtetërore të kadastrës; të gjitha i kanë përqendruar në qendrat e qarqeve. Qytetarët lëvizin nga Fushë-Arrëzi, shkojnë në Shkodër. Mirditorët lëvizin nga Mirdita, shkojnë në Lezhë për shërbime dhe dokumentacion.

Tani po diskutojnë shkrirjen e bashkive, që përsëri qytetarët të duhet të shkojnë ose në Pukë ose në vende të tjera. Absolutisht, ne nuk kemi asgjë me Pukën. Fushë-Arrëzi nuk ka asgjë me Pukën. Janë fqinjët tanë, janë miqtë tanë, janë bashkëqytetarë të kësaj republike. Ne duam të jemi me ta, por të ndarë në aspektin e pushtetit lokal dhe të autonomisë vendore.

Qytetarët e Fushë-Arrëzit meritojnë të kenë institucionet e tyre në Fushë-Arrëz, ashtu sikurse qytetarët e tjerë të Mirditës apo të Pukës, siç e thashë.

Dhe këtu nuk jemi të mbledhur politikisht. Këtë dua ta theksoj fort: nuk ka asnjë lidhje politike këtu. Fushë-Arrëzi dhe të gjithë qytetarët e Fushë-Arrëzit, të majtë apo të djathtë, duhet të jenë në shesh, duhet të jenë në protesta, duhet të jenë kudo për të ruajtur dinjitetin e Fushë-Arrëzit, për të ruajtur institucionet e Fushë-Arrëzit, sepse kjo është e drejta e tyre. Është pikërisht për të pasur institucionet dhe shërbimet pranë tyre.

Reforma territoriale e vitit 2014-2015, ju e dini shumë mirë se çfarë shpopullimi ka sjellë në komunat që Fushë-Arrëzi kishte përpara. Unë e them edhe për bashkinë që drejtoj: komunat si Fani, Kaçinari dhe Selita, që unë i drejtoj atje, janë shpopulluar mbi 60%.

Tani të shkojmë te shkrirja e pushtetit lokal, te shkrirja e Bashkisë Fushë-Arrëz, për ta çuar në Pukë. Zvogëlimi i bashkive në territor, nga 61 në 45, siç e kanë projektin ata, realisht do të thotë të mos duash qytetarët e tu.

Kompetencat për pushtetin vendor ua kemi kërkuar bashkë me dy kolegët e mi, bashkë me kryetarët e bashkive të majta, të cilët në fakt na kërkojnë ne, të djathtëve, të flasim më shumë, sepse çfarë përgjegjësish kemi ne drejtpërdrejt me qytetarët? Kemi një mijë përgjegjësi.

Por kur bëhet fjalë për kompetenca, elektriku nuk është në Fushë-Arrëz, nuk e di nëse është në Shkodër apo diku tjetër. Mirdita jep llogari në Burrel. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka shkuar në Lezhë për ne mirditorët; për ju nuk e di nëse është në Pukë apo në Shkodër.

Bëhet fjalë për arsimin, shëndetësinë, për çdo aspekt. Cilat janë kompetencat e bashkisë? Kur ti i heq të gjitha, qytetarët ankohen te ne: qoftë për ndërmarrjen elektrike, qoftë për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, qoftë për ujësjellësat, qoftë për shëndetësinë dhe arsimin. Të gjitha përplasen te ne. Ama kompetencat janë atje, te qeveria.

Këto duhet të ishin kompetencat që duhet të diskutoheshin sot: rritja e kompetencave dhe llogaridhënia që duhet të kishte kryetari i bashkisë përballë qytetarëve.

Pra, i hiqen çdo ditë kompetencat pushtetit vendor dhe, absolutisht, pasuritë që ka Fushë-Arrëzi dhe Mirdita, pasuri që në vlerë monetare mblidhen në arkën e shtetit, nuk kthehen në investime as në Fushë-Arrëz, as në Mirditë apo në zona të tjera.

Nuk është aspak normale që Bashkia Fushë-Arrëz, me gjithë këto sipërmarrje që ka, me gjithë këta njerëz që kanë punuar dhe kanë lënë jetën në Fushë-Arrëz, me taksat dhe detyrimet që paguajnë ndaj shtetit, të mos i kthejë këto në investime në Fushë-Arrëz, por të shkojnë në Sarandë, Vlorë, Gjirokastër.

Ky duhet të ishte diskutimi që duhet të bënim sot: për autonominë vendore, për financat lokale dhe jo të diskutojmë harta, fshirje bashkish dhe pushtetin lokal.

Në vend që të diskutojmë për financat, që të gjitha këto pasuri që ka Fushë-Arrëzi apo Mirdita të mund të sillnin të ardhura që qeveria i mbledh dhe t'i kthente sërish në investime në këto bashki, kjo nuk diskutohet. Kjo është kompetencë që e ka pushteti qendror.

Këto janë kompetencat dhe kjo është ajo që duhet të diskutohet në komisionin e reformës territoriale. Sot diskutojnë vetëm vijën në hartë: hiq këtë, jepja kësaj bashkie, shkrije këtë bashki.

Prandaj duhet, përtej partive politike dhe përtej çdo ndasie që mund të ketë komuniteti, qoftë Fushë-Arrëzi, qoftë Mirdita, të bashkohen për të ruajtur identitetin e tyre. Identiteti që kanë këta banorë nuk mund të bashkohet me krahina të tjera që kanë kultura, zakone dhe doke të ndryshme.

Prandaj bashkohuni me njëri-tjetrin, protestoni të gjithë, pa parti politike, për të qenë të bashkuar dhe për të mos lejuar që Bashkia Fushë-Arrëz të shkrihet si institucion vendor.

Ju garantoj se, me mesazhin dhe atë çfarë ndodhi me reformën e vitit 2014, do të ndodhë edhe me Bashkinë Fushë-Arrëz pas 4-5 vitesh: do të përgjysmohet. E gjithë popullsia e Fushë-Arrëzit do të orientohet drejt Shkodrës, Lezhës, Tiranës e me radhë.

Banorët që kanë lindur këtu duhet të jetojnë këtu, të kenë pushtetin lokal dhe të kenë të gjitha të drejtat e tyre.

Shumë faleminderit. Absolutisht, me forcën më të madhe, për ta mbajtur dhe për të rezistuar ndaj këtyre presioneve që ushtrohen për Bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...