Këlliçi: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...
Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...
Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se ...
Një fazë e sipërme e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX është përplasur me sipërfaqen e Hënës, d...
Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksami...
Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse t...
Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorë...
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre akuza të forta për një projektligj që, sipas tij, synon të krijojë një strukturë paralele me kompetenca të gjera në sektorin e shëndetësisë.
Sipas Këlliçit, kjo nismë do t'i hapte rrugë përqendrimit të proceseve kyçe të sistemit shëndetësor në një entitet të vetëm, ndërsa ai pretendon se pas projektit fshihen interesa të lidhura me Kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenin izraelit Sani Sanilevich. Këto janë pretendime të bëra nga Këlliçi në reagimin e tij publik.
Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!
Pas lajmit për krijimin e një shoqërie që do të ketë monopolin dhe do fusë në dorë shëndetësinë shqiptare, fshihen interesa okulte të Edi Ramës dhe miqve të tij.
Projektligji që është aktualisht draft, pritet të kalojë në shtator dhe i hap rrugën një biznesi të madh me ilaçet, pajisjet shëndetësore e çdo operacioni logjistik e strategjik në fushën e shëndetësisë, nga tenderimi, magazinimi e shpërndarja.
Praktikisht bëhet fjalë për krijimin e një Ministrie Shëndetësie paralele, por me pushtet absolut që sipas gjithë gjasave do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë, me firmë të vetë Ramës.
Ky sipërmarrës besohet se ka mbuluar dhe shpenzimet e udhëtimit të Edi Ramës në Izrael muaj më parë, ku pati fjalim dhe në parlament.
Mediat izraelite zbuluan se edhe më parë Edi Rama kishte qenë vizitor në fermën private të Sanilevich, në një udhëtim pothuaj sekret, por që u mor vesh nga autoritetet atje.
Për miqësinë dhe shërbimet ndaj Edi Ramës, ky biznesmen tanimë është shpërblyer. Ai është themelues dhe aksioner i Jet Bank, banka e parë dixhitale në vend, e liçensuar me shpejtësi rrufe e pa transparencë.
Po ky emër fshihet edhe pas një kompanie të regjistruar në Durana, parajsën fiskale të Edi Ramës në Shqipëri!
Por, Sanilevich dhe ortakë të tij në biznes, kanë interesa të gjera që po i vënë në jetë në Shqipëri. Përveç resorteve, fokusi tani është në shëndetësi. Dhe jo vetëm ngritja e një spitali privat, por marrja nën kontroll e gjithë sektorit, me shoqërinë që kërkon të ngrejë Edi Rama në shtator.
Edhe më herët, Kryeministri është shprehur se me ekspertizë izraelite Shqipëria do bëhet një qendër e madhe dhe e avancuar shëndetësore në rajon.
Por ai ka mbajtur të fshehta këto interesa biznesi dhe këtë projekt për krijimin e këtij monopoli absolut në fushën e medikamenteve, pajisjeve, tenderimeve e çdo operacioni që ka të bëjë me shërbimin shëndetësor.
Raportimet në media se Ministrja e Shëndetësisë Sala, ka refuzuar firmosjen e këtij projektligji, e për pasojë është drejt largimit, janë në dritën e këtyre zhvillimeve.
Në fakt do të ishte veprim i zgjuar nga ana e saj. Sepse ky është një skandal dhe më i madh se konçesionet e sterilizimit apo check-up, dhe fati i saj mund të jetë më i rëndë se i Ilir Beqes.
Ne do luftojmë çdo ditë për të bërë transparencë rreth kësaj afere.
Megjithatë, SPAK është në kohë për t’u zgjuar, e për të parandaluar një krim të rëndë financiar me jetën dhe shëndetin e qytetarëve që Edi Rama ka planifikuar ta zbatojë në shtator.
Zegjine Çaushi vijon të jetë një nga deputetet më të komentuara të mazhorancës, jo vetëm për deklaratat e sa...
Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse t...
Partia Demokratike ka kërkuar gjatë ditës së sotme nepërmjet sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Viola Kapidani n...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar me një postim ne faqen e tij ne facebook për shkeljen e ligjit nga Gjykata Kushtetues...
Shqipëria, një vend i vogël në hartën globale dhe me rëndësi të papërfillshme në gjeopolitikën ndë...
Edhe banorët e njësisë administrative Fierz në Bashkinë Fushë-Arrëz kanë dalë kundër propozimit për bas...
Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, me vlerë rreth 15 milionë ...
Këshilli Bashkiak i Klosit zhvilloi të enjten një mbledhje të jashtëzakonshme për të mbledhur mendime dhe ide në...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Sarandës për kthimin e pjesës ...