New York Times: Fitorja e AfD-së në Gjermani i dërgon një mesazh Evropës
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, ka folur në lidhje me ndërhyrjet e hapura të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë dhe kapjen e plotë të strukturave të posaçme të hetimit, si SPAK. Shkullaku u shpreh se Rama jo vetëm që ushtron presion të drejtpërdrejtë mbi këtë institucion, por tashmë e ka kërcënuar publikisht, duke e përdorur si instrument politik për të mbrojtur vetveten dhe njerëzit e tij më të afërt në qeveri.
Sipas gazetarit, mënyra se si SPAK po vepron në rastin e Belinda Ballukut është dëshmi e qartë se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një mjet selektiv, që shmang çdo hetim që mund të çojë te vetë Edi Rama. Ai theksoi se ndërkohë që për aferën e inceneratorëve janë ndëshkuar vetëm figura dytësore, si vartës apo bashkëpunëtorë të ish-ministrave, vetë skema dhe autorët kryesorë mbeten të paprekur.
Shkullaku tha se Rama ka shkuar deri aty sa ta kërcënojë SPAK-un me reforma të reja politike, duke treguar hapur se e kontrollon dhe e përdor për llogari të pushtetit të tij. Për Shkullakun, kjo është prova më e qartë se drejtësia e re ka dështuar të veprojë si e pavarur dhe se çdo hetim serioz për korrupsionin dhe krimin në nivelet më të larta ndalet pikërisht te një emër: Edi Rama.
Pjesë nga deklarata:
Rama e ka kërcënuar publikisht SPAK-un. Mblodhi grupin e PS-së dhe i kërcënoi me heqje rrogash, duke thënë se do të marrim aq mandate në zgjedhjet e tjera, sa me ato mandate do të bëjmë një reformë të re të SPAK-ut sipas kritereve të BE-së.
Ne jemi në pikën që të gjithë këtë strukturë, heronjtë e fëmijëve tanë, i shikojmë nëse do të arrijnë të nxjerrin dot këmbën jashtë rrethit që i ka vizatuar Rama. A e nxori? Sepse Bela ishte jashtë rrethit, ndërsa Veliaj ishte brenda.
Ndërkohë, po të shkojmë në gjenezë, cili ishte qëllimi për të cilin u ngrit SPAK-u? SPAK-u u ngrit dhe për këtë ka mbrojtje të veçantë – pikërisht për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe unë, si shumë qytetarë të tjerë, pavarësisht informacioneve që mund të kemi, prisnim nga SPAK-u të vepronte për megaskandalin e shekullit: aferën e inceneratorëve me vlerë 430 milionë euro, për të cilët Rama gënjeu publikisht në Komisionin Hetimor. Ai tha: “Është ndërmarrje ndërkombëtare, pse hidhni baltë?”.
Ne nga SPAK-u donim dy gjëra të thjeshta:
Kush e inicioi dhe cilat ishin procedurat që prodhuan inceneratorët? Si erdhëm deri këtu? Kush e bëri tenderin, si u zhvillua ai, kush gjeti kompaninë që i mori të tre inceneratorët njëkohësisht? Pse u bë pa garë dhe pa garë ndërkombëtare? Dhe e dyta – kush qëndron pas gjithë kësaj skeme?
Ne e dimë, por SPAK-u thotë: “Shiko, deri tani kemi kapur djalin e Lefter Kokës dhe gratë e Arben Ahmetajt.” Këta kanë marrë disa lekë, por… ore, inceneratori si u bë? Kush e përzgjodhi firmën fituese? Sepse Rama, që përzgjedh edhe arkitektin e shtëpisë së një biznesmeni, nuk ka shans të marrë leje po të mos ia caktojë vetë arkitektin e huaj Rama!
Ky, për një projekt 430 milionë euro, tha: “Janë dy, kush janë këta? Janë Klodi dhe një vajzë 25 vjeç. Le ta bëjnë këta.” Që këtu, SPAK-u ka dështuar.
Kryeinspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka theksuar rëndësinë e pa...
Gazetari dhe analisti, Andi Bushati ngre pikëpyetje të mëdha se cili është interesi i kryeminsitrit Edi Rama për të dorë...
Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Ballu...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për Aeroportin e Vlorës tha se formula është gabim pasi shteti nuk mund të ketë 100% ...
Deputeti i PS Erion Braçe gjatë fjalës në Kuvend theksoi se politika duhet të heqë dorë njëherë e mirë nga...
Gjatë intervistës telefonike ekskluzivisht për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ish zv/kryeministri në ekzil A...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e sotme kreut të SPAK Altin Dumani i cili pasditen e sotme në SPAK u shpreh “&e...
Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Kuvend për inceneratorin e Tiranës, nëse është marrë në pyetje kry...
Seanca plenare në Kuvend pas raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani, u shoqërua me debate të ashpra politike. Kryetari i Partis&eu...
Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se qytetarët shqiptarë po përballen me pasojat e një si...