Pse zemërimi social po përhapet në Evropë, shkaqet rrënjësore të trazirave
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kan...
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë...
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit....
Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra pers...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, akuzoi sot Edi Ramën po i përgjigjet protestave studentor me forcën e policisë, ndërsa paralajmëroi se vazhdimi i represionit mund të prodhojë hakmarrje dhe përplasje civile.
‘Ky njeri po reziston ndaj kryengritjes me forcën dhe dhunën e aparatit shtetëror, të cilin e ka bërë personal’, deklaroi Shkullaku, duke akuzuar kryeministrin se po përdor paratë e qytetarëve për të paguar policët që, sipas tij, ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve për të mbrojtur pushtetin e tij.
Shkullaku u ndal edhe te pamjet e dhunës ndaj protestuesve, përfshirë të miturit, duke paralajmëruar se pasojat nuk kufizohen vetëm te përplasja e drejtpërdrejtë mes policisë dhe qytetarëve. Sipas tij, dhuna ndaj fëmijëve dhe familjarëve mund të ushqejë ndjenjën e hakmarrjes dhe të krijojë kushte për konflikte të mëtejshme në shoqëri.
‘Pra, këta që i paguan Edi Rama, kjo pagesë nuk shërben për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike, po kjo do të shërbejë për të prodhuar vëllavrasje, për të prodhuar hakmarrje dhe për të prodhuar përplasje civile’, deklaroi ai.
Ai paralajmëroi se dhuna dhe represioni nuk mund ta zgjidhin krizën, por rrezikojnë ta thellojnë atë.
‘Janë goditur ditën e parë, ditën e dytë studentët. Pastaj menjëherë dhe një regjim si ai i Ramiz Alisë, gjëja e parë që mendon, pra, çdo pushtet, kur shikon që nuk ka të bëjë me një protestë, po ka të bëjë me një rebelim, që nuk ka të bëjë me një pakënaqësi, po ka të bëjë me një kryengritje të njerëzve, çdo pushtet zgjidhja e parë që bën dhe e bën sa më shpejt, sepse është me më pak kosto për vetë regjimin, po dhe për vendin, është të shkojë drejt zgjidhjes politike, siç qe takimi i Ramiz Alisë me studentët.
Në qoftë se ne, ose në qoftë se kemi pritur që Edi Rama ditën e dytë apo ditën e shtatë të kryengritjes do të ikte nga zyra, pra do reflektonte, do shkonte drejt një zgjidhjeje politike, cilado të ishte ajo në mendjen e tij, atëherë i bie që ne 10 vjet kemi folur dhe kemi ngrirë sallatë kot.
Ne kemi thënë që ky njeri nuk ikën. Pra, ky njeri nuk ikën me vota, e pamë. Ky njeri nuk ikën me protesta paqësore, qofshin dhe ato kur janë 100 mijë njerëz që mbushin sheshet. Ky njeri po reziston ndaj kryengritjes me forcën dhe dhunën e aparatit shtetëror, të cilin e ka bërë personal.
Pra, të gjithë ata që shikojnë në rrugë, nuk janë më policë të shtetit shqiptar, janë policë të Edi Ramës. I vetmi ndryshim është që, nëse banditët policët i paguajnë me tangjente apo ushtarët e tyre i paguajnë me paratë që përfitojnë nga krimi, Edi Rama i paguan me paratë tona. Pra, ai paguan me paratë e shqiptarëve policët që të rrahin shqiptarët, për të mbrojtur zyrën e tij.
Pra, unë mendoj që Edi Rama ka kaluar vijën e kuqe, kur mund të shtrohej pyetja që: ‘A do ikte Edi Rama?’. Nëse dhe deri para kësaj kryengritjeje ai e kishte një mundësi sado të vogël, e kemi diskutuar në këtë studio sa herë.
Pra, Bushati ka qenë i mendimit që nuk ikte, sepse nuk ka besim te asnjë negociatë. Megjithatë, unë them që, nëse ekzistonte dhe një mundësi teorike që ai mund të largohej duke ofruar një zgjidhje politike për vendin, pas këtyre ngjarjeve, kjo mundësi është zero.
Pra, alternativa është që Edi Rama ose ikën i tërhequr zvarrë nga qytetarët, ose qytetarët do të vriten, do të masakrohen dhe këtu do të kemi një pushtet si ai i Birmanisë apo ndonjë vend tjetër, nëse kjo do të lejohet edhe nga Evropa.
Pse e them këtë gjë? E them këtë gjë sepse shenjat deri tani janë shenja që nuk paralajmërojnë asnjë gjë të mirë. Paralajmërojnë, për mua, konflikt, dhunë dhe përplasje civile. Që mundet, pse jo, të shkojë dhe deri në gjakderdhje, nëse ky vazhdon që t'i stimulojë policët me para për të goditur qytetarët e tyre.
T'i quaj të mercenarë. I vetmi ndryshim është që mercenarët paguhen, kryejnë misionin për të cilin kanë marrë paratë dhe largohen në vendin e tyre. Problemi është që, pse them unë që mund të shkojë drejt një përplasjeje civile?
Këta policë dhe këta njerëz që po goditen, pra që kemi parë pamje makabre sot, njerëzit goditen, tërhiqen zvarrë, u thyhen gjymtyrët, u hidhet gaz në fytyrë, rrihen vajzat, rrihen fëmijët. Një 13-vjeçar, edhe atë video që e kishin masakruar, një tjetër e godisnin me shkopinj gome 5-6 policë.
Pra, nuk duhet të harrojmë një gjë. Thashë, mercenarët marrin lekët dhe ikin. Ata mund të jenë komshinj me njëri-tjetrin. Ai fëmija 13 vjeç, unë ju garantoj që e ka dhe një baba, një ose disa vëllezër. Dhe nuk është problem ta gjesh se kush është polici që e ka dhunuar në atë farë feje.
Imagjino një baba që sheh një kafshë, se s'mund t'i them polic, që kërcen dhe bie mbi këmbën e një fëmije për t'ia thyer atë. Ai do ta gjejë se kush është polici.
Pra, këta që i paguan Edi Rama, kjo pagesë nuk shërben për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike, po kjo do të shërbejë për të prodhuar vëllavrasje, për të prodhuar hakmarrje dhe për të prodhuar përplasje civile.
Në qoftë se ti i rreh dhe i masakron fëmijën dikujt, ti çfarë pret? Të të vijë poshtë dritares e të thotë: ‘Vëlla, faleminderit, herën tjetër nuk e bëj më’? Të harrojnë që kjo punë mbyllet me kaq.’, tha Armand Shkullaku gjatë bisedës në SYRI TV.
Për analistin Andi Bushati, një alternativë e tretë nuk do të ekzistojë për kryeministrin Edi Rama, pasi ose do të vdes&...
Kryetari i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova, i ka drejtuar një letër publike ambasadorit të SHBA-së n&eum...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Demokratët Europianë kanë reaguar sërish mbi dhunën barbare që po ushtron policia me urdhër të Edi Ramës mbi qindra...
Partia Demokratike ka denoncuar një shkelje të rëndë të të drejtave të protestuesve të arrestuar gjatë protestë...
Arrestimet me forcë dhe rrethimi ushtarak i rrugëve të kryeqytetit pak çaste më parë kanë nxitur një reagim të as...
Në një hap që ngjall hije të së kaluarës më të errët moniste të Shqipërisë, qeveria ka paralajmë...
Jehonat e revoltës mbarëkombëtare në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë, duke marrë mbështetjen e figurave më...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve p...
Në vend që të frenojë dhunën brutale të policisë ndaj të rinjve dhe të ofrojë zgjidhje për protestën...