Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Samiti i Diasporës, i thirrur për 3 ditë (13 - 14- 15 prill) shoqërohet me debate të forta, pasi ndryshe nga sa qeveria e promovon si një urë lidhëse me shqiptarët jashtë, mbetet thjeshtë një shfaqje propagande pa rezultate konkrete.
Florian Haçkaj, bashkë-president i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në një intervistë në SYRI TV, theksoi se Samiti i Diasporës po përdoret nga qeveria si një instrument propagandistik për të përmirësuar imazhin politik, pa sjellë asnjë rezultat konkret për shqiptarët jashtë vendit.
Sipas tij, pas fasadës së bashkëpunimit dhe thirrjeve për investime, fshihet një aktivitet i kushtueshëm për taksapaguesit, i cili nuk adreson problemet reale të diasporës dhe as garanton të drejtat e saj themelore.
Pjesë nga deklarata:
Në rrafshin personal, por edhe në rrafshin e lëvizjes, ne e shikojmë si një propagandë jashtë mase të shtrenjtë për taksapaguesit shqiptarë, që në fund nuk sjell asgjë, përveçse Rama del para publikut, sikur po bën diçka për diasporën. Dhe, në fakt, edhe motoja e kësaj diaspore, që thotë “Samiti për Shqipërinë e 2030-ës”, është pikërisht motoja e Partisë Socialiste.
Pra, nuk ka absolutisht asnjë lidhje. Patjetër që nuk ka domethënie; është budallallëk që, kur lexon atë poster që thotë “për Shqipërinë e 2030-ës ju ftoj sot”, e kupton qartësisht se kemi të bëjmë me diçka të tillë. Unë personalisht kam qenë në vitin 2017 në samitin e parë që u bë për diasporën. Ishte diçka e re dhe thamë: “Sa mirë, po krijojnë ura lidhëse”, por në fund doli që nuk kishte asnjë urë lidhëse, përveçse u përdorën disa njerëz, në shumicën e tyre në pozicione kukulla, të cilët u shfrytëzuan edhe gjatë votimeve të fundit të diasporës.
Kështu që ka shumë gjëra që nuk shkojnë dhe unë, kur u ftova në vitin 2019, për shkak të kostove të larta dhe faktit që nuk sillte asgjë konkrete, e refuzova publikisht. Më pas, edhe kur lindi Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në vitin 2020, ne e kemi refuzuar publikisht ftesën.
Po pse ndodh kështu? Pyetja, në fakt, duhet t’i drejtohet çdo njeriu që merr pjesë aty, sepse njerëzit nganjëherë, sikur luan kombëtarja, i verbohen sytë nga flamuri kombëtar, nga logot dhe gjëra të tilla, dhe thonë: “Po shkojmë aty për të mirën e Shqipërisë.” Por nuk mund të shkosh në një tryezë që e thërret një njeri i korruptuar, kur kemi rastet e zonjës Balluku dhe shumë raste të tjera korrupsioni që kjo qeveri po i mbron, dhe të marrësh pjesë vetëm sepse thuhet se po bëhet diçka për Shqipërinë, ndërkohë që kjo është diçka që e kemi parë në vitet e kaluara dhe nuk ka sjellë asgjë konkrete.
Unë po jap një shembull: në samitin e tretë ishte tejkaluar nga parlamenti ai afat i vendimit që kishte vendosur Gjykata Kushtetuese, dhe ata, pa u shqetësuar fare, vazhdonin, organizonin samitin dhe njerëzit që merrnin pjesë as nuk mendonin të kërkonin të drejtën e tyre kryesore.
Patjetër, dhe ne këtë e bëmë si kërkesë atëherë. Po ju jap edhe një rast konkret: dikush më shkruante se vijnë shqiptarë nga kudo. Në fakt, treçereku i atyre që vijnë janë vërtet të përmalluar; ka njerëz që vijnë nga çdo cep i botës me paratë e tyre. Ndërkohë, ka edhe njerëz të cilëve u paguhen këto kosto dhe asnjëherë nuk ka pasur transparencë. Dhe treçereku i këtyre njerëzve nuk kanë as pasaportën shqiptare.
Ndërkohë, para dy ditësh ishte rasti i ish-kryebashkiakut të New York-ut, të cilit, pa asnjë bazë ligjore, i jepet pasaporta shqiptare, me hije të mëdha dyshimi, ndërsa atyre që e meritojnë vërtet, që kanë lidhje gjaku me Shqipërinë, u mohohet kjo e drejtë.
Diaspora është ftuar vazhdimisht të investojë në Shqipëri. Qeveria thotë se apartamentet që blihen i blen diaspora, ndërkohë që ka dyshime të forta për pastrim parash dhe për atë që po ndodh me ndërtimin. Thuhet se diaspora është e ftuar të investojë në turizëm, në “paketën e maleve” e kështu me radhë.
Në fakt, sa e interesuar është diaspora për të marrë pjesë në këtë biznes në Shqipëri dhe si e shikon klimën e biznesit? Le ta ndajmë diasporën: edhe ata që pastrojnë para janë pjesë e saj. Absolutisht, edhe ata janë.
Pra, kemi një diasporë të re, shqiptarë që kanë ikur në vitet e fundit për shkak të vështirësive financiare, pamundësisë për të rritur fëmijët, arsyeve shëndetësore dhe shumë faktorëve të tjerë madhorë. Këta nuk besoj se kanë dëshirë të kthehen; më shumë do të donin të mos kishin ikur dhe të kishin një vend pa korrupsion.
Pastaj është pjesa e mallëngjimit: shqiptarë që kanë lindur jashtë, nga trojet shqiptare, që duan të kenë një lidhje me atdheun, një copë tokë apo një apartament. Këtyre nuk u vë asnjë faj. Shpesh më kanë kontaktuar dhe më kanë ftuar të takohemi, por u kam shpjeguar arsyet pse e refuzoj këtë lloj aktiviteti.
Kam pasur edhe një rast me një zotëri që më tha se Rama ka bërë shumë duke ndërtuar. I thashë se është e drejta ime të mendoj ndryshe dhe i kërkova të shpjegonte perspektivën e tij. Ai përmendi një resort në Lalëz. I shpjegova se kjo nuk mund të merret si arritje e qeverisë, pasi është një arritje private dhe ndërkohë kemi parë probleme si pastrimi i parave dhe vjedhja e pronave.
Ne kemi një kulturë të fortë të ruajtjes së karriges: sapo dikush ulet në një post, e mban atë me çdo kusht. Kjo shihet në shumë nivele, nga kryetarët e bashkive te drejtuesit e institucioneve. Nuk jemi të hapur ndaj dijes.
Por për ne, si Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, e rëndësishme është të duam gjithmonë më të mirën për vendin dhe ta kërkojmë atë, edhe kur nuk na jepet. Në rastin konkret, diasporës i është mbyllur dera dhe i merren vetëm remitancat.
Në mes të një vale lajmesh dhe spekulimesh, qeveria ka hedhur dritë mbi të ardhmen e ishullit të Sazanit, duke përgënjes...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, ku ka ngritur shqetësime për situat&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, d...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën se po mbështet presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cil...
Ish-ministri socialist, Arben Malaj, ka një qasje kritike dhe njëkohësisht alternative ndaj zhvillimeve politike aktuale në vend, me fokus t...
Pas deklarimeve të Tedi Blushit gjatë një dalje mediatike ka reaguar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta. “Blus...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit për korrupsionin, duke theksuar se realiteti ekonomi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në Hungari, të cilat rezul...
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, do të vizitojë pesë ven...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kompa...