POLITIKE

“Shqipëria po i beson Inteligjencës Artificiale”/ Euronews: A mundet që “Diella” ta çojë vendin drejt anëtarësimit në BE?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2025, 11:20

“Shqipëria po i beson Inteligjencës Artificiale”/

Rrjeti televiziv i lajmeve “Euronews” i ka kushtuar një shkrim ministres së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, “Diella”, duke shtruar pyetjen se “a mund ta çojë kjo Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?”. Në artikullin e Euronews shkruhet ndër të tjera se Qeveria shqiptare po i beson inteligjencës artificiale për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nismë novatore që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare: krijimin e një “ministre virtuale”, të quajtur Diella, e cila do të përdoret për të reformuar proceset e prokurimeve publike dhe për të luftuar korrupsionin”.

Teksa shpjegon kuptimin e emrit të ministres, Euronews, shkruan se “Rama, i cili ka siguruar mandatin e katërt si kryeministër, deklaron se Diella do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet “një vend ku tenderat publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni””.

Sipas Andreas Schieder, raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, vendi po ecën me ritme të mira drejt BE-së, falë reformave në drejtim të dixhitalizimit dhe qeverisjes transparente.

“Diella është një sinjal i fortë për investitorët e huaj, që po shohin përpjekje serioze për procese më të ndershme e të përgjegjshme,” tha Schieder për Euronews, duke shtuar se projekti ishte diskutuar gjerësisht në bisedimet për integrimin.

Megjithatë, nisma ka ngjallur edhe debate dhe shqetësime lidhur me legjitimitetin, sigurinë dhe sovranitetin digjital. Ekspertë europianë paralajmërojnë se përdorimi i modeleve të huaja të AI-së, si ato të zhvilluara nga OpenAI dhe të hostuara në Microsoft Azure, mund të krijojë rreziqe në lidhje me të dhënat dhe ndërhyrjet e mundshme të jashtme.

“Çdo algoritëm ka prirje të ndikuara nga konteksti social, ekonomik dhe teknologjik ku është zhvilluar,” shpjegon Clotilde Bomont, analiste e lartë për teknologjitë dixhitale në Institutin e Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS). Ajo thekson se përdorimi i një platforme amerikane për një funksion shtetëror në Europë ngre pyetje për aksesin e mundshëm të qeverisë amerikane në të dhënat publike, përmes ligjit të njohur si akti CLOUD.

Krahas rreziqeve të sigurisë, ekspertët theksojnë edhe mundësinë që projektet inovative si Diella të bëhen objekt i sulmeve kibernetike apo manipulimeve. Megjithatë, ndërkombëtarisht, Rama është vlerësuar për guximin për të përdorur teknologjinë si mjet kundër korrupsionit, një nga kërkesat kryesore të Brukselit për avancimin e procesit të anëtarësimit. “Kam rezerva, por përpjekja për të luftuar korrupsionin me mjete të reja është e lavdërueshme,” tha Schieder.

“Prokurimet publike kanë qenë shpesh në qendër të skandaleve në Shqipëri, një çështje që Komisioni Evropian e ka cilësuar si “një nga sektorët më të prekshëm nga korrupsioni”. Përmes reformave të thella në drejtësi dhe krijimit të SPAK-ut, qeveria shqiptare ka kërkuar të tregojë se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar”, shkruan Euronews.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë