Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

BRUKSEL- Konsideratat gjeostrategjike - si agresioni rus në Ukrainë dhe sferat e mundshme të ndikimit rus - po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet e fundit në procesin e zgjerimit të BE-së.
"Situata e tensionuar gjeopolitike e bën më të domosdoshme se kurrë që të përfundojmë ribashkimin e kontinentit tonë nën vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen me rastin e prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit.
Në këtë raport Komisioni i BE-së bën një pasqyrë të zgjerimit të BE-së dhe jep rekomandime për hapa të mëtejshëm. Këto duhet të vendosen më pas nga Këshilli, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtetet anëtare.
Marrëdhëniet me Rusinë si vijë demarkacioni
Në konferencën për shtyp Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi shumë të qartë një pikë: "Nuk mund të vazhdosh të kesh marrëdhënie me Rusinë ose të përpiqesh të vazhdosh si më parë dhe të presësh që vendi të bëhet anëtar i BE."
Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, disa vende, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe vullnetarisht edhe Kosova, janë tashmë plotësisht në përputhje me vijën e BE-në.
Mali i Zi dhe Shqipëria
Ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është aktualisht përpara kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Ky vend gjendet në fazën përfundimtare, e cila përfshin mbylljen e kapitujve që tashmë janë negociuar, shpjegoi komisioneri i zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi. Pyetjes se kur do të hartohej marrëveshja e zgjerimit, ai tha se nuk mund të jepte ndonjë datë të caktuar.
BE dhe Shqipëria po negociojnë aspektet përmabjtësore të anëtarësimit të ardhshëm që nga muaji tetor. Në raportin e saj BE i kërkon Shqipërisë të përshpejtojë reformat përkatëse, por rekomandon gjithashtu hapjen e kapitullit të negociatave për politikën e jashtme.
Serbia dhe Kosova
Nga Serbia Komisioni i BE-së dëshiron ndër të tjera që ky vend ta përshtasë politikën e tij të jashtme me qëndrimet e BE-së – p.sh. në rastin e sanksioneve kundër Rusisë. Duke theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Komisioni u shpreh edhe për hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociimit.
Për Kosovën, e cila mbetet kandidate potenciale për anëtarësim, Komisioni i BE-së kërkon veçanërisht forcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike. Nëse Këshilli i jep atij mandatin, ai është i gatshëm të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për procesin e anëtarësimit.
Maqedonia e Verit dhe Bosnje-Hercegovina
As Maqedonia e Veriut dhe as Bosnje-Hercegovina nuk janë në fazën përmbajtësore të negociatave. Sipas Komisionit të BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për reforma të mëtejshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, sistemit të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.
Bosnje-Hercegovina duhet gjithashtu të zbatojë rekomandimet e BE-së përpara se të zbatohen hapat e ardhshëm zyrtarë për fillimin e negociatave./ DW
TIRANA- Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhës plenare ku në rend të ditës janë parashtrua...
belinda balluku TIRANË- Jo vetëm Erion Veliaj, por edhe drejtorët e Belinda Ballukut kanë krijuar një skemën “5D”...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitë...
TIRANË- Krydemokrati, Sali Berisha, duke fulur në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’, u shp...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjamit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se femrat e pushtetit të Edi Ramës t...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjata fjalimit tij mbrëmjen e sotme duke folur për ‘Tetorin rozë’, ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’, u bë...
klevis balliu TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me atentatin e pasdites së sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kan&eu...
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas masakrës me dy viktima pasditen e sotme në Dobraç të...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu për arrestimin e tij. Meta thekson se ai u rr...