Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se shëndetësia është rikthyer në vitin 1960. Berisha tha se shqiptarët jetojnë 7 vite më pak dhe paguajnë 3 herë më shumë se gjermanët. Ai shtoi se shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre 60 përqind të shpenzimeve që nevojiten për sistemin shëndetësor.
"Këto tregues dëshmojnë për një rrokullisje të madhe, një degradim të shpejtë dhe të rrufeshëm të sistemit shëndetësor. Shqipëria që në vitin 2012-2013, renditej në një nga vendet me eksesin më të mirë në shërbimin shëndetësor, sot është vendi i eksesit të munguar dhe pabarazisë më të madhe të shërbimit shëndetësor. Problematika të tjera të mëdha janë cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor. Ka një mungesë të madhe, të ndjeshme, të standardeve të funksionimit të shërbimit shëndetësor, qoftë në sektorin publik, po edhe në atë privat. Efikasiteti i punës së këtij shërbimi është shumë i ulët", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Shërbimi shëndetësor i shqiptarëve ka njohur një degradim katastrofal dhe në disa tregues themelorë është rikthyer në vitet ’60. Së pari, në qoftë se ky shërbim ka si qëllim kryesor luftën kundër sëmundjeve, zgjatjen e jetës dhe zhvillimin e shëndetit dhe promovimin e tij, sot qytetarët shqiptarë jetojnë 7 vite më pak se qytetarët e BE. Së dyti, në njërin prej treguesve më themelorë të sistemit shëndetësor, por edhe të sistemit shoqëror në shoqëri, që është vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është 3 herë më keq se Mali i Zi, se duhet të krahasohemi me rajonin, dhe dy herë më keq se vendet e tjera të rajonit, po të mos shkuar në vendet anëtare të BE.
Së treti, dhe aty ku Shqipëria ka zbritur në nivelin e viteve 1960, janë numri i mjekëve dhe infermierëve për frymë. Sot shqiptarët kanë 2.5 herë më pak mjekë dhe infermierë se qytetarët e BE. Në qoftë se në vitin 2013, qytetarët shqiptarë kishin një mjek për 600 banorë, sot qytetarët shqiptarë janë rrokullisur dhe kanë një mjek për 1100 banorë. Shqiptarët vdesin sot nga sëmundjet e zemrës 1.8 herë më shumë se sa qytetarët e BE. Ata vdesin nga sëmundjet malinje, dy herë më shumë se qytetarët e BE, për shkak të keqtrajtimit të këtyre sëmundjeve siç jeni njohur ju. Shqiptarët kanë sot dy herë më pak spitale dhe shtretër spitalorë se vendet e tjera të rajonit dhe të BE. Shqiptarët, të cilëve iu premtua shëndetësi falas, paguajnë sot për kujdesin e tyre shëndetësor, 5 herë më shumë se gjermanët, 3 herë më shumë se italianët.
Paguajnë nga xhepi i tyre 60 përqind të shpenzimeve që nevojiten për sistemin shëndetësor. Këto tregues dëshmojnë për një rrokullisje të madhe, një degradim të shpejtë dhe të rrufeshëm të sistemit shëndetësor. Shqipëria që në vitin 2012-2013, renditej në një nga vendet me eksesin më të mirë në shërbimin shëndetësor, sot është vendi i eksesit të munguar dhe pabarazisë më të madhe të shërbimit shëndetësor. Problematika të tjera të mëdha janë cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor. Ka një mungesë të madhe, të ndjeshme, të standardeve të funksionimit të shërbimit shëndetësor, qoftë në sektorin publik, po edhe në atë privat. Efikasiteti i punës së këtij shërbimi është shumë i ulët. Është zhvilluar këto vite një mafie e tmerrshme midis sektorit publik dhe privat, i cili ka vetëm një qëllim, grabitjen më të madhe të mundshme të pacientëve në Shqipëri.
Oferta për të është mediokër ose krejtësisht jocilësore. Centralizimi në sistemin publik ka ekuivalent vetëm Korenë e Veriut. Financimi është qesharak dhe i papërfillshëm. Shqipëria financon shëndetësinë 2-3 herë më pak se vendet e rajonit. Fola për burimet njerëzore, që kanë një eksod masiv, për shkak të rrogave të papranueshme. Mungesë e plotë e dixhitalizimit. Mjekët shqiptarë janë të vetmit në Europë e shumë më gjerë, që mbushin kartela me dorë. kartela dixhitale që në vitin 2013 ishte e përfunduar gjithçka, u arkivua dhe vazhdohet me kartelën manuale me letër. Sistemi i shkëmbimit të informacionit shëndetësor, i cili u nis me një kredi të qeverisë austriake prej 14 milionë euro, nuk sosi kurrë dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Procesverbal TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga SPAK, në zbatim të vendimit të Apelit, dekl...
SHBA- Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, 2024, Tru...
TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024, k...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, ka mbledhur paraditen e sotme drejtuesit politike të qarqeve....
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur sot para SPAK detaje nga dosja Toyota Yaris teksa ka thekuar emrin e ministrit t&e...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para SPAK se Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ram&e...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur pjesë nga dosja hetimore "Toyota Yaris", të 3.4 milionë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot pas daljes nga SPAK se koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet pr...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar detaje pas daljes nga ambientet e SPAK lidhur me veprimet që kreu brenda. Berisha tha se ...
Flamur Noka TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur gjatë protestës që po zh...