Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
TIRANË- Adriana Kalaja, në cilësinë e avokates dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike (Gjykata e PDSH-së) ka njoftuar sot se do të depozitojë ditën e nesërme një kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Elton Alushi, Drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Robert Losha, Drejtues i Komisiariatit Nr. 1 Tiranë dhe çdo punonjës policie të këtij komisiariati apo të paidentifikuar.
Sipas njoftimit në Facebook, Kalaja thekson se ky kallëzim penal vjen për veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Pengim në ushtrimin e të drejtës së tubimit", dhe "Veprime arbitrare", lidhur me mos marrjen e masave për garantimin e kushteve për zhvillimin e protestës përpara Bashkisë Tiranë.
Ako theksoi se situata pranë vendit ku kishim njoftuar mbajtjen e tubimit, ishte kaotike dhe në rrezik të një konflikti me qytetarët, pasi organet e Policisë së Shtetit, "kishin harruar“ të zbatonin diapozitat ligjore në fuqi, dhe vetë detyrimet që lindin nga shkresa e nxjerrë prej tyre. Kalaja theksoi se në këto kushte, ata me të drejtë ngrenë shqetësimet për këtë situatë të cilën e cilëspo absurde që dëmton edhe vetë Policinë e Shtetit.
Po kështu, ajo shtoi se asnjë veprim arbitrar i Policisë së Shtetit, kthyer në Policinë e narko pushtetit, nuk i ndal në rrugën legjitime dhe të drejtave garantuar nga Kushtetuta. Kalaja shtoi se ata kërkojnë fillimin e hetimit penal ndaj të kallëzuarve për të gjithë këtë situatë dhe ku duhet të zgjidhen çështje shumë të rëndësishme si: të hetohet se cili ka qënë plani i masave marë nga Policia e Shtetit, plani i masave marë nga Komisiariati Nr. 1 Tiranë, të hetohet ajo pjesë e Policisë së Shtetit pranë Komisiariatit Nr.1 që nuk ka marë masa për bllokimin e atij aksi rugor etj.
Të Nderuar Qendrestarë, Demokratë, Miq dhe Mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,
Ju njoftoj se nesër më datë 23.12.2024, ora 11.00, me cilësinë e avokates dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike (Gjykata e PDSH-së), do depozitoj një kallëzim penal, kundra:
1. Ervin Hodaj, Ministër i Brendshëm;
2. Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
3. Elton Alushi, Drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
4. Robert Losha, Drejtues i Komisiariatit Nr. 1 Tiranë;
5. Çdo punonjës policie të këtij komisiariati apo të paidentifikuar nga ne, që kanë konsumuar veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Pengim në ushtrimin e të drejtës së tubimit", dhe "Veprime arbitrare", lidhur me mos marrjen e masave për garantimin e kushteve për zhvillimin e protestës sipas shkresës Nr. A- J 97 Prot., datë 19.12.2024, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Më këtë rast, Ju bëj me dije se më datë 18.12.2024, kam depozituar një njoftim pranë, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në mbështetje dhe zbatim të nenit 47 dhe 48 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5 e vijues të Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe Vendimi Nr.24 datë 04.05.2021 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me një tubim qytetar që do mbahej më datë 20.12.2024 me këto të dhëna:
Qëllimi i tubimit qytetar është:
Reagim qytetar për situatën e rëndë të krijuar në Bashkinë Tiranë, pas arrestimit dhe procedimit të shumë drejtuesve të kësaj bashkie, për akuzat e ngritura nga SPAK si ajo e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës etj.
Do të kërkohet dorëheqja urgjente e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për situatën ku ndodhet sot Bashkia Tiranë dhe Qyteti i Tiranës. Do i bëhet thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK, marrjen e masave të menjëhershme për arrestimin e Erion Veliajt, si një rrezik serioz dhe potencial për prishjen e provave. Tubimi do të mbahet më datë 20.12.2024, përpara Bashkisë Tiranë me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në orën 10.00 deri 20.00.
Numri i përafërt i personave që do të marin pjesë në tubim do të jetë 200 deri në 350 qytetarë dhe numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e protestës do të jetë 15. Të pranishëm do te jenë qytetarë të ndryshëm, politikanë, të rinj, artistë dhe sportistë njohur të cilët mund të flasin me mikrofon sipas dëshirës. Sipas shkresës me Nr. A J 97 Prot., datë 19.12.2024 të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, jemi vënë në dijeni të faktit se kjo drejtori e ka marë njoftimin si dhe shprehet se do merte masa për garantimin e zhvillimit normal të tubimit, në zbatim të Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet” në oren 10.00 deri në orën 13.00, duke na kujtuar edhe respektimin e orarit të protestës.
E gjej me vend T'Ju kujtoj se sipas Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, në nenin 6 të saj, “Detyrimi i policisë “, ligjvënësi ka sanksionuar se:
“1. Shefi i Komisariatit të Policisë, brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 2 të nenit 5 ose brenda 8 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 3 të nenit 5 të këtij ligji, me vendim të arsyetuar duhet:
a) t’i komunikojë organizatorit ose drejtuesit të tubimit ndalimet dhe kufizimet e mundshme ose kushtet e tjera, duke përshirë edhe numrin e personave që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e tij;
b) t’u japë një kopje të urdhrit zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar e vëzhguar zhvillimin e tubimit.
2. Shefi i Komisariatit të Policisë njofton me shkrim drejtuesin e pushtetit vendor dhe prefektin për zhvillimin e tubimit.”.
Ndërkohë, situata pranë vendit ku ne kishim njoftuar mbajtjen e tubimit, ishte kaotike dhe në rrezik të një konflikti me qytetarët, pasi organet e Policisë së Shtetit, "kishin harruar“ të zbatonin diapozitat ligjore në fuqi, dhe vetë detyrimet që lindin nga shkresa e nxjerrë prej tyre.
Në këto kushte, ne me të drejtë ngremë shqetësimet tona legjitime për këtë situatë absurde që dëmton edhe vetë Policinë e Shtetit.
Po kështu, Ju kujtojmë se asnjë veprim arbitrar i Policisë së Shtetit, kthyer në Policinë e narko pushtetit, nuk na ndal në rrugën tonë legjitime dhe të drejtave tona garantuar nga Kushtetuta.
Në këto kushte, ne kërkojmë fillimin e hetimit penal ndaj të kallëzuarve për të gjithë këtë situatë dhe ku duhet të zgjidhen çështje shumë të rëndësishme si:
1. Të hetohet se cili ka qënë plani i masave marë nga Policia e Shtetit.
2. Të hetohet se cili ka qënë plani i masave marë nga Komisiariati Nr. 1 Tiranë.
3. Të hetohet ajo pjesë e Policisë së Shtetit pranë Komisiariatit Nr.1 që nuk ka marë masa për bllokimin e atij aksi rugor.
4. Të hetohet ajo pjesë e Policisë së Shtetit pranë Komisiariatit Nr.1 që nuk ka garantuar zhvillimin normal të protestës.
5. Të hetohet e gjithë sjellja me veprime apo mos veprime të Ministrit të Brendshëm dhe gjuthë zinxhirot drejtues në Policinë e Shtetit.
Është e qartë se narco pushteti është në hall dhe për këtë kërkon të krijoj konflikte midis protestuesve dhe policisë e mbi të gjitha midis protestuesve dhe qytetarëve. Ne nuk ndalemi.
Deri në fund e deri në fitore. Mbyllja e Tik Tokut nuk e ndal dot Tik Takun e fitores më 11 maj 2025. Ndaj, bashkohuni me Ne në MOSBINDJE CIVILE, nesër datë 23 Dhjetor, ora 17:00.
O sot, o kurrë. Është rradha jonë.
PS: Më poshtë keni shkresën datë 19.12.2024 ku Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mer përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.
Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar së fundmi në lidhje me mbylljen e platformës së TikTok-ut. Në reagimin e tij t...
Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e ...
Balliu TIRANË- Koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu përmes një postimi në llograinë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video në TikTok ndërsa ka reaguar në...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në aktivitetin “Në kërkim t&e...
girogia meloini FINLANDË- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në një deklaratë për shtyp nga Finlanda njoftoi se do t&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe për...
Ina Zhupa TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa ka reaguar përsëri në lidhje me planin e Ramës për mbyllje...
edi rama HIMARË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Himarë për shpërndarjen e titujve të pronësisë për sht&e...