
I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë nënkryetari demokrat Luçiano Boçi. Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e Partisë Demokratike.
Luçiano Boçi: Dalja nga parlamenti është një dalje nga sistemi, dhe madje kemi marrë edhe penalitete jo vetëm brenda opinionit publik që fillimisht ishte mbështetës i djegies së mandatave dhe më pas u kthye nga e kundërta. Por kemi marrë edhe kosto nga marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar dhe njëkohësisht humbi ajo përformanca e luftës politike sepse hapësira e parlamentit sado që është e kriminalizuar është një hapësirë ku opozita duhet që patjetër që të luajë rolin e vet të bëje betejën e saj politike dhe sigurisht që ka mundësi që të përcjellë edhe qëndrimin e saj politik dhe mesazhet politike, nëpërmjet atyre formave që ja krijon si mundësi pikërisht pjesëmarrja në parlament.
Tani disavantazhet janë tek kuptimi apo mirëkuptimi me pjesën e demokratëve apo me atë koherencën e deklaratave që nuk duhen parë thjesht në nivelin gjuhësor por duhet tejkaluar mbi këtë nivel. Se duke sikur brenda deklaratës së Partisë Demokratike që ajo nuk njeh farsën dhe del një veprim i kundërt që hyrja në parlament rrëzon deklaratën e parë. Në fakt nuk është kështu. Sepse nuk është kjo marrëdhënieve e fjalëve në kuptimin e parë, por duhen shtuar argumentet në këtë rast janë politike. Vërtet PD nuk i njeh zgjedhjet dhe luftën e saj për mosnjohjen e zgjedhjeve, për atë ndryshim të madh që duhet të ndodhë në Shqipëri që të rikthehet vota e lirë e shqiptarëve, duhet ta bëjë jo vetëm jashtë parlamentit, këtij parlamenti të grabitur dhe të vjedhur, por duhet ta bëjë edhe brenda parlamentit . Thashë janë të gjithë hapësirat.
Është shumë e rëndësishme që nëpërmjet mekanizmave që të ofron parlamenti ti ta vazhdosh betejën tende dhe jo më kot zoti Berisha ka thënë që ne e nisim parlamentin me një komision domëdhënës parlamentar për farsën e 11 majit. Pra është vetë parlamenti në kuptimin e ekzistencës së deputetëve të Partisë Demokratike të opozitës, ato që bëjnë një hetim, të thelluar parlamentar për farsën e 11 majit. Faktet dhe dokumentet janë.
Është hartuar nga grupi i punës një dosje voluminoze me të gjithë shkeljet, videot, dëshmitë dhe elementë të tjera që e dëshmojnë këtë farsë dhe brenda kësaj hapësire ty të krijohet mundësia që të shumëfishosh edhe komunikimin me faktorin ndërkombëtar i cili ka qene ai faktor që ka mbështetur autokracinë e Ramës deri në këto momente që flasim përgjatë këtyre kohëve dhe duhet që ky faktor ndërkombëtar të gjendet përballë të vërtetave që vijnë në rrugë institucionale, në këtë rast nëpërmjet parlamentit që ata të modifikojnë dhe të ndryshojnë qëndrimet e tyre në raport me autokracinë e instaluar tashmë në Shqipëri.
Dhe në qoftë se ne do të heqim këtë mundësi komunikuese dhe të dalim përtej parlamentit, unë mendoj që opozita do të humbiste një shans të luftës politike dhe një mënyrë, linjë komunikimi shumë të rëndësishme për të realizuar qëllimet e saj dhe për të realizuar aksionin e saj politik. Pra nëse i vendosim në disbalancë, avantazhet dhe disavantazhet, avantazhet nga pikëpamja e kuptimit politik prevalojnë dhe janë domethënëse, ndërsa disavantazhi i komunikimit është një disavantazh i cili kërkon sqarim edhe me vetë strukturat që do bëhet edhe nëpërmjet takimeve me strukturat e Partisë Demokratike dhe me demokratët që do të vazhdojë një kontakt i tillë dhe me votuesit nëpërmjet formave të ndryshme të komunikimit por duke parë edhe mënyrën se si do të përformojë vetë opozita brenda sallës së parlamentit.
Ajo duhet të zhvillojë një aksion të fortë, jo vetëm me ato forma, mënyra, veprime kundërshtia që edhe ne i kemi parë që janë klasike. Por edhe duk e pasuruar këtë kundërshti, këtë betejë, këtë aksion politik edhe në forma të tjera ndoshta të papara.
Duhet sigurisht kreativitet politik e jo të mbesim në ato shabllonet dhe klishetë e dikurshme me qëllim që kjo hyrje në parlament të justifikojë pikërisht detyrimin që ka opozita për të qenë në parlament për të vazhduar luftën dhe betejën e saj politike. Në asnjë moment akti ynë i hyrjes në parlament nuk mund të barazohet me një akt të njohjes së zgjedhjeve. Jo është një shkuarje në vendin e krimit për të denoncuar krimin që është një krim shtetëror e që dihet që ka patur këtë rezultat sepse Rama ka ndërtuar këtë industri të grabitjes së votës nëpërmjet këtyre elementëve e faktorëve që ai i ka mbrojtur dhe i ka ushqyer. Përfshirë këtu krimin e organizuar, kartelet e drogës, sikurse përfshijmë këtu edhe pjesën tjetër të kriminalizimit të administratës, të policisë dhe çdo sektori tjetër....
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
11 Shtator09:56
Emri/ Pasuritë e Arben Ahmetaj, në Gjykatën e Lartë. Caktohet gjyqtari për rastin e tij
Mehdi Bici është Gjyqtari i Gjykatës së Lartë i caktuar relator i çështjes penale që lidhet me pasuritë e ish-min...
POLITIKE
11 Shtator09:51
Projektligji i ri për sinjalizuesit mbron në letër edhe denoncuesit në media
Qeveria po ndryshon ligjin për sinjalizuesit në përputhje me dispozitat e BE-së, ndërkohë që një dekadë pas miratim...
POLITIKE
11 Shtator09:28
Ermal Dredha zyrtarizon dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës, mesazh publik për Ramën
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, zyrtarizoi dorëheqjen e tij nga ky post përmes një deklarate të publikuar në...
POLITIKE
11 Shtator08:50
Para zgjedhjeve, administrata publike u ‘fry’ me drejtues, bien nënpunësit e thjeshtë
Administrata publike po fryhet në numër punonjësesh vit pas viti, teksa po zhvendoset drejt pozicioneve më të larta në hierarki. S...
POLITIKE
11 Shtator07:35
Mblidhet sot Asambleja e Kombëtare e PS-së, Rama zbulon Qeverinë e Re
Sot, 11 shtator 2025, do të mësohet Qeveria e Re e Shqipërisë.
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare para...
POLITIKE
11 Shtator07:26
FOTO/ Zbardhet mesazhi i Ermal Dredhës, çfarë tha kryebashkiaku i Vlorës kur dha dorëheqjen?
Është bërë publik mesazhi i Ermal Dredhës, kryebashkiakut të Vlorës, i cili dha dorëheqjen të mërkurën....
POLITIKE
10 Shtator22:46
“Regjimi i Ramës është një autokraci e instaluar me vulë të SHBA”, Bushati: Amerikanët kanë një shprehje për...
Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, demokratët amerikanë, në 8 vite, punuan për të instaluar në Shqipëri një ...
POLITIKE
10 Shtator22:30
Jo vetëm përplasjet me kryeministrin Rama, zbulohen arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen paraditen e kësaj të marte nga drejtimi i institucionit ...
POLITIKE
10 Shtator21:43
"Shqipëria, nën kontrollin e karteleve"/ Salianji: Paratë e drogës jo vetëm pastrohen në Shqipëri, por edhe ndikojnë në...
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, mbi lidhjet midis karteleve të drogës ...
POLITIKE
10 Shtator21:08
Përplasjet me kryeministrin Rama, jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Dredha ka pasur përplasje të vazhdueshme me...