EMRAT/ Grup kriminal e trafik droge, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 10 të pandehur
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së...
Revista e madhe gjermane, ‘Spiegel’, shkruan se protestat në Shqipëri po e çojnë qeverinë e Edi Ramës drejt rr&eum...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtë...
Në një deklaratë për mediat nga GJKKO dhe SPAK, avokatja Adriana Kalaja ka bërë publike të tjera skandale që lidhen me...
Në seancën gjyqësore që po zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dh...
Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begoña Gomez, u informua nga hetuesi Juan Carlos Peinado se çështja e saj po shk...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz foli për një “dritare mundësie në diplomaci” që mund të hapet ngadalë pë...
Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar autorët dhe i ka sh...
Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake nj&eu...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mird...
Avokati Genc Gjokutaj shprehet se shteti jo vetëm që nuk po e lufton krimin, por është kthyer në një palë aktive me të, duke lejuar pastrimin e parave të pista përmes lejeve të ndërtimit, kullave dhe resorteve turistike.
Sipas tij, paratë e përfituara nga trafiqet kalojnë lirisht jashtë sistemit bankar, me bekimin e zyrtarëve të lartë të cilët përfitojnë ose përmes tarifave të shërbimit korruptiv, ose duke marrë përqindje në ndërtimet e reja.
Kritik Gjokutaj ishte edhe ndaj SPAK, për të cilin tha se luan një rol parësor në mbrojtjen e qeverisë.
Për avokatin, dosjet voluminoze të ardhura nga përgjimet e platformave "Sky" dhe "Encrochat", pavarësisht se u njohën si prova nga Gjykata Kushtetuese, janë mbyllur sërish nëpër sirtarë.
Një tjetër skandal, në të cilin u ndal Gjokutaj është dhe ai i dosjes "Arapaj" dhe tjetërsimi i pronave.
Sipas tij, ekziston një mungesë totale transparence, ku ndonëse përmenden biznesmenë të përfshirë në afera, emrat e politikanëve mbahen të fshehtë nën pretekstin e sekretit hetimor.
SPAK është akoma dhe gjithmonë në vonesë në lidhje me hetimin e këtyre çështjeve korruptive edhe të trafiqeve, dhe ky binom, kjo simbiozë e krimit të organizuar me qeverinë, pra ne jemi në kushte të tilla që shteti nuk është se po lufton trafiqet. Shteti nuk po lufton krimin e organizuar, shteti është palë me krimin e organizuar dhe me trafiqet dhe prandaj këto të ardhura nga trafiqet dhe nga krimi i organizuar nëpërmjet filtrit shtetëror marrin trajtën e lejeve të ndërtimit, e resorteve turistike, e lloj-lloj aktiviteteve në shërbime kudo, të cilët kalojnë pikërisht te filtri shtetëror sepse një shtet i cili do të menaxhonte veten edhe tregun, sigurisht që ka filtra ligjorë dhe proceduralë për këto të ardhura të cilat e para njëherë duhet thënë që nuk kalojnë nga sistemi bankar në masën më të madhe të tyre.
Këtu nuk përfshi të gjitha bizneset por po flasim në princip për ato raste që janë dokumentuara dhe duhet nuk kalojnë në filtrin bankar. Dhe kjo nuk është sot. Kjo ka vite e vite që ndodh, bile mediat e kanë pyetur zotin kryeministër vite përpara që si shpjegohet që kullat po marrin 80% apo më shumë e kostos së tyre nuk kalon nëpërmjet filtrit bankar, dhe ai as më shumë as më pak është përgjigjur që këto janë si pasojë e mbledhjes së prenotimeve. Ndërkohë që mbasi kanë mbaruar kullat po të dalësh një xhiro nëpër Tiranë darkave, shikon që ato mund të kenë dy apo tre dritare të ndezura dritat në 40 kate po themi. Apo 20 kate. Që rëndësia është kjo, dhe është ky shtet që toleron, sigurisht kundrejt përfitimit të këtyre zyrtarëve, toleron këtë fluks të parasë, produkteve penale, të parasë pisët, siç thuhet në zhargonin popullor, dhe e bën të mundur pastrimin e këtyre parave, se këta e kanë kthyer në shërbim këtë punë tash qeveria, apo në marrjen e pjesës takuese në pjesën që do të ndërtohet nesër.
Dhe kjo histori e SPAK-ut është e vërtetë tronditëse sepse ju e patë u hap njëherë kjo historia e Sky e Encrochat dhe u mbyll me shpejtësi dhe ne nuk dimë më se çfarë po ndodh me ato materiale që kanë ardhur, të cilat u bënë njëherë dhe betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese që të mos konsideroheshin si prova, dhe Gjykata Kushtetuese i konsideroi si të tilla. Atëherë duke qenë se këto janë prova me vlerë procedurale për t'u përdorur në një proces në Shqipëri, atëherë çfarë bëhet me to? Pse u nxorën nga sirtari me vonesë dhe pse u futën me shpejtësi po në atë sirtar? Kjo është një përgjigje që duhet ta japë SPAK, i cili mendoj është krejt koshient që po luan një rol parësor në moshetimin e këtyre episodeve. Unë e kam thënë, e them dhe do ta them që nëse Spaku do të ishte efiçent, kjo mazhorancë do të kish ikur me kohë nga pushteti. Dhe këtu vijmë tek kjo pikë që SPAK gjithmonë në pika vlimi të politikës, siç tashmë inkandeshenca e protestës është në kulmin e saj, ata gjithmonë e kanë gati skenarin për të nxjerrë dy-tre episode për t'i bërë të ditura sikur po i hetojnë, ndërkohë që ato i kanë pasur me vite nëpër sirtarët e tyre.
Këtë do ta themi me forcë, pra as më shumë dhe as më pak, SPAK është i përfshirë në lojën politike për t'i dhënë mazhorancës kohën e duhur që ajo të mos preket nga procesi dhe me këtë qëllim të jetë i mbrojtur para opinionit qendror, opinionit publik si i pa korruptuar. Por e vërteta është krejt ndryshe. E vërteta është krejt ndryshe që të kalojmë te rasti Arapaj që ju e përmendët. Nuk është profesionale të përmendësh biznesmenët dhe të mos përmendësh politikanët. Kjo është një mungesë transparence, një mungesë komunikimi me publikun sepse sekreti i hetimit nuk cenohet duke përmendur ata pushtetarë të përfshirë në këto afera pa nxjerrë burimet e provave apo burimet e hetimit, por sigurisht që duhen thënë me gojën plot, sepse sot po kemi shtetarë të cilët janë mirëfilli hajdutë dhe bërtasin gjithë ditën nga mëngjesi në darkë tapinë e hajdutit.
Edhe kjo një qëndrim ligjor i SPAK, së paku do t'i jepte drejtim kësaj prezence, kësaj sfilate kriminale të këtyre shtetarëve të cilët kulmin e ka arritur edhe me veprime antikushtetuese si me shitjen e trojeve të cilat janë të ndaluara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dhe pa më të voglin merak dalin dhe thuhet që pronarët e kanë blerë dhe ta gëzojnë atë tokë. Ndërkohë që trualli, thashë dhe njëherë, nuk i shitet të huajve. Por së pari duhet hetuar, duhet hetuar. Duhet të sqarohet përfundimisht gjeneza e pronës dhe varrimi i pronarëve, kalimi i pronës në pronar, në duar vite pas vitesh, të cilat kanë humbur dhe gjurmën ndoshta të pronës, por jo të flitet për një pronë e cila ka kaluar në duart e tre katër pronarëve dhe përmendet vetëm një pronar, i cili mund të jetë i ligjshëm dhe e ka shitur, apo mund të jetë i paligjshëm që e ka blerë, por sigurisht që kjo nuk duhet të kthehet në një refren i politikës.
Kjo do një hetim për të parë se çfarë është bërë me këtë pronë, kush ka qenë pronari legjitim, kush e ka marrë këtë pronë, sa e ligjshme është transaksioni dhe sa i përputhshëm është me ligjin dhe me Kushtetutën. Këto janë elementë lehtësisht të hetueshëm sepse nuk flitet për komunikim me persona, ky është një hetim dokumentar që është nga hetimet më të thjeshta sepse prokurori siç dihet i ka të gjitha mjetet procedurale për të sekuestruar të gjithë dokumentacionin faktik të pronës në të gjithë varrimin e saj në vite, nga njëri pronar te tjetri, dhe sigurisht duke e ballafaquar me Kushtetutën dhe me ligjet që normojnë marrëdhënien e pronarit me tokën", tha ai ne Syri.tv.
Marjana Koçeku njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke dalë si deputete e pavarur në Parlament pas protestave ...
Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një diskutim me eurodeputetin Andrey Kovatchev dhe deputetë të parlamentit të ...
Këtë të hënë pritet të mbahet protesta e 16-të radhazi e revoltës qytetare kundër qeverisë. Ajo që nisi...
Kreu i PD deklaroi për mediat në vijim të reagimeve të tij për takimin e Arbubës se i pranishëm ka qenë “e...
Kreu i opozitës shqiptare ka reaguar pas pyetjeve të gazetarëve edhe për protestën që po zhvillohet kundër Edi Ramës. ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të qytetarëve, duke i cilësuar pjesëmarrësit si “mendje të ce...
Protesta e djeshme në Tiranë mori një kthesë të pazakontë kur turma e protestuesve u zhvendos nga qendra e kryeqytetit drejt aut...
Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Nën slog...
Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë që po protestojnë në Shqipëri dhe k&...
Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjes...