EMRAT/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i tregtimit të kokainës, 9 të arrestuar dhe 4 në kërkim! Sekuestrohen edhe armë
Një grup kriminal, anëtarët e së cilës ishin aktivë në tregëtinë e kokainës në zonat e Athinës, u ...
Një grup kriminal, anëtarët e së cilës ishin aktivë në tregëtinë e kokainës në zonat e Athinës, u ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Arrëz. Burrë dhe grua jan...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë vendit, duke rrëzuar preten...
Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë s...
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë trajnime dhe pajisje për agjencitë e zbatimit të ligjit në Bolivi, si pjesë e luftës...
Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë një kërkesë izraelite për të shqyrtuar një memorandum mirëkuptimi të arrit...
Qytetarët do të mblidhen sërish këtë të mërkurë për protestën e 18-të radhazi, duke kërkuar dor&eu...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërk...
Protestat e zhvilluara në Tiranë, por edhe në vende të ndryshe të botës, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë kan&eum...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtara...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të qytetarëve, duke i cilësuar pjesëmarrësit si “mendje të cekëta” dhe duke i akuzuar se po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
Duke anashkaluar shqetësimet e protestuesve, Rama edhe njëherë ka zgjedhur gjuhën përçmuese, duke i quajtur marshimet “budallallëk” dhe duke paralajmëruar se ato po rrezikojnë sezonin turistik dhe ekonominë e familjeve shqiptare.
Në postimin në rrjetin social “X” Rama i ka etiketuar protestat si të kontrolluara nga “mendje të liga” dhe “forca destruktive”, duke i krahasuar me ekstremizëm dhe bullizëm online.
Postimi i plotë i Ramës në X
Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:
Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.
Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.
Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.
Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:
Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë.
Protesta e djeshme në Tiranë mori një kthesë të pazakontë kur turma e protestuesve u zhvendos nga qendra e kryeqytetit drejt aut...
Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Nën slog...
Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë që po protestojnë në Shqipëri dhe k&...
Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjes...
Një foto e fundit në rrjet tregon gjendjen mjerane të zyrtarëve shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë, ku ...
Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjes...
Nga Klodian Tomorri Çdo sekondë tjetër që qëndron në detyrë, dëmi që shkakton rritet në mënyrë ek...
Kryeministri Rama e humbi toruan gjatë një interviste me gazetares amerikane Ines de La Cuetara të rrjetit të madh të lajmeve MS NOW (M...
Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin protestën qytetare që po zhvillohet prej dit...
Për çdo ditë, në dy javët e fundit, Edi Rama ka bërë të pamundurën që të projektojë tek njer&eum...