Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët se shtyrja e ligjit për investimet strategjike i shërben vetëm bosëve të krimit dhe trafikantëve.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet të tregojë se çfarë ka diskutuar dhe me kë është takuar në Aruba. Ai akuzoi kryeministrin bashkë me qeverinë se kanë përzënë investitorët e huaj nga vendi. Sipas tij janë 5 kompani të cilët i ndajnë paratë mes njëri tjetrit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Është një shtyrje vetëm për bosët e krimit dhe trafikantët. Ju besoj e keni marrë vesh, Edi Rama ka marrëveshje për të garantuar sasitë kolosale të parave të drogës dhe krimit, që të investohen në Shqipëri. Unë do ta pyes këtu para jush, Edi Ramës. Në Aruba çfarë u diskutua dhe kë takove në Aruba. Nëse jo, thuaju shqiptarëve që nuk ke qenë, thuaju shkove me avionin me ‘Ismailin’, apo me ndonjë çarter tjetër. Por Aruba është bërë tashmë e njohur edhe në mediat ndërkombëtare. Aruba që ta dinë shqiptarët, është një ish-koloni holandeze, në Karaibe apo se ku është.
Së dyti, ka një denoncim shumë të freskët, do të thosha të gazetarit më të informuar, ç’është e vërteta përsa i përket labirinteve të krimit në Shqipëri, që është Artan Hoxha. Po i informuar, atë nuk mund të ia mohojë njeri, e ka informacionin.
Artan Hoxha informoi shqiptarët se në Dubai, Edi Rama pat një takim të veçantë me bosët shqiptarë të drogës dhe krimit. Në atë takim është diskutuar angazhimi i shumave kolosale të tyre, në Portin e Durrësit. Ai me këtë dëshmi në televizion bëri një qartësim shumë të madh, sepse në Portin e Durrësit janë parashikuar të ndërtohen 12 mijë apartamente, 6 hotele luksoze me pishina, marina më e madhe në Mesdhe, etj., etj., në një kohë kur arabi i Edi Ramës, Alalabari është i zotuar për 70 milionë investim.
Atëherë nga do të vijnë miliardat e investimit aty. Doli e qartë, gazetari Artan Hoxha në dëshminë e tij, rrëfimin e tij në intervistën televizive ju tha shqiptarëve, se Edi Rama është takuar me bosët e krimit në Dubai në një sallë të veçantë.
Ditën e dytë të qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Që është takuar me bosët e Sinaloas, aty është i filmuar dhe nuk e mohoi. Por ky tani, kësaj here shkon e i takon atje ku janë. Kështu që investitorët e huaj janë të përjashtuar me procedurë.
Tani do të ju tregoj një gjë personale. Para shumë vitesh, shifja që këmbë, njeri, investim të huaj në Tiranë, nuk kishte, asnjë. Vinin investonin në Kamzë, investonin Vorë, por brenda kryeqytetit, asnjë njeri. Mendoja të jem i sinqertë me ju, që Koço Kokëdhima që ishte një me të, mendoja se ky duhet të jetë njeriu që e bind këtë, se të huaj nuk kanë punë në Shqipëri. Se kjo më çudiste, mbetesha i habitur. Tani mua më duhet ti kërkoj të falur Koços. Nuk ishte Koçoja, ishte ky vetë, sepse ky tani edhe pasi sikterisi Koçon, ky ndjek të njëjtën. Bëhen tendera, zotëri. Ju thuhet se, paraqisni dokumentet, mirëpo procedura në e-Albania kërkon 38 ditë, tenderi përfundon në 34 ditë. Asnjë kompani përveç se, kompanitë që donte vetë, siç ishte tuneli i Llogarasë, që u gjet një emër, por në fakt e ndërtoi Gjoka, dhe që ndanë 50 milionë çmimi, tmerr.
Ishte një kompani Sllovene me 130 mln, ishte Gjoka me 140 mln euro. E anuluan tenderin për të ardhur, ‘x’ kompani turke, pasi shkuan në Ankara, pasi u takuan me të, pasi publikuan dhe thanë se, diskutuan për projekte për zhvillimin e vendit, erdhi dhe e fitoi tenderin me 180 dhe më shumë se, po shkon 200-220 aty se vazhdojnë punimet, kanë përcaktuar në buxhet prap shuma të tjera.
Pra të huaj janë të përzënë. Por si ka mundësi, për ata që po na ndjekin, të shtrojnë pyetjen, si ka mundësi, që aksi Han i Hotit-Shkodër nga një kompani Italiane. Si ka mundësi që Rruga e Kombit u ndërtua me gjigantin, një nga 2-3 kompanitë më të mëdha në botë që ishte Bechtel, bashkë me Enkën. Si ka mundësi që rruga Farkë-Elbasan u ndërtua nga Actor.
Si ka mundësi që rruga Levan-Tepelenë u ndërtua nga italiani Todini. Si ka mundësi që të gjitha këto rrugë u ndërtuan nga kompanitë më të mëdha evropiane. Sepse sillnin çmimet më të ulëta. Ju garantoj se në rastin e Elbasanit, diferenca mes Bechtel dhe Actor ishte 40 milionë dollarë dhe e fitoi Actor.
Këta i përjashtojnë këto. Janë 5 kompani, Salillari, ky, ai dhe ndajnë paratë, ndajnë lotet, ndajnë para. Kjo është gjithçka. Po e shtyjnë ligjin sepse kanë mbetur ministra të tjerë pa marrë dhe do ti marrin ata. Siç mori Olta, nuk është vetëm Olta aty, janë dhe të tjerë aty. Nuk ka më të huaj, se edhe Olta gjeti një kunatë, Olta gjeti një kunatë amerikane. Gjeti një qytetare amerikane i vuri emrin aty dhe kjo është bashkëpronare. Është gjithçka për të vjedhur deri në minutën e fundit, por në mënyrë absolute le ta zgjasin 10 herë, që të gjitha do të anulohen, nuk ka diskutim.
Merr tokën me një euro aty ku kushton 150-200 euro, mbetet edhe 8 vite pa taksa dhe paguan pensionisti. Paguan pensionisti TVSH-në, 450-500 euro në vit. Këto marrin fund, ndaj dhe kemi ecur në këtë mënyrë ne.
U ndërtua, nuk u pengua asnjë ndërtim, por nuk kishte lote, siç bën kjo, me 13 kilometra në 14 kontrata. Nuk mund të ndodhë kurrë. Nuk ka hajdutë më të shpifur se këta, tajkalojnë çdo lloj standardi.
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar sot në konferencë "Kartën e Konsumatorit". Berisha tha se me kë...
ilirjan celibashi TIRANË- Kreu i Komisioni Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka folur sot në nënkomisionin parlamentar për...
ilirjan celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se para Krishtlindjeve do të ketë...
Artan Grubi MAQEDONI E VERIUT- Policia maqedonase ka bastisur mëngjesin e sotëm shtëpinë e ish-zëvendëskryeministri...
monika kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga avokati i saj, është paraqitur...
Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbajtur ditën e sotme fjalën e saj në një event me partinë e saj, "V&e...
millan radoicic KOSOVË- Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radoiçiç, mbetet thelbi i problemeve të siguris&eum...
ervin salianji FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia e burgut në Fier, ku shprehet se...
ola xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama, e cila ka publikuar herë pas here fakte për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe dyshimet p...
foto ilustruese ITALI- Operacioni ‘BASSO PROFILO’, zbardhi aferat korruptive mes mafias kalabreze e pushtetit në Shqipëri. Gjykata e ...