Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia e burgut në Fier, ku shprehet se ndryshe nga Partia Socialiste, PD ia ka dalë të ruajë shpirtin e saj. Salianji shprehet se humbja e shpirtit për “rilindasit”, solli humbjen e karakterit.
Më tej ai ka komentuar edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku thotë se sipas tij "fiks si Hibatullah Akhundzada i Afganistanit ju mësonte se çfarë është demokracia, se kush udhëheq në Shqipëri e se si Shtetet e Bashkuara nuk ja dolën dot në Afganistan e nëse nuk ka dëshirë Hibatullah Rama do dështojnë dhe në Shqipëri."
Salianji shprehet më tej se Partia Demokratike ka sot "po aq karaktere sa ka anëtarë", gjë e cila sipas tij, është pasuri e kësaj force politike. Ai shpreh siguri për suksesin dhe triumfin e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.
POSTIMI I PLOTË:
Në 34 vite në Shqipërinë post-komuniste, një forcë politike mund të kishte bërë shumë gjëra. Mund të kishte qeverisur, mund të kishte sjellë rezultate, mund të kishte humbur, mund të kishte kaluar shumë kohë në opozitë. Mund edhe të mos kishte mbijetuar. Ndryshe nga forcat e tjera në vend, po sidomos në të kundërt me atë që sot njihet si “Rilindje”, Partia Demokratike ja ka dalë të ruajë shpirtin e saj. Socialistët kanë admininistruar më shumë pushtet në këto 34 vite, padyshim. Kanë siguruar me pasuri, jetën e shumë të vetëve në kupolën e këtij grupimi. Por e kanë bjerrë shpirtin, madje dhe të vetëve. Në eventualitetin e ndryshimit, e rrotacionit, PS dhe rilindja, do të shkonin në një greminë të frikshme e të errët. Ata kanë humbur vlerat bazike për të cilat një organizim i tillë qendron, dhe mes vetes kanë intriguar e copëtuar për më shumë inat e hakmarrje të një jete.
Cila është fabula e tyre sot? Pse janë aty, dhe pse duan me çdo kusht ta mbajnë karrigen? A ka një ide të madhe, përtej drejtuesve e përfaqësuesve të tyre që i orienton. A ka piketa morale? Një qëllim mbi interesat personale? Asgjë nga këto. Ndaj me ikjen e pushtetit, socialistët do të humbasin atë busull që i mban sot bashkë. Nevoja për përfitim e mbrojtje nga ligji, është e vetmja ideollogji që kanë. Pikërisht prej kësaj, kriza e ndërgjegjës së tyre është tejet e thellë, duke njohur mplekjen me të keqen, me të gabuarën, me korrupsionin e krimin.
Humbja e shpirtit për “rilindasit” ,solli humbjen e karakterit. Ata janë prodhim i një matrice. Po ta shihni tek deputetet dhe ministrat, edhe gjestet i bëjnë tanimë njësoj si Edi Rama. Duan thjesht të jenë shëmbëlltyra e tij. Ky lloj kulti, dihet se çfarë prodhon. Një totalitarizëm, që më pas i aplikuar në qeverisje, sjell deformime të rënda. Ky totalitarizëm ka prodhuar që Kushtetutë të kemi karakterin e Ramës për qeveri personalitetin e tij! Këtë javë nuk pranoi interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke shpikur një normë të re kushtetuese, sepse sipas tij dhe rilindasve vullneti i tij është norma më e lartë. Në një tjetër ngjarje kishte mbledhur ambasadorët dhe fiks si Hibatullah Akhundzada i Afganistanit ju mësonte se cfare eshte demokracia, se kush udheheq ne Shqiperi e se si Shtetet e Bashkuara nuk ja dolën dot në Afganistan e nëse nuk ka dëshirë Hibatullah Rama do dështojnë dhe në Shqipëri.
Aty ku trillet dhe humoret personale të udhëheqësit bëhen normë e ligj. Siç është kjo përshembull, ku ai që bën një konferencë shtypi, denoncon faktin e provuar, se vëllai i Ministrit të Brendshëm është një i dënuar për trafik droge, ai dënohet me burg. Dikush që nuk ka bërë kallëzim fare, dënohet për kallëzim të rremë. Në kontrast me socialistët, veçanërisht me këtë amalgamën që ndërtoi Edi Rama me prurjet e arrivistëve të pafre e të pangopur në abuzime, anëtarët e familjes tonë politike e kanë ruajtur, një ide, një fabul, një lloj aspirate, me gjithë vështirësitë e 12 viteve shtypje e margjinalizim.
Partia Demokratike ka sot po aq karaktere sa anëtarë ka. Ky lloj diversiteti mund të jetë i pafavorshëm në kuptimin organizativ e elektoral, po është padyshim një pasuri e madhe e kësaj force. Çdokush është i ndryshëm, ka një botë të tijën. Në PD në vitet e fundit u bë betejë e madhe, për të kundërshtuar, për të mos rënë dakort. Por ka një cak ku gjërat marrin drejtim. Ajo është e vërteta. Eshtë konstatimi se kush e ka me tërë mend, kush e ka seriozisht luftën. Mund të mos biesh dakort me liderin e demokratëve për shumë aspekte. Dhe në fakt, edhe mund tja thuash ato në sy. Por, politika është realizëm, dhe në fund ai që ka besimin e shumicës së demokratëve, dhe pse të ndryshëm nga njëri-tjetri, ka dhe të drejtën.
Kjo pasuri ende e ruajtur, ky shpirti demokrat është aseti më i vyer që kjo parti ka sot, 34 vite pas krijimit të saj. Dhe është padyshim aseti më i madh që ka, për të patur sukses, për të triumfuar në zgjedhjet që po vijnë. Prej kësaj lirie, prej këtij karakteri lind anti-konformizmi nga ku merr jetë ndryshimi që i duhet patjetër këtij vendi.
ola xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama, e cila ka publikuar herë pas here fakte për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe dyshimet p...
foto ilustruese ITALI- Operacioni ‘BASSO PROFILO’, zbardhi aferat korruptive mes mafias kalabreze e pushtetit në Shqipëri. Gjykata e ...
TIRANË- Ditën e sotme nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mo...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka risjelljë edhe një herë në ...
Berisha ELBASAN- Kryeopozitari Sali Berisha ka vënë në dukje rritjen qesharake të pensioneve, teksa akuzoi qeverinë Rama p&eu...
Berisha ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për mashtrim dhe vjedhje të buxhetit ndaj pensionistëve....
Berisha ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionstët në Elbasan. Lideri i opozitës, kuj...
Berisha ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka vënë në dukje gjendjen e vështirë me të cilën përballen pensionist&e...
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha t...
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha t...