Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kullat e ngritura në Tiranë dhe nga kush financohet ndërtimi i tyre, ishte një ndër pyetjet që iu ndërtuan kryeministrit Edi Rama nga gazetari italian Giorgio Mottola.
Rama u shpreh se numri i kullave që janë ngritur në kryeqytet është vetëm fillimi, ku shtoi se brenda 5 viteve do të ketë edhe më shumë.
Ndërsa po fliste për financimin, Rama tha se në Shqipëri sipas tij ka një regjim të fortë kundër pastrimit të parave në ndërtim.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Duke folur për fakte, Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat…
Rama: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas 5 vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.
Gazetari: Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.
Gazetari: Të dhënat zyrtare.
Rama: Jo, nuk është e vërtetë.
Gazetari: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.
Rama: Jo. Po ju them diçka
Gazetari: Është nga operatori juaj elektrik.
Rama: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.
Gazetari: Janë të dhëna objektive,
Rama: Atëherë, e para, ne kemi dalë nga lista gri e Moneyval-it, pikërisht sepse kemi një regjim shumë të fortë kundër pastrimit të parave nga ky këndvështrim. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë ose vilnin frutat e që mund t’i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera mjaft të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët. Dhe ne shqiptarët jemi si ju, italianët. Ju jeni shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë! Lërini Rafaelon, Leonardon e të tjerët se nuk keni pikë lidhje me ta, për ta thëne deri në fund siç është, edhe pse keni mendimtarë të mëdhenj, intelektualë të mëdhenj.
Gazetari: Megjithatë, këtu thërrisni arkitektët italianë për të ndërtuar, si Boeri.
Rama: Janë fantastikë, por po flas nga këndvështrimi. Po nëse mendon për krenaritë e italianëve, mendon që Rafaelo ishte korsikan, megjithatë e lëmë. Atëherë, po ju thoja që, njësoj si ju, edhe ne jemi të lidhur me tokën, jemi të lidhur me rrënjët dhe shqiptarët që janë jashtë investojnë për të blerë banesa e kështu me radhë.
intervista TIRANË- Kryeministri Edi Rama në intervistën për gazetarin italian, Giorgio Mottola ka komentuar deklaratat e ish-numrit dy ...
nusret, edi rama BRITANI- Mbrëmjen e djeshme në stadiumin e “Wembley” u zhvillua finalja e Champions League mes Borussia Dortmund dhe...
Gazetari italian dhe Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook se sonte në...
edi rama dhe giorgia meoni ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë fjalimit të saj në një takim elektoral ka f...
Giorgia Meloni dhe Edi Rama ITALIA- Kryeministri Edi Rama pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme në ekranin e Rai 3, në emisionin Report n&...
Foto ilustruese ITALIA- Mediat italiane vijonë të shkruajnë referuar çështjes së marrëveshjes së dy shteteve...
Arben Ahmetaj ITALIA- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj duket se ka refuzuar të heshtë ndonëse në arrati. Teksa audienca mbetet n...
Erion Braçe TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar këtë të shtunë se Bashkia Lushnje ...
Albana Vokshi TIRANË - Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka njoftuar ndarjen nga jeta të babai të saj mbrëmjen e kësaj të sh...
Edi Rama, Armand Duka, Linda Rama TIRANË - Po mbahet këtë të shtunë në “Wembley” finalja e Champions League mes B...