POLITIKE

Si Rama ia ‘lidhi duart’ Veliajt!/ Teliti: A ishte nisma për shkarkimin e tij vetëm një lojë politike?

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2025, 11:37
Si Rama ia ‘lidhi duart’ Veliajt!/ Teliti: A ishte nisma për

Zhvillimet e fundit politike dhe ligjore rreth kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mund të kenë qenë më shumë sesa një përpjekje për vendosjen e drejtësisë, duke u interpretuar si një lëvizje e mirëkalkuluar politike nga ana e kryeministrit Edi Rama. Sipas nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, e gjithë situata, përfshirë arrestimet e drejtorëve të tij, ishte një iniciativë e kryeministrit me një qëllim të qartë: t'i tregonte Veliajt "vendin" dhe ta bënte të qartë se fati i tij politik ishte tërësisht në duart e Ramës.

Në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Teliti tha se mesazhi i dërguar ishte i drejtpërdrejtë: kryeministri mund ta mbante në burg, ta shkarkonte, apo edhe ta rikthente në detyrë përmes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Kjo strategji e kontrollit absolut nuk ishte e drejtuar vetëm ndaj Veliajt. Një mesazh i ngjashëm i është përcjellë edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Të dy, Veliaj dhe Balluku, shihen si dy figurat kryesore dhe rivalët potencialë që mund të synonin postin e Ramës në të ardhmen. Përmes këtij presioni, kryeministri duket se u ka komunikuar atyre një ultimatum të pashprehur: ‘Hani kokat me njëri-tjetrin, por mos guxoni të afroheni te pozicioni im, sepse mund të përfundoni shumë keq’.

Dorjan Teliti: Qëllimi fillestar që është arrestuar politikisht po themi, pra iniciativa nga ana e nga ana e kryeministrit, ishte për t'i treguar Veliajt vendin. Edhe ja tregoi vendin. Edhe i tha që unë po të dua të mbaj në burg, po të dua të shkarkoj, po të dua i them gjykatës kushtetuese them të rikthej prapë në detyrë. Pra jeta jote politike po themi varet nga unë. Ja ka dhënë mesazhin. Dhe Balluku e ka marrë të njëjtin mesazh, duke parë që shiko Erjon Veliaj që ishin, se dy zëvendësit le të themi që hanin me njëri-tjetrin për të zëvendësuar në të ardhmen Ramën, ishte kryetari i Bashkisë dhe zëvendëskryeministrja. Këta ishin dy figurat, janë dy figurat kryesore.

I ka dhënë mesazhet e veta kryeministri. I ka dhënë që hani kokat me njëri-tjetrin, po mos guxoni ta afroni te pozicioni im, sepse mund të përfundoni dhe shumë keq. Sot koha po tregon që e gjithë iniciativa për shkarkimin dhe për largimin që gjoja Tirana të shërbejë, se Tirana kishte nevojë për një kryetar të ri bashkie, që të ishte afër qytetarëve, të ishte me njerëzit, të ishte me sipërmarrjen, të ishte me pensionistët, të ishte me fëmijët, të ishte afër shkollave, qendrave shëndetësore, të ishte afër fermerit, ra poshtë.

Sepse ata qëllimisht, dhe koha e tregoi dhe e vërtetoi këtë gjë, qëllimisht hartuan një projektvendim për shkarkimin e tij, i cili që në fillesë të vet ishte antikushtetues. Prandaj e refuzuan që dhe Erjon Veliaj të vinte të dëgjohej në Këshillin Bashkiak, një e drejtë kushtetuese që e ka dhe i dënuar me vdekje jo më qytetari Erjon Veliaj, që ishte deri në ato momente ishte ende në detyrë, ende, ende pa u shkarkuar kryetar bashkie. Pikërisht që kur të vinte puna te Gjykata Kushtetuese, nëse do të ndryshonin gjërat dhe raportet e tyre politike dhe marrëveshjet e tyre të brendshme, t'i jepej porosia gjykatës që shiko, kthejeni mbrapsht ju, se ndoshta kemi gjetur rrugë të tjera komunikimi, apo ndoshta sot neve mund të jemi në raporte të tjera.

E mori apo s'e mori mësimin Erjon Veliaj, u tregua praktikisht. Erjon Veliaj nuk po flet më. Edhe kur doli në gjykatë kushtetuese foli për bashkëpunëtorët e vet, po nuk foli për eprorin e vet. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan