Iu vendos sot tritol në portën e banesës, Mariglen Lala ka të kaluar kriminale
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informa...
Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë p&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë ng...
Është publikuar fotoja e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit nga ...
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e b...
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.7 lekë, në shitje me 79.7 lekë. Euro do të blihet me 91...

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se siguria ushqimore sot është kthyer në një alarm kombëtar.
“Siguria ushqimore sot është një alarm kombëtar për shkak për 13 vite në pushtet, Edi Rama ka goditur pa mëshirë produktet bio dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë, klientë të pushtetit të tij kriminal, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një kazan mbetjesh për ushqime të kontaminuara dhe të skaduara, nga mishi me salmonelë nga Brazili, te ushqimet e skaduara të Europës e deri te qumështi pluhur e mielli i kontaminuar nga Serbia e Rusia”, tha ai.
Gjatë konferencës për mediat, Tedi Blushi shtoi se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor dhe se ka kthyer Shqipërinë në një kazan produktesh të helmuara e të skaduara.
Deklarata
Siguria ushqimore sot është një alarm kombëtar për shkak për 13 vite në pushtet, Edi Rama ka goditur pa mëshirë produktet bio dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë, klientë të pushtetit të tij kriminal, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një kazan mbetjesh për ushqime të kontaminuara dhe të skaduara, nga mishi me salmonelë nga Brazili, te ushqimet e skaduara të Europës e deri te qumështi pluhur e mielli i kontaminuar nga Serbia e Rusia.
Me të gjitha pushtetet të përqendruara në dorën e tij, me çdo inspektoriat nën kontroll absolut, Edi Rama u kujtua sot të flasë për sigurinë ushqimore, kur është pikërisht ai përgjegjësi kryesor për hapjen e doganave ndaj ushqimeve të helmuara, që përfunduan pa asnjë filtër në tryezat e qytetarëve shqiptarë dhe që rritën në një shkallë të madhe sëmundjet tumorale të shkaktuara nga kontaminimet e produkteve ushqimore.
Por dëmet kolosale të Edi Ramës nuk ndalen vetëm te siguria ushqimore dhe shëndeti publik. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për falimentimin e fshatin shqiptar, shkatërrimin dhe futjen në koma të bujqësisë, të asgjësimit të produktit vendas, uljen pikiadë të eksporteve dhe detyrimin e mijëra fermerëve të braktisin tokën dhe vendin.
Shqipëria, nën qeverisjen e tij, është kthyer në koshin e mbeturinave të botës, ku futet gjithçka që Europa refuzon, produkte pa standard, pa kontroll dhe me rrezik serioz për shëndetin publik. Këto produkte kalojnë lirshëm doganat shqiptare, sepse korrupsioni qeveritar me lejen e Edi Ramës i hapi portat helmit.
Pasojat janë dramatike, jo vetëm rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por edhe goditje e rëndë për eksportet shqiptare, në veçanti për fermerët e ndershëm, që punojnë me standarde dhe sakrifica, por që janë penalizuar padrejtësisht, pasi produktet e tyre nuk arrijnë dot në tregjet ndërkombëtare. Tregjet e huaja po mbyllen njëra pas tjetrës për produktet shqiptare, si pasojë direkte e mungesës së kontrollit shtetëror dhe abuzimit me kimikatet.
Kjo po kompromenton të ardhmen e bujqësisë shqiptare, e cila jo vetëm është e nënfinancuar, por për të tretin vit radhazi ka humbur edhe fondet IPARD – 112 milionë euro të ndërprera nga Bashkimi Europian, për shkak të abuzimeve dhe mungesës së hetimit serioz nga drejtësia shqiptare.
Përballë kësaj situate dramatike, zgjidhja e vetme reale është projektligji për sigurinë ushqimore i propozuar nga Partia e Lirisë, i depozituar prej më shumë se një muaji në Kuvend.
Ne besojmë se siguria ushqimore nuk është luks, por e drejtë themelore e çdo qytetari dhe një detyrim kushtetues i shtetit shqiptar.
Miratimi pa vonesë i këtij projektligji, me nisjen e sesionit parlamentar, është e vetmja zgjidhje e shpejtë dhe efektive për të ndalur këtë krim të përditshëm ndaj shëndetit publik. Çdo ditë vonesë është një ditë më shumë rrezik, veçanërisht për fëmijët, të cilët po ushqehen me produkte të kontaminuara.
Prandaj, miratimi i projektligjit të Partisë së Lirisë nuk është thjesht një zgjedhje politike, por alternativa e vetme konkrete për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë krizën e sigurisë ushqimore, e cila lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me shëndetin publik, por edhe me sigurinë kombëtare.
E ngarkuara e ambasadës së SHBA në Tiranë Nanci VanHorn ka mbajtur një fjalim me shumë mesazhe gjatë ditës së sot...
Berisha ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë për drejtimin e partisë, du...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë ndaj tij, duke e cilësuar k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me pezullimin e vizave nga SHBA, ku në listë ishte edhe S...
Socialistët po mbajnë sot mbledhjen e Grupit Parlamentar. Kreu i grupit, taulant Balla ka kërkuar nga deputetët të jenë më...
Kryedemonrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se hakerimi i SPAK përbën një nga krimet më të rë...
Kryeministri Rama në takimin e mbajtur sot me Grupin Parlamentar të PS-së, tha se në vijim të qeverisjes do kërkohet modernizim ...
Kryetari i PD-së, denoncoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar hakërrimin e SPAK, për ti marrë dokumente sensitive që mund ti ...
Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve të PS duke u thënë se kur vjen një ligj i caktuar në Parlament duhet miratuar dhe jo ...
Ndërsa Kryeministri Rama pranon publikisht se “me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian”, realiteti i q...