TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qen&eu...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qen&eu...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Disa prej emrave më të fuqishëm të teknologjisë amerikane do të jenë të pranishëm javën e ardhshme n&e...
Tenderi 43 milionë lekësh i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike nuk duket më si një ep...
Fjala aneksim u hoq nga ‘përdorimi’. Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje për sigurinë e G...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara ka gjetur mbështetje p&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë n&...
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana të paqarta burri ka vra...
Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të SPAK-ut, ku një...
Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas reagimeve të shkaktuara ng...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një hap zyrtar në Kuvend duke depozituar një paketë të re ligjore, e cila synon të vendosë nën kontroll dhe monitorim të rreptë çdo fond publik apo pasuri që përdoret nga subjekte private.
Përfaqësuesit e opozitës, Enno Bozdo dhe Ivi Kaso, e kanë cilësuar situatën aktuale në vend si alarmante, duke theksuar se gjatë pesë viteve të fundit qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka shënuar rekorde negative për sa i përket korrupsionit dhe grabitjes së fondeve e pasurive publike.
Sipas opozitës, kjo mazhorancë ka miratuar një numër të madh ligjesh speciale dhe ka ngritur agjenci e kompani shtetërore apo guackë, të cilat financohen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit pa u dhënë llogari qytetarëve. Si raste konkrete u përmendën ligjet speciale të tipit Fusha, Korporata e Investimeve Strategjike që menaxhon pronat me vlerë publike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për shërbimet e teknologjisë së informacionit, ndërmarrjet e reja për menaxhimin e pyjeve dhe sektorin bankar, si dhe KAYO, e cila parashikon kontrollin e blerjet në sektorin e shëndetësisë me qindra milionë euro çdo vit.
Përfaqësuesit e PD-së argumentuan se kuadri aktual ligjor nuk garanton transparencë dhe nuk lejon as kërkimin e informacionit, jo më auditimin e këtyre fondeve që kalojnë në duart e privatëve. Përballë kësaj situate, nisma e re ligjore e propozuar nga Partia Demokratike synon të amendojë tre ligje kyçe: atë për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ligjin për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, si dhe ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin. Me këtë paketë, opozita synon të sjellë një model të ngjashëm me vendet e zhvilluara evropiane, duke garantuar në mënyrë përfundimtare gjurmimin, kontrollin dhe vlerësimin e çdo fondi publik që shfrytëzohet nga subjekti privat.
Sot jemi përpara jush, për të prezantuar nismën ligjore të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nisëm e cila do të mundësojë në mënyrë përfundimtare dhe pa asnjë ekuivok, gjurmimin, kontrollin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve apo masave për përdorimin e cdo fondi publik apo pasurie publike, në cilëndo formë dhe në cilëndo mënyrë që ato përdoren apo shfrytëzohen nga Privati.
Me pak fjalë, sot ne sapo kemi depozituar zyrtarisht në Kuvend, një inisiativë ligjore që amendon tre ligje:
Në 5 vitet e fundit, qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekorde negative të padëgjuara përsa i përket korrupsionit, grabitjes së fondeve publike dhe pasurive publike. Kjo maxhorancë ka miratuar pafund ligje speciale, ka ngritur agjenci që menaxhojnë pasuritë më të mira publike të shqiptarëve, kompani guackë që financohen vec nga buxheti i shtetit, të gjitha këto në forma juridike me qëllim te vetëm cimentimin e një mburoje ligjore të padepërtueshme, pas të cilave fshihen, në emër të kontratatve dhe shoqërive tregtare private, miq të ngushtë të kryeministrit dhe kontributorë të partisë në pushtet.
Rastet janë pafund: duke filluar që nga ligjet speciale sic ishte Ligji Fusha, tek ngritja e Korporatës së Investimeve Strategjike e cila menaxhon cdo pronë me vlerë publike, të kompania e AKSHI-t, që do të menaxhojë pa garë dhe pa asnjë llogaridhënie të paktën 200 milonë euro në vit shërbime për TI, të kompania KAYO që nëpërmjet 5 bijave të veta do të marrë cdo vit qindra milionë euro por pa iu nënshtruar asnjë auditimi apo kontrolli publik, e deri tek inisiativa e fundit për KAYO-Bis, ndërmarrjen shtetërore që do të kontrollojë të gjitha blerjet në sektorin e shëndetësisë. E sigurisht këtu mund të përmendim, kompanitë shtetërore të sapokrijuara për menaxhimin e pyjeve, në sektorin bankar, pra, në të gjtha sektorët e ekonomisë ku transferohen qindra milionë euro para publike dhe ku nuk mund sot, as të kërkosh informacion sepse askush nuk përgjigjet, e jo më të kërkosh llogari apo të auditosh se ku realisht shkojnë këto para, si përdoren dhe cili i përfiton.
Përballë kësaj situate të paprecedentë të grabitjes së organizuar të parasë dhe pronës publike, ne vijmë sot më nismën ligjore përkatëse, e cila i jep një përgjigje të drejtpërdrejtë këtyre shqetësimeve, duke propozuar një model që vende të rëndësishme evropiane, shumë herë më të zhvilluara se ne, e kanë adoptuar më kohë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë replikës së saj në Kuvend ditën e djeshm...
Për analistin dhe politologun Ermal Hasimja, ardhja e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ësh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër në Kuvend me kryeministrin Edi Rama për lig...
I njohur tashmë nga qytetarët si ‘Djali i Pankartës’, Ani Marku ka dhënë detaje nga shoqërimi i tij në komisari...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ngre dyshime të forta mbi emërimin e Klodiana Spahiut n&eu...
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e djeshme, (17 shtator 2026), në një seancë maratonë që zgjati më shum&e...
Për aktivistin Andi Tepelena, ajo se çfarë po ndodh me policinë në raport me protestuesit ëskhtë e papranueshme, ndë...
Protestuesit do të zbresin sërish sot në shesh, ndërsa shënohet dita e 111-të e revoltës së tyre kundër kryeminis...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij pas mesnate në Parlament përpara se të miratohej projektligji i Partisë Socialiste pë...
Parlamenti miratoi pas mesnate me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, që parashiko...