POLITIKE

“Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike”/ Berisha tregon çfarë përcolli në takimet në SHBA: Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shtator 2026, 12:34
“Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike”/ Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në konventën republikane për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluar në Dallas, Teksas, më 9 dhe 10 shtator. Konventa ishte organizuar nga Partia Republikane dhe Presidenti Donald Trump mbajti fjalime gjatë aktivitetit.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi këtë vizitë si një nga zhvillimet e rëndësishme të periudhës së fundit. Ai tha se fjalimet e Trump në konventë përbënin, sipas tij, një mbështetje për të gjithë ata që përballen me atë që ai i cilësoi si “komunizmi dhe kartelet e drogës”.

Berisha pretendoi se këto dy çështje përbëjnë edhe “dy shtyllat kryesore” të qeverisjes së Edi Ramës. Sipas tij, fjalimi i presidentit amerikan dhe mesazhet e konventës kishin rëndësi për vendet që përballen me këto problematika.

Një tjetër pjesë e vizitës, sipas Berishës, lidhej me takimet me zyrtarë amerikanë. Ai tha se zhvilloi bisedime me kongresmenë, senatorë, drejtues komisionesh dhe përfaqësues të administratës amerikane, ku sipas tij u diskutuan problematikat e Shqipërisë.

“Gjatë kësaj periudhe që nuk kemi bashkëbiseduar ka pasur disa zhvillime shumë të rëndësishme.
Njëri nga këto zhvillime ishte edhe udhëtimi im në SHBA, për të marrë pjesë në konventën zgjedhore të afatit të mesëm të Partisë Republikane, që u zhvillua në Teksas në datën 9 dhe 10 shtator.
Ajo ishte një ngjarje elektorale më madhështore që unë kam parë në të gjithë karrierën time politike.
Ishte një fantazi e vërtetë.
Presidenti Donald Trump iu drejtua konferencës ato dy ditë me dy fjalime, me të cilat, ai atë konferencë të zjarrtë e elektrizoi totalisht.
Siç kam theksuar, në atë konferencë, presidenti paraqiti dy rreziqet kryesore: komunizmin dhe kartelet e drogës, drogën.
Për fatin më të keq, ato janë dy shtyllat kryesore të regjimit të Edi Ramës.
Në këtë kuadër, nuk ka dyshim se fjalimi i tij dhe konventa ishin një mbështetje e madhe për të gjithë ata që përballen me këto dy rreziqe në vendet e tyre.
Por udhëtimi në Teksas kishte një dimension tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Një seri takimesh me zyrtarë të lartë të Kongresit të SHBA, kongresmenë, kryetarë të komisioneve ndër më të rëndësishmet, senatorë, zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump.
Në këtë kuadër, mund të them se u shfrytëzuan në maksimumin e mundshëm ato ditë për të paraqitur Shqipërinë dhe problematikat e saj.
Natyrisht, siç kam theksuar dhe e theksoj prapë, dy janë çështjet themelore në të cilat ne u ndalëm në takimet tona. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë, mbi demokracinë, mbi rendin, mbi të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
Pasojat e tij, shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë elektorale si dhe kontrollin total të Edi Ramës mbi drejtësinë, përdorimin e saj si armë politike.
Mendoj se me paraqitjen tonë, ne bëmë vërtet një avokati të interesave të çdo shqiptari, por edhe gjetëm mirëkuptim të madh tek bashkëbiseduesit tanë.”.

Po ashtu Berisha falënderoi diasporën në SHBA, ndërsa tha se ata janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës për të çmontuar këtë regjim.

“Faktikisht, këtë javë që lamë pas u zhvillua një hearing në Kongresin e SHBA, hearing në të cilin kryetari i Komisionit të Helsinkit të këtij Kongresi, kongresmeni Xho Uillson shtroi pyetje shumë të rëndësishme mbi krimin transnacional, përdorimin e mjeteve publike dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet në Shqipëri.
Pra, mund të themi se me takimet tona, ne paraqitëm realitetin shqiptar sipas versionit tonë të opozitës, por që në fakt duhet të them se nuk është se ato ranë si rrufe në qiell të pasur. Njohuritë për Shqipërinë ishin mjaft të avancuara. Mund t’u them se Sekretari Rubio, në mesazhin e tij që i dërgon Edi Ramës për pavarësinë e Shqipërisë, shprehet se kartelet e drogës, bashkëpunëtorët e tyre dhe organizatat kriminale janë një rrezik për qytetarët amerikanë dhe duhet t’i luftojmë me efikasitet.
Po kështu, lufta kundër korrupsionit është një problem tjetër madhor, për të cilin administrata e presidentit Trump e ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e saj.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë miqve tanë në Partinë Republikane, IDU-së për ftesën dhe mikpritësve në takimet e rëndësishme që patëm.
Por, dua të jem i sinqertë, pjesa më emocionale e udhëtimit tim ishin takimet me diasporën tonë të mrekullueshme.
Takime që rikthyen atmosferën e zjarrtë të viteve ’90-’91, kur së bashku me diasporën bëmë gjithçka për të përmbysur diktaturën komuniste në Shqipëri.
Në atë kujtim, e kujtoj gjithnjë, ne kërkuam ndihmën dhe mbështetjen e saj për të rrëzuar diktaturën komuniste në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës.
Diaspora dha kontribut historik.

Kombi aty ka disa nga personalitetet më të shquara të atdhetarisë, të çështjes kombëtare. Por njëlloj kësaj here, me të njëjtin entuziazëm, me të njëjtin shpirt vëllazërie na pritën së bashku me Fatmir Mediun, Belind Këlliçin, Enri Çenon, Klevis Balliun dhe Albana Vokshin. Një pritje e jashtëzakonshme. Një angazhim i madh, një preokupim i madh i tyre për gjendjen në Shqipëri dhe vendosmëri për të kontribuar në mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë nga diktatura autoritare e Edi Ramës dhe narkoshteti i tij.
E njëjta atmosferë në Dallas, në Teksas. Më pak numerike, por jo më pak aktive. Po aq atdhetare dhe e flaktë, diaspora jonë në Dallas dhe në Teksas. Personalitete të shquar të cilët kanë kontribuar shumë si për Shqipërinë, ashtu edhe për çlirimin e Kosovës. Të gatshëm të kontribuojnë përsëri me të gjitha lidhjet e tyre të fuqishme me ligjvënësit amerikanë, me zyrtarët amerikanë për çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri, por edhe për problematikat me të cilat përballet Kosova. Pra, mund t’u them se ky udhëtim i fillimit të shtatorit të vitit 2026, ndonëse ishte 35 vite larg të parit, për sa i përket rëndësisë dhe për sa i përket mikpritjes vëllazërore, ngjasonin shumë njëri me tjetrin.
Me këtë rast, dua të përshëndes të gjithë përfaqësuesit tanë të shkëlqyer në diasporë për atë pritje jashtëzakonisht të ngrohtë që na rezervuan dhe angazhimin e tyre të plotë për të mbështetur përpjekjet e forcave demokratike dhe opozitës për çmontimin e këtij regjimi.”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues