Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës dhe Transportit në Partinë Demokratike, Besnik Dervishi u shpreh se ndërtimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë përbën një ndërhyrje të paprecedentë në natyrë dhe një skandal të dyfishtë infrastrukturor.
Ai denoncoi se trasa po ndërtohet drejtpërdrejt në shtratin e lumit Shkumbin, pa projekt teknik të qartë për variantin me katër korsi, ndërsa gërryerja masive e shtratit për marrjen e inerteve po destabilizon zonën dhe rrezikon sigurinë e rrugës dhe të mjedisit përreth.
Pjesë nga dekarata:
Ndërtimi i rrugëve apo investimet në infrastrukturë janë vendimmarrje politike. Është vendim i një qeverisjeje që përcakton se si do të realizohen investimet në infrastrukturë, qoftë për modelin e qeverisjes, modelin e investimit, nëse do të bëhen me buxhetin e shtetit apo me PPP ose koncesion. Por kjo nuk duhet të cenojë cilësinë. Sigurisht që modeli ndikon edhe në cilësi.
Përveç kësaj, një qeveri duhet të ketë një plan dhe një strategji shumëvjeçare për ndërtimin e rrugëve. Në funksion të kësaj strategjie hartohet edhe një plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, ku përcaktohen akset kryesore dhe prioritetet sipas interesit ekonomik për zhvillimin e vendit.
Sa i përket aksit konkret ku ka ndodhur rrëshqitja, që ka krijuar problematikë të madhe për shkak të bllokimit të zonës verilindore, ky aks ishte projektuar fillimisht nga kjo qeverisje në vitin 2015 për zgjerim nga dy në tre korsi. Projekti kishte kushtuar rreth 600 mijë euro dhe parashikonte realizimin me tre korsi, si segmenti drejt Qafë Thanës.
Më pas, për shkak të presionit të ushtruar edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga deputetët e Partisë Demokratike, u kalua në standardin me katër korsi, në emër të ndërtimit të Korridorit të Tetë. Edhe në këtë formë, ky investim nuk përmbush parametrat e një korridori të kategorisë A, që projektohet për shpejtësi 130 km/h ose më tepër.
Nuk ka gjeografi apo terren të papërshtatshëm; çështja është kostoja. Rrugët ndërtohen edhe në lugina, edhe mbi lumenj, ndërtohen tunele. Metodologjia dhe zgjidhja teknike varen nga leverdishmëria dhe mundësitë financiare.
Studimi i fizibilitetit lidhet me leverdishmërinë ekonomike. Për lidhjen e një pike A me një pikë B analizohen disa variante: së pari leverdishmëria ekonomike, së dyti mundësitë teknike, pastaj kalohet në projekt-ide dhe më tej në projektin teknik të detajuar. Studimi i fizibilitetit përcakton edhe një kosto të përafërt të investimit.
Aktualisht nuk ka informacion të qartë nëse ekziston një projekt i përfunduar për këtë aks. Projekti fillestar ishte për tre korsi, ndërsa tani po zbatohet me katër. Mund të ketë një projekt të ri, por ai nuk është publik. Rruga është ndarë në disa lote dhe nuk ka transparencë të plotë mbi gjatësinë totale, koston dhe pikën e saktë të nisjes e përfundimit.
Flitet për segmentin Elbasan–Qafë Thanë, por bypass-i i Elbasanit nuk është ndërtuar, ndërkohë që duhej të niste nga zona e Bradasheshit, ku përfundon autostrada Tiranë–Elbasan, për shkak të trafikut të rënduar. Sot nuk ka qartësi mbi gjatësinë reale të rrugës, koston totale dhe pikën e lidhjes me Maqedoninë e Veriut.
Nga pikëpamja inxhinierike, në atë terren është e vështirë që traseja të jetë e qëndrueshme. Në zonën e Fushë-Labinotit, rruga kalon në shtrat lumi, duke ndërhyrë në ekosistem dhe biodiversitet. Lumi ka territorin dhe formacionin e vet natyror.
Sa i përket rrëshqitjeve, fenomene të tilla ndodhin kudo në botë dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen. Por këtu ka dy elementë që duhen analizuar: gërryerja e shtratit të lumit për marrje inerteshe pa kriter dhe zhvendosja e trasese së hekurudhës si pasojë e kësaj ndërhyrjeje. Marrja e inerteve duhet të bëhet sipas kritereve ligjore dhe teknike.
Që në vitet 2005–2007 është miratuar një akt që ndalonte marrjen e inerteve në shtratet e lumenjve, me përjashtime sezonale të përcaktuara. Megjithatë, nga Rrogozhina deri në Librazhd, lugina e Shkumbinit paraqet dëmtime të konsiderueshme mjedisore, ndërsa përgjegjësia për këto ndërhyrje mbetet e paqartë.
Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e deputetëve të opozitës dhe shfuqizoi rregulloren e re të Kuvendit q&eu...
Nga Richard Schmitt Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që po trondit ba...
Lideri i opozitës ka shpjeguar para gazetave se demokratët protestën e tyre e kanë kundër Edi Ramës. “Mesazhi i demokrat&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se dënon qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që sipa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e akuz...
Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti e ka cilësuar një skandal dhe alarmante në të nj&eum...
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij emri i kreut të shtetit përmendet në m...
Grupi i Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten për qëndrimin lidhur me vendimin për Ballukun. Mësohet se mbledhja do ...
Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa e Prokurorisë së Antikorrupsionit p...
Fati i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherazi Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, mund të ishte kre...