Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu për të denoncuar një aferë në Bashkinë e Tiranës dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga SPAK.
Vangjeli shprehet se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-drejtoresha e RSU nr.1, Anila Shehu, kanë abuzuar me fondet publike në procesin e rindërtimit të godinës nr. 19 në Qytetin Studenti.
Sipas saj, godina nr. 19 në Qytetin Studenti nuk është ndërtuar kurrë, megjithëse për të janë paguar rreth 43 milionë lekë. Aktivistët kanë kallëzuar çështjen në SPAK, duke kërkuar hetime të plota. PD kërkon hetime të menjëhershme për këtë rast, duke e cilësuar si një tjetër aferë të shpërdorimit të parave publike.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Në datën 5 Mars 2025 aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kallëzuan në SPAK Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-drejtoreshën e RSU nr.1 Anila Shehu për një tjetër aferë korruptive lidhur me procesin e rindërtimit e konkretisht ndërtimin e godinës tip në RSU NR.1 (Nr.19) në Qytetin Studenti.
Studentët treguan se përveç mohimit të së drejtës për informim lidhur me këtë rast:
– së pari, ekzistojnë dyshime për abuzim me detyrën shtetërore ku dëmi është i dyfishtë qoftë me fondet publike por edhe me gjurmën dhe territorin e pretenduar për t’u ndërtuar godina nr. 19,
– së dyti, godina nuk u ndërtua kurrë vërtetuar nga fotot e marra në terren,
-së treti, për këtë godinë u paguan rreth 43 milionë lekë të vjetra në favor të kontraktorit i cili do kryente ndërtimin.
Partia Demokratike kreu verifikimet e saj për procedurat e kryera nga bashkia Tiranë për ndërtimin e godinës 19 dhe rezultuan këto fakte shtesë:




Në datën 6 Dhjetor 2019 Erjon Veliaj në cilësinë e kryetarit të AK bashkia Tiranë, zhvillon procedurën me negocim me objekt shembja e ndërtesave godina 15,18,19 në qytetin studenti dhe kontraktori ishte kompania ARB & Trans 2010 shpk e cila ka qenë deri në vitin 2018 në pronësi të drejtpërdrejtë të Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr të bashkisë Tiranë, të përfshirë në aferën e 5 D, Arben Maloku dhe aktualisht në pronësi të babait të tij.

Sipas Spending Data për këtë procedurë ky subjekt u pagua 25.2 milion lekë ekzekutuar në datën 4 Mars 2020 dhe 20 Shtator 2020.



Përveç pagesës për punë të pakryer në vlerën 4.3 mil lekë në favor të ndërtuesit ekzekutuar në dt. 8 Shtator 2023, Erjon Veliaj në datën 12 Nëntor 2021 ka lidhur kontratën me objekt mbikëqyrja e punimeve për objektin rikonstruksion i godinës TIP në RSU nr.1 (nr.19) me operatorin Instituti ‘Dekliada’ shpk në pronësi drejtorit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Mehmet Hasalami, subjekt ky i kontraktuar nga bashkia Tiranë ndër të tjera edhe për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti 26.11.19, rindërtim banesash apo godinës RSU 3 nr.4.


Edhe pse sipas Spending Data nuk rezulton pagesë e përfituar nga ky subjekt për godinën 19 në RSU 1, prezent dhe fakt është se në zbatim të ligjit nr.8402 datë 10.09.1998 Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, i ndryshuar, neni 7, si dhe VKM nr.610, datë 22.09.2022 Për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve, neni 7 e vijues, mbikëqyrësi i punimeve është i detyruar të kontrollojë dhe është përgjegjës për zbatimin e punimeve të ndërtimit, në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit.
Gjithashtu, situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve kontrollohen dhe miratohen nga mbikëqyrësi i punimeve. Pagesa mund të kryhet vetëm në bazë të këtij miratimi.
Çfarë situacionesh ka miratuar mbikëqyrësi kur në këtë objekt nuk ka ndërtim…
Partia Demokratike ka denoncuar disa herë përdorimin e fatkeqësive natyrore duke abuzuar me dashje me keqmenaxhimin e ndarjen e parave publike dhe rasti i mësipërm është një tjetër shembull.
Në këto kushte apelojmë SPAK të konkludojë me hetimet respektive për këtë aferë të kallëzuar nga studentët dhe dërgojë për gjykim shkelësit e ligjit dhe vjedhësit e parave të shqiptarëve.
nenshkrimi i marreveshjes TIRANË- Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar më 18 shkurt një memorandum për mbrojtje...
podcasti TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij "Flasim" iu bëri thirrje emigrantëve në Britani që të kthehen ...
silvio gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndan në një intervistë të posa...
foto ilustruese PODGORICË- Mali i Zi nuk është ftuar që të bëhet pjesë e deklaratës për bashkëpunim...
pamje nga stadiumi ANGLI- Rreth 20 mijë shqiptarë ndodhen në stadiumin e Wembley në Londër, ku po luhet ndeshja kualifikuese p&eu...
TIRANË- Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, departamenti për Byronë për Çështjet ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Tiranë teksa prezantonte kandidatët për deputet të Partis&eu...
TIRANË-Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, departamenti për Byronë për Çështjet N...
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në prezantimin e ekipit të Tiranës, lista e mbyllur e Partisë Socialiste ka më shu...