POLITIKE

Skandali ‘KAYO’, Hoxhaj: U dhanë 30 milionë euro nga buxheti i shtetit për makina të salduara në një kapanon

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2026, 21:20
Skandali ‘KAYO’, Hoxhaj: U dhanë 30 milionë euro nga

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit të parave publike dhe përfshirjes së individëve të dyshimtë në kontrata shtetërore. Investigimet mediatike, të nisura fillimisht nga indiciet e dhëna nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kanë zbërthyer skemën se si rreth 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë "Timak Defense".

Sipas të dhënave të publikuara, kjo kompani është krijuar si një bashkëpunim mes kompanisë shtetërore "Kayo" dhe personave privatë. Edhe pse shteti zotëron vetëm 20% të aksioneve, ai mban të gjithë peshën e financimit. Pjesa e mbetur prej 80% kontrollohet nga aksionerë privatë, të cilët raportohet se kanë bërë një investim fillestar prej vetëm 490 eurosh për blerjen e aksioneve. Në kontrast të plotë, vetëm dy muaj pas themelimit, shteti disbursoi menjëherë 10 milionë euro, ndërsa shifra e përgjithshme e dhënë si paradhënie llogaritet të ketë arritur në 30 milionë euro.

Gazetari i Syri tv dhe emisonit Plug, Julian Hoxhaj tha në “Çim Peka Live”, se faktet e zbuluara tregojnë se pavarësisht shumave marramendëse dhe propagandës për mjete të blinduara ushtarake "Made in Albania", nuk ekziston një linjë e mirëfilltë prodhimi. Mjetet thjesht modifikohen dhe saldohen në një kapanon të adaptuar, ndërkohë që shteti ka vënë në dispozicion jo vetëm paratë, por edhe ambientet e punës.

Një aspekt tjetër shqetësues i kësaj historie është heshtja dhe vonesa e institucioneve të drejtësisë, specifikisht e SPAK. Për muaj të tërë pas denoncimeve të para, nuk pati asnjë lëvizje për të filluar hetime kryesisht, derisa publikimi i audio-përgjimeve të fundit i ktheu faktet në një skandal publik të pamohueshëm.

Çim Peka: Do ta filloj me Julin. Keni bërë një emision, Plug, ku jeni marrë me Roni Yeffet. Keni publikuar dokumente, keni publikuar të dhëna. Nga audio përgjimet e publikuara nga prej Arben Ahmetajt, dukeshin qartë se ata ishin të shqetësuar. Emisioni është transmetuar, dokumentet kanë qenë publike, SPAK as nuk është lodhur të marrë indicie për të filluar hetimin, vetëm pas përgjimit kur ata nuk kanë çfarë bëjnë, po bëjnë sikur janë të interesuar për të hetuar. Por në fakt përgjimet nuk bëjnë gjë tjetër, veçse vërtetojnë ato çfarë ju keni publikuar. Ndërkohë është para një viti apo para shumë kohësh.

Julian Hoxhaj: Në muajin janar të këtij viti.

Çim Peka: Pra nga janari e deri më sot, SPAK-ut nuk i interesonte të hetonte. Edhe pse faktet ishin bërë publike. Vetëm kur u bë zhurmë apo bëhet e madhe, bën sikur është i interesuar aq sa të marrë nga Syri audio përgjimet për të hetuar Kayo-n e famshëm.

Julian Hoxhaj: Shiko, emisioni në fakt zanafillën e ka pikërisht nga emisioni i katërt ose nga intervista e katërt që ju keni zhvilluar me Arben Ahmetajn. Ka qenë po në atë intervistë ku Arben Ahmetaj ka bërë, ka dhënë indicie për veprimtarinë e Roni e Yeffet në Shqipëri, duke nisur nga ato që ishin denoncuar më përpara, që nga tentativa për t'i dhënë tokën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, borxhin e shtetit, përfshirjen në aeroportin e Vlorës, dhe shumë gjëra të tjera. Dhe në atë emision denoncoi apo publikoi të dhëna që lidheshin pikërisht edhe me mënyrën se si Edi Rama po përgatiste që të gjitha asetet e ushtrisë shqiptare, të gjithë paratë që vihen pra, pjesa e buxhetit që shkon për armatime, t'i shkonte pikërisht Roni e Yeffet. Ne morëm indicie, e investiguam në një farë mënyre, faktet janë publike sepse janë të dhëna, janë transaksione thesarit, janë dokumente në regjistrat e QKB-së. Sigurisht që ne kemi investiguar sepse kemi shkuar deri në Senegal, atë që Roni Yeffet e përmend në audio përgjim si vendin ku merren armët, paketohen në Shqipëri dhe më pas shiten në vende të ndryshme. Dhe Senegali ishte një pikë interesante sepse e lidhte Roni e Yeffet-in me një nga miqtë që tashmë i është dënuar kryeministrit Edi Rama, Charles McGonigal. Dhe normalisht ne kemi publikuar të dhëna në atë kohë që tregonin se sa shpejt, me atë mënyrën fap, fap, kryeministri kishte firmosur, pra si ishte themeluar kompania Timak Defense. Kompania që është në bashkëpronësi mes Kayo, pra kompanisë shtetërore, dhe Arjeta Pucës dhe Roni e Yeffet. Ku Roni dhe Arjeta Puca kanë 80% të aksioneve, ndërsa shteti ka vetëm 20%. Dhe çfarë ka ndodhur dhe këtu dua të ndalem pak ta theksoj sepse në thelb është një mini-incenerator, ose është një formë inceneratori apo një formë e të gjitha koncesioneve që Edi Rama ka dhënë nga 2014-a deri më sot. Sepse shteti është financuesi kryesor i të gjithë veprimtarisë. Ne kemi parë të dhënat e dokumenteve

Çim Peka: Juli, që të mos hyjmë në detaje, sepse për t'u thënë shqiptarëve se Rama vjedh, s'u ke thënë gjë të re. Forma dihet, ai vetëm vjedh. Forma e Ramës është vjedh, vjedh, vjedh. Do gjejnë të huaj, do gjejnë shqiptarë, në rastin konkret ka gjetur një izraelit.

Julian Hoxhaj: Dua t'i bëj një përgjigje direkt në fakt drejtorit të Kayo-s, Ardi Veliut. Sepse Ardi Veliu pak ditë më parë ka deklaruar në një studio televizive se Roni Yeffet u bë aksioner maxhoritar, pra me 80% të aksioneve, sepse premtoi se do të investonte shumë. Në fakt, deri më sot na rezulton që i vetmi investim që ka bërë Roni Yeffet ka qenë 490 euro që ka blerë aksionet tek Arjeta Puca dhe investimin e ka bërë shteti. Ka disbursuar 2 muaj pasi u themelua kompania menjëherë 10 milionë euro. Dhe aktualisht që ne flasim, kjo kompani ka marrë 2.5 miliardë lekë apo rreth 30 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Pra shteti shqiptar paguan paradhënie makinat që Edi Rama i shet si "Made in Albania", por në fakt edhe në emisionin e para disa ditëve pamë që nuk kishte asnjë linjë prodhimi, por ishin makinat, të paktën me syrin e një njeriu po themi edhe të gazetarit, por edhe një qytetari të thjeshtë e kuptojmë që ishte një kapanon ku modifikoheshin, saldoheshin dhe më pas shiteshin si prodhim shqiptar. Pra vetëm kaq ka bërë kompania.

Çim Peka: Ka dhënë 30 milionë euro deri tani?

Julian Hoxhaj: Deri tani 30 milionë euro.

Çim Peka: Dhe ku saldohen këto makinat? Te ish godina e Irfanit?

Julian Hoxhaj: Pra makinat.  Ka disa asete që ka marrë. Se këtu është interesantja. Pra, kur shteti futet bashkëaksioner me një kompani, supozohet që kompania që futet aksionere jashtë, pra kompania private, duhet të vijë me një investim, që duhet të jetë ose linja e prodhimit, ose diçka tjetër. Kurse shteti i ka dhënë dhe paratë, i ka dhënë dhe ambientet.

Çim Peka: Unë realisht besoj që t'u thuash shqiptarëve që Rama vjedh dhe të mundohesh t'i bindësh është kohë e humbur. Ata e dinë. Ne thjesht do sjellim sa herë kemi mundësi prova konkrete, për t'ju thënë njerëzve që Rama është gati të hahet me këdo. Për t'ju thënë njerëzve që SPAK-u është në lojën e tij sepse nuk heton. Aty i ka provat. Kjo është më shumë për ata që besonin te drejtësia e re. Rama bashkëqeveris në mënyrë kriminale me SPAK-un. I jep publikut ushqim. Çfarë i intereson Ramës? Do lirojnë njërin, do arrestojnë tjetrin. Këtë punë, i ndërron ai. Dua të pyes vetëm pak shpejt, si u ndjeve kur dëgjove që në përgjim flitej për ty?

Julian Hoxhaj: Shiko, ndjesia fillestare sigurisht që nuk ndihesh mirë, në momentin që bëhesh objekt bisede e disa njerëzve që quhen trafikantë, ose vetëquhen. E kanë deklaruar që janë trafikantë. Dhe sigurisht që ky ishte një moment, personalisht nuk e kam përjetuar po them në nivele problematike, por janë familja, njerëz të afërt të shqetësuar, dhe as nuk do të ndal hapat e mia sepse është një çështje që duhet ndjekur, e konsideroj serioze. Sepse një nga çështjet kryesore apo problemet kryesore që u përmend edhe në audiopërgjime ishte pikërisht që Roni Yeffet thoshte që mediat do të flasin shumë për ne, do të merren shumë me ne e tjerë e tjerë. Pra fokusi i tyre do të jenë gazetarët. Sepse të vetmit që mund të nxjerrin zbuluar pikërisht punët e pista të kësaj qeverie nëpërmjet njerëzve të tillë janë gazetarët.

Çim Peka: Edhe gazetarët me gishta.

Juluan Hoxhaj: Patjetër. Ata pak gazetarë, të cilët kanë guximin, kanë hapësirën sigurisht si ne në Syri Televizion, që të bëjnë punë të tilla për të denoncuar aferat e kësaj qeverie.

Artikuj te sugjeruar

video

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë