POLITIKE

Skandali me pronat e ushtrisë/ Blushi: Rama është një mercenar i mafies ndërkombëtare

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 10:15

Skandali me pronat e ushtrisë/ Blushi: Rama është një

Një tjetër mega-aferë me përmasa të sigurisë kombëtare është denoncuar publikisht, duke vënë në qendër të akuzave Kryeministrin Edi Rama dhe një ortak të tij izraelit, Ron Yeffet. Sipas denoncimit, nën maskën e "rilindjes së ushtrisë shqiptare", po zbatohet një skemë gjigante vjedhjeje, ku pasuritë e Forcave të Armatosura dhe buxheti i armatimeve po i falen një individi me të kaluar të dyshimtë.

Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka artikuluar akuza të rënda, duke e cilësuar kryeministrin Rama si një "autokrat mercenar dhe rrugaç", i pangjashëm me diktatorët e tjerë në botë. Sipas tij, Rama është një mercenar jo vetëm në shërbim të George Soros dhe Aleksandër Vuçiçit, por edhe të mafies ndërkombëtare, e cila e trajton Shqipërinë si "plaçkë për t'u zhvatur".

Në qendër të kësaj afere qëndron biznesmeni izraelit Ron Yeffet, i përshkruar si "krahu i armatosur" i kryeministrit. Pretendohet se Yeffet, një personazh i përjashtuar nga NATO për shkak të aktiviteteve të tij, është zgjedhur nga Rama si partneri ideal për këtë skemë. Arsyeja, sipas denoncimit, është se Yeffet është i gatshëm "të bëjë burg për llogari të Edi Ramës", duke u tërhequr një paralele e drejtpërdrejtë me rastin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Skema e dyshuar korruptive funksionon përmes shpikjes së një afere për blerjen e pajisjeve ushtarake, të cilat, sipas denoncuesit, rezultuan totalisht joefektive gjatë përmbytjeve të fundit. Përtej vjedhjes së taksave të qytetarëve, pjesa më alarmante e aferës është falja e pronave të patundshme të ushtrisë ndaj këtij individi.

Gjatë bisedës në studio me moderatorin Flavio Qarri, Blushi tha se akuzat shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një strategjie të kryeministrit për të nxjerrë në shitje interesat kombëtare. Në këtë kontekst, janë përmendur çështje sensitive si kufijtë e Kosovës dhe deti, si dëshmi se Rama është i gatshëm të "shesë shtetin për të mbajtur pushtetin".

Denoncimi përmbyllet me një tablo edhe më të zymtë, ku siguria kombëtare dhe institucionet kyçe si Kadastra apo sistemi TIMS pretendohet se janë dorëzuar në duart e personave të lidhur me krimin e organizuar, duke e lënë vendin tërësisht të ekspozuar.

Flavio Qarri: Rikthehemi në transmetim të drejtpërdrejtë zonja dhe zotërinj, flasim për një tjetër mega aferë, edhe pse janë bërë kaq gati të mërzitshme këto etiketime dhe këto përcaktime mega aferë, super skandal. Por me sa duket në përsiatjen për të rilindur ushtrinë shqiptare, kemi gjetur një front të ri super vjedhje. Tedi Blushi në fakt ka qenë nga të paktët që ka reaguar politikisht për këtë çështje, të ngritur nga emisioni Plug në Syri Televizion, ndaj e kemi bezdisur sot nëse ka avancuar diku tjetër me qëndrimet. Mirëmëngjesi, mirë se erdhët.

Tedi Blushi: Mirëmëngjesi dhe është kënaqësi, asnjëherë bezdisje, të jesh i pranishëm në këtë dritare lirie. Ka pesë vjet që është një dritare lirie për të gjithë shqiptarët, kështu që është gjithmonë kënaqësi.

Flavio Qarri: Faleminderit zoti Blushi. Çështja është për t'u rikthyer pak tek Ron Yeffet, miku izraelit i kryeministrit që funksionon tanimë jo vetëm si lobisti i tij, por edhe si krahu i vet i armatosur, nëse mund ta etiketojmë kështu.

Tedi Blushi: Së pari më lejoni të përgëzoj punën e jashtëzakonshme që ka bërë emisioni Plug, jo vetëm për zbërthimin e kësaj afere, por për shumë afera të tjera. Të mos harrojmë që i gjithë buxheti i Plugut, vjetor, është më i vogël se paga që sot merr një prokuror i prokurorisë speciale, detyra e të cilit është pikërisht zbardhja e këtyre aferave, nxjerrja e përgjegjësive dhe ndëshkimi ligjor për të gjithë ata të cilët guxojnë të vjedhin 1 qindarkë, jo më qindra milionë euro si me këtë rast. Megjithatë, dua të theksoj që për nga mënyra se si Edi Rama qeveris vendin, është një autokrat i cili është i pangjashëm me autokratë të tjerë në botë. Bota ka parë shumë diktatorë të cilët kanë qenë shumë mizorë, por të cilët nuk kanë pasur dy karakteristika që i ka Edi Rama.

Edi Rama është, përveç se është autokrat, është edhe mercenar, është edhe rrugaç. Cilësime të cilat diktatorë të tjerë nuk i kanë patur, pavarësisht se kanë qenë shumë mizorë dhe që banditizmin e vet janë munduar ta maskojnë në mënyra të tjera. Edi Rama them që është mercenar, i pakrahasueshëm me asnjë autokrat tjetër në botë, për shkak sepse ai është mercenar jo vetëm i George Sorosit, jo vetëm i Aleksandër Vuçiçit, por edhe mercenar i gjithë mafies ndërkombëtare që e sheh dhe e trajton Shqipërinë si plaçkë për ta zhvatur. Një ndër ta është edhe i famshmi Ron Yeffet, i cili ose nëpërmjet të cilit, Edi Rama ka shpikur një aferë për të vjedhur jo vetëm taksat e shqiptarëve, nëpërmjet gjoja pajisjeve ushtarake, të cilat ne i pamë se sa efektive janë me përmbytjet e javëve të fundit, kur kamionët e ushtrisë përmbyteshin në kanalet e Durrësit apo kur punonjësit e forcave të armatosura nuk kishin pajisjet e duhurave për evakuimin e banorëve dhe më rëndë se kaq është fakti që pronat e forcave të armatosura po i falen një individi i cili nga NATO është përjashtuar si një figurë që ka bërë gjithçka thjesht dhe vetëm për t'u pasuruar në kundërshtim flagrant me ligjet e sigurisë, sidomos, dhe kjo duhet theksuar, të një vendi anëtar të NATO-s, i cili e ka dorëzuar sigurinë në duart e shumë ronëve dhe më rëndë akoma në duart e Ergys Agasit.

Flavio Qarri: Blushi, një pyetje ndoshta naive. Çfarë i ofron Ron Yeffet kryeministrit Rama që duhet t'i fali ushtrinë, sigurinë kombëtare, buxhetin e armatimit, edhe nuk po flasim për pak para, tenderat sekret?

Tedi Blushi: I ofron mundësinë që këto lekë t'i ndajë me Edi Ramën.

Flavio Qarri: Po këtë ja ofronin qindra të tjerë Edi Ramës.

Tedi Blushi: Dhe qindra të tjerë ndoshta nuk do t'ja ofronin sepse askush nuk merr përsipër që të njolloset dhe të bëjë burg për llogari të Edi Ramës. Ndërsa Ron Yeffet është një ndër ta që është gati të bëjë burg edhe për llogari të Edi Ramës, sikundër ka bërë burg dhe është duke bërë burg aktualisht, Charles McGonigal, i cili u korruptua po nga Edi Rama për të goditur opozitën shqiptare. Askush nuk mund ta imagjinonte që një ish zyrtar i lartë i FBI-së, të bëjë burg për Edi Ramën. Megjithatë Edi Rama është mjeshtër për të identifikuar të tillë personazhe kontrovers, të cilët para parasë janë gati të bëjnë gjithçka, qoftë edhe burg, për një rrugaç, për një bandit si Edi Rama. Për një mercenar si Edi Rama, i cili i ka nxjerrë në shitje interesat kombëtare, nuk ka nxjerrë në shitje vetëm pronat e ushtrisë. Ai i ka nxjerrë në shitje kufijtë e Kosovës.

Ai është gati të shesë detin e Shqipërisë për t'ia falur fqinjit tonë jugor. Ai është gati të falë, të falë shtetin për të mbajtur pushtetin. Dhe është pikërisht kjo arsyeja përse...

Flavio Qarri: Përveç të gjithë këtyre organizmave ndërkombëtarë, NATO, BE e të tjerë, asnjë nuk ka asnjë mekanizëm për ta ndaluar?

Tedi Blushi: Është, në radhë të parë është detyra e shqiptarëve të mos mbajnë më asnjë minutë më shumë një bandit dhe një rrugaç i cili ka pushtuar çdo zyrë shteti me të tillë banditë, me horra, me trafikantë të drogë dhe që e ka dorëzuar praktikisht sigurinë në duart e karteleve të drogës dhe këto nuk janë propagandë, kjo nuk është politikë. Lexoni dosjen e AKSHI-t për të kuptuar se jo vetëm siguria kombëtare, por pronat e të gjithë shqiptarëve sot janë në duart e Ergys Agasit. Kadastra është në duart e Ergys Agasit, sistemi TIMS është në duart e Ergys Agasit, i cili nuk është asgjë tjetër veçse si vëllau i Ramës….

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan