Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Një anëtar i një bande kriminale nga Glasgou, i cili furnizonte dhe shiste kokainë dhe kanabis, është fshirë nga regjistri i ...
Në kuvend vijon seanca maratonë ku pritet të hidhet për votim reforma e njëanshme e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama e...
Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhv...
Banorët e një lagjeje në qytetin e Durrësit ankohen për mungesën e pastrimit të mbeturinave. Përmes një denoncimi ...
Një aksident tragjik në punë i mori jetën një 35-vjeçari me origjinë shqiptare në Rasora, në territorin e komun&e...
Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita. Në seancë pri...
Detaje të reja kanë dalë nga çështja Balluku, ku disa fakte që janë administruar në dosje, kanë detyruar SPAK t&e...
Një punonjës i UPS-it, i cili humbi një email paralajmërues dhe ndryshoi gabimisht rrugën e transportit, bëri që pjesë t...
Një marinar 24-vjeçar i Marinës Mbretërore Britanike është paraqitur në gjykatë, i akuzuar për përgatitje p&...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për përplasjen e deputetit socialist Erion Braçe me të vetetë lidhur me Reformën Territoriale, duke e cilësuar atë si një përplasje të inskenuar që, sipas tij, mund të zbulohet nga votimi në Kuvend.
Shehaj tha se qëndrimi i Braçes do të provohet në momentin e votimit, pasi shumicës i nevojiten 84 vota për miratimin e reformës, ndërsa aktualisht disponon 85.
“Tani e vërteta është që do ta zbulojmë shumë shpejt. Që kjo është e gjitha një lojë. Ramës i duhen 84 vota për të kaluar reformën territoriale. Ndërkohë ka 85. Por ka një mundësi që Braçe mos ta votojë reformën territoriale dhe kjo varet nga pjesëmarrja apo jo e Belinda Ballukut në Parlament”, deklaroi Shehaj.
Sipas tij, mungesa e Belinda Ballukut në Kuvend do ta vendoste Braçen përballë nevojës për të votuar pro reformës, nëse mazhoranca do të kërkonte të siguronte numrin e nevojshëm të votave.
“Belinda Balluku nuk vjen prej kohësh në Parlament që kur SPAK-u kërkoi arrestimin e saj. Tani në rastin konkret mazhoranca ka nevojë për votën e Belinda Ballukut, se pa votën e Ballukut, Braçe do të detyrohej të votonte dhe të zbulonte të gjithë lojën e ngritur nga Edi Rama”, tha ai.
Shehaj e cilësoi përplasjen publike të Braçes me Ramën si pjesë të një “teatri” politik dhe kritikoi edhe mbështetjen që, sipas tij, Braçe ka marrë nga opozita.
“Tallja që u bëhet qytetarëve është e pabesueshme. Tani Erion Braçe ka bllokuar foltoren dhe kërcënon Edi Ramën se do të votojë gjoja kundër reformës territoriale. Por ajo që është më e pabesueshme akoma është që tani Braçen e mbështet edhe opozita në këtë teatrin e tij, në lojën që po bën kundër Edi Ramës gjoja”, u shpreh Shehaj.
Kreu i Mundësisë thekson se pjesëmarrja ose jo e Ballukut në seancë dhe mënyra si do të votojë Braçe do të tregojnë, sipas tij, nëse përplasja është reale.
“Sot do ta zbulojmë. Loja do të vazhdojë apo do të dalin zbuluar sepse Belinda Balluku do të vijë në Parlament. Apo Belinda Balluku do të vijë në Parlament që të mundësojë lojën e Edi Ramës. Tani do ta shikojmë”, përfundoi Shehaj.
Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita. Në seancë pri...
Tabaku kundër Reformës Territoriale: Dështon të përfaqësojë qytetarët dhe cenon autonominë vendore Gjatë fjal&...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për shfuqizimin e masës së...
Wall Street Journal ka zbritur në Shqipëri për investimin miliardësh të Jared Kushner, duke ndërtuar një reportazh që sj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi p&e...
Kuvendi është mbledhur këtë të enjte, ndërsa pritet të votohet reforma territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkiv...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se po e bazon reformën administrativo-territoriale në pazare...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me socialistin Arbjan Mazniku, një nga hartuesit e draftit t...
Deputetja Marjana Koçeku ka dalë kundër Reformës Territoriale, duke e cilësuar atë si një nismë të pakonsultuar...
“Parzmore e dhunës”!, kështu e ka quajtur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Kuvendin, në një kohë që sipas ...