Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto” me gazetarin Flavio Qarri, deputeti i PD-së Bardh Spahia, theksoi se kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, duhet të japë menjëherë dorëheqjen.
Spahia argumentoi se përgjimi i bisedës së Becit me Ervis Berberin, ku diskutohet hapur ndarja e fondeve publike përfshirë shprehjen famëkeqe “500 mijë euro për profesorët e Harvardit dhe 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë”, tregon qartë përfshirjen e tij në skema korruptive.
Ai kritikoi ashpër mungesën e përgjegjësisë morale të mazhorancës dhe theksoi se qëndrimi i Becit në krye të Bashkisë dëmton rëndë imazhin e institucionit dhe besimin e qytetarëve. Spahia kërkoi gjithashtu që Beci, të japë dorëheqjen për të çliruar karrigen e kryetarit dhe të ndalojë çdo ndërhyrje në procesin gjyqësor.
Sipas Spahisë, ky nuk është rast i izoluar pasi Beci është vetëm një nga të paktën 12 kryebashkiakët e mazhorancës që përballen me akuza për korrupsion.
Pjesë nga deklarata:
Një ndër detyrat kryesore të përfaqësuesve të popullit, dhe në rastin konkret të deputetit, është denoncimi i çdo lloj afere korruptive dhe mbrojtja e interesit publik dhe qytetar. Është një ndër aspektet kryesore të punës sonë dhe të detyrimeve tona si parlamentarë.
Në rastin konkret, sigurisht që çdokush mund të thotë se e dinte, nuk është se nuk e dinte. Por ajo që bën përshtypje në rastin e Benet Becit, dhe jo vetëm, është se tashmë jemi mësuar të shohim afera korruptive madhore kryesisht të lidhura me qeverisjen qendrore, duke filluar nga kryeministri, ministrat, zv/ministrat dhe drejtorët e institucioneve kryesore shqiptare. Ndërkohë, përfshirja e përfaqësuesve vendorë ka kaluar pak në hije, edhe pse ata nuk janë të pakët në numër.
Janë të paktën 12 kryetarë bashkish të kësaj mazhorance që janë direkt të akuzuar për korrupsion. Në rastin konkret të zotërisë Beci, ai është i akuzuar. Sigurisht që fajësinë do ta vendosë gjykata, por fakti mbetet.
Prokuroria ka bindjen që faktet qëndrojnë, pasi ka ngritur akuzën dhe ka dërguar çështjen për gjykim. Në rastin e Benet Becit nuk ka asnjë denoncues ndaj të cilit të mund të ketë dyshime për vërtetësinë. Vetë prokuroria ka zbuluar përfshirjen e tij gjatë hetimeve të tjera, duke përfshirë edhe një komunikim me Ervis Berberin që evidenton përfshirje në aferë korruptive dhe ndarjen e parave publike, përfshirë shprehjen e famshme për 500.000 euro për profesorët e Harvardit dhe 320.000 euro për dy klasa shkollë.
Qytetarët shkodranë kanë qenë të vetëdijshëm për mënyrën se si u fitua Bashkia e Shkodrës. Përfshirja e Benet Becit, Elisa Spiropalit dhe direkt e kryeministrit Edi Rama në tjetërsimin e vullnetit qytetar ka qenë e qartë, duke përdorur presionin e institucioneve shtetërore, premtime për punësime, paratë e trafiqeve të drogës dhe krimin e organizuar haptazi gjatë periudhës elektorale, duke kulmuar me pamjet e ditës së zgjedhjeve në 2023.
Ky është një model i Edi Ramës, një modus operandi që nuk i shmanget dot. Ai ka përdorur krimin e organizuar, paratë e pista dhe institucionet shtetërore për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Qytetarët kanë vuajtur presionin edhe në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Shtabi elektoral i zotit Beci u arrestua menjëherë pas zgjedhjeve, dhe tani është dërguar për gjykim i gjithë stafi administrativ i bashkisë.
Çështja tani nuk është ligjore, pasi rrugëtimi gjyqësor ka kohët dhe teknikalitetet e veta, por shtrohet moralisht. Politika nuk ka vetëm aspekt ligjor, por edhe detyrime morale. Është e trishtë të shikosh se nga kjo mazhorancë ka rënë çdo normë morale: njerëzit akuzohen me fakte, por askush nuk mban përgjegjësi morale.
Minimalisht, si detyrim moral dhe respekt ndaj qytetarëve shkodranë, Benet Beci duhet të japë dorëheqjen, për të çliruar simbolikisht karrigen e kryetarit të bashkisë nga një person i akuzuar për korrupsion dhe vjedhje. Kjo është e nevojshme për institucionin e Bashkisë së Shkodrës. Një i akuzuar mund të përdorë influencën e pushtetit për të ndikuar në procesin gjyqësor.
Në rastin e ripërsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme, opinioni publik dhe kërkesa e përfaqësimit nga shkodranët duhet të merren parasysh. Urgjente për ne është çlirimi i karriges nga një person i akuzuar për vjedhje. Mazhoranca ka detyrimin moral të veprojë në këtë drejtim.
Benet Becit i them: liro karrigen e kryetarit të Bashkisë Shkodër nga turpi i akuzës për vjedhje. Shkodra nuk e meriton këtë. Shkodra është qyteti i kulturës, dijes dhe qytetarisë. Qyteti ka respektuar maksimalisht qytetarët dhe interesin publik, por Bashkia tani është e mbyllur hermetikisht, dhe tenderat publikë janë në shumicë problematike, duke ngjallur dyshime për afera të tjera.
Probabiliteti është i lartë, por duhet theksuar aspekti moral i çështjes: gjyqet mund të vazhdojnë, por tani duhet të ndodhë çlirimi i karriges nga akuza për vjedhje.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në parkun eolik të Tropojës, një projekt që po zhvillohet në bashkëpunim me amerikane CWP...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në parkun eolik të Tropojës. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se vendi ynë prej ...
Shkalla e Tujanit, aksi Arras-Lurë është bllokuar mbrëmjen e sotme nga bora, duke lënë rreth 20 persona të bllokuar, të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka artikuluar një qëndrim të prerë mbi strategjinë e opozitës d...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot denoncimet për situatën e krijuar nga përmbytjet në qytetin e Durrë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozit&eu...
Nga Basir Çollaku "…gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me t&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas monologut të Edi Ramës, duke e akuzuar këtë t&eum...
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka shpërthyer në ironi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke demaskuar kthesën e tij t&...
Nga Ilir Meta Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për ç...