Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK ndërsa ka bërë me dije para mediave se ka bërë një tjetër kallëzim në lidhje me çështjen McGonigal. Kalaja u shpreh se mediat e huaja kanë konfirmuar të gjithë akuzat e PD-së. Ajo shtoi se mediat amerikane kanë ngritur me shqetësim bashkëpunimin e kryeministrit Rama me grupet, me kartelet më të rrezikshme të botës siç është ajo e Sinaloas.
Kalaja tha se kanë sjellë gjithë informacionin e nevojshëm për vijimin e kallzimit penal të bërë më herët. Ajo tha se të gjithë faktet denoncimet dhe kallëzimet që kanë bërë jo vetëm koha i dha të drejtë, por nga ana tjetër po tregon se Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë të SPAK nën presionin dhe shantazhin e Kryeministrit Rama që guxojnë të hapin dhe të hetojnë dosjen e McGonigal.
"Sot kemi ardhur për të bërë një kallzim shtesë që ka të bëjë me çështjen e McGonigalit ose siç njihet afera e kryeministrit shqiptar me drejtuesin më të lartë të FBI dhe për të cilën në fakt jo vetëm që mediat më të fuqishme amerikane kanë konfirmuar të gjithë akuzat tona por nga ana tjetër këto media, këta gazetarë ngrenë pyetjen se pse edhe sot e kësaj dite në një rast të paprecedentë, kur kryeministri i vendit më të varfër në Evropë kompromenton ose korrupton drejtuesin me të lartë të FBI, marrëveshja e pranimit të fajësisë me Ministrinë e Drejtësisë nuk është bërë publike.
Kjo duke ngritur dyshime të arsyeshme se pas kësaj fshehje që i është bërë nga ky departament fshihet vetë ish Presidenti Biden për shkak edhe të lidhjeve që kishte edhe djali i tij me çështje të ndryshme, qoftë McGonigali por qoftë edhe të problemeve të tjera që kishte Kryeministri shqiptar.
E dyta. Dua të kujtoj se po mediat amerikane kanë ngritur me shqetësim bashkëpunimin e kryeministrit Rama me grupet, me kartelet më të rrezikshme të botës siç është ajo e Sinaloas. Ne këtë kuptim ne kemi sjellë gjithë informacionin që e çmojmë të nevojshëm për vijimin e kallzimit penal të bërë më herët. Dhe po kështu gazetari që ka bërë këtë denoncim për lidhjet e Edi Ramës, Alex Soros me grupin e Sinaloas sot është propozuar që të jete zv/drejtues i FBI.
Pra të gjithë faktet denoncimet dhe kallëzimet që ne kemi bërë, jo vetëm koha na dha të drejtë, por nga ana tjetër po tregon se Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë të SPAK nën presionin dhe shantazhin e Kryeministrit Rama dhe jo vetëm nuk po guxojnë të hapin dhe të hetojnë dosjen e McGonigal.
Dhe pika e tretë që ne vijmë sot këtu është ajo që ka lidhje me kallëzimin që ka bërë deputeti i PD, kryetari i grupit parlamentar zoti Gazment Bardhi që në janar të 2022 dhe që nga ai moment deri më sot nga ana e SPAK nuk ka asnjë veprim. Ne këto kushte referuar edhe ndryshimeve potenciale që kanë ndodhur në SHBA, referuar edhe vetë deklarimeve të Presdientit Trump që ka thënë se të gjitha kartelet e rrezikshme do të shpallen grupe terroriste, ne kërkojmë nisjen sa më shpjet të hetimeve ndaj kryeministër Rama dhe pse jo të shkohet edhe me masa konkrete, qoftë me pezullimin e ushtrimit të detyrës, qoftë me masat e sigurimit personal. Kryeministri Rama në shkelje të detyrë kërcënon prokuroret, prish dhe fsheh provat, kështu që SPAK atë që bëri me Veliajn ta bëjë edhe me Kryeministrin Rama," tha Kalaja.
TIRANË- Kreu i PSD, Tom Doshi pasi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK ka dalë dhe ka folur para gazetarëvë. D...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme nga dia...
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, lidh...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me takimet e zhvilluara me emigrantët në Itali dhe Greqi. Berisha tha se k...
klotilda bushka ne spak TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka &e...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar tashmë, ka vijuar me sulmin e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj ka postuar në rrjetet soci...
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka analizuar sulmin e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokuro...
Tom Doshi TIRANË- Kreu i PSD-së, Tom Doshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Dosh...
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të Partisë Socialiste.Mësohet se mbled...
rama, bin zayed TIRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nayan ka vizituar ditën e djeshme Shqipër...