
SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke futur në “unazë” të gjithë rrethin familjar dhe atë shoqëror të saj.
Ylli “polar” i kontrolleve më të fundi ndaj rrethit të Ballukut ka qenë edhe gazetari Sokol Balla, ish-bashkëshorti i numrit dy të Ramës.
Pak ditë më parë SPAK ushtroi kontroll në banesën e Sokol Ballës, i cili edhe pse është zyrtarisht ish-bashkëshorti, duket se ka shërbyer si mekanizëm për pastrimin e parave të ish-gruas, dyshon SPAK.
Kujtojmë se para se ish-bashkëshorti i Belindës, Sokol Balla, të kontrollohej nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai është paraqitur në SPAK dhe ka dhënë shpjegime lidhur me disa transferta parash në Austri dhe jo vetëm.
Gjatë daljes nga ambientet e SPAK, Balla doli i “trullosur”, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe, për më tepër, ngatërroi derën e daljes nga ambientet.
SPAK ka ngritur dyshime të forta se ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut ka përfituar benefite financiare dhe pasuri të paluajtshme, duke shfrytëzuar këtë lidhje me zyrtaren e lartë të qeverisë Rama.
Ndërkohë, paralelisht me këto kontrolle, SPAK ka kërkuar në gjykatë dy ditë më parë autorizimin për lejimin e këqyrjes dhe ekspertimit të sendeve elektronike të sekuestruara në ambientet ku është ushtruar kontrolli.
Gjithashtu, hetimi është intensifikuar me marrjen në pyetje të disa personave, mes të cilëve edhe biznesmenë që kanë përfituar tenderat e 7 loteve për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Maj14:20
Këshilli Bashkiak i Pogradecit dyfishon tarifën e parkimeve, opozita kundër: Rëndon xhepat e qytetarëve, distancohemi nga ky vendim i të majtës!
Këshilli Bashkiak i Pogradecit në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë ka vendosur rritjen e tarifës së parkimit nga 50, n...
POLITIKE
2 Maj13:44
Mediu në IDU: Shqipëria në udhëkryq, korrupsioni sistemik dhe integrimi drejt BE i vonuar
Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, njëherësh dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Fatmir Mediu, de...
POLITIKE
2 Maj12:54
Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për pasurinë, duke thënë se ka ndërtuar një kopsht privat në Surre...
POLITIKE
2 Maj12:23
“Energjia e Tigrave të Belindës 6 herë më shtrenjtë”, Gazment Bardhi thirrje SPAK: Ndiqni paranë! Një vit pas dorëzimit të dokumenteve…
Kreu i Grupit Parklamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka kujtuar se një vit më parë ka dorëzuar në Prokurorin&e...
POLITIKE
2 Maj11:38
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE i marrë peng nga qeveria, korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta po bllokojnë Shqipërinë
Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duk...
POLITIKE
1 Maj21:09
Vasili publikon video-skandal nga burgu: Mejhane me drogë e alkool, ndërsa Ilir Meta trajtohet çnjerëzisht
Ish-deputeti Petrit Vasili ka publikuar një video që, sipas tij, përbën një skandal të rëndë në sistemin penitencia...
POLITIKE
1 Maj19:52
Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat
Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, delegacioni i Partisë Demo...
POLITIKE
1 Maj15:25
Pamja e Ilir Metës në gjyq ngjalli debat në rrjet, reagon Monika Kryemadhi
Pas reagimeve të shumta në media dhe rrjete sociale për pamjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës së fundit gjyqësore,...