Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thote se marrja e pandehur nga SPAK e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, nxjerr lakuriq Edi Ramën si garant të korrupsionit dhe pengues të drejtësisë.
Bardhi thekson se një kryeministër që pretendon të luftojë pandëshkueshmërinë nuk mund të mbajë në krahun e vet të djathtë një të akuzuar për vjedhje milionëshe në tendera publikë, duke i dhënë kështu një mesazh të qartë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë: në krye të çdo aferë korruptive është Edi Rama.
Ai shton se kallëzimi për tenderin e Tunelit të Llogarasë, për të cilin Balluku është marrë e pandehur, nuk ishte veprim politik, por një shërbim për interesin publik, dhe opozita do të ndjekë nga afër hetimin, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të Ballukut nga çdo detyrë publike, për të garantuar punën e drejtësisë pa ndërhyrje politike.
Postimi:
Marrja e pandehur nga SPAK e numrit 2 të qeverisë, ka nxjerrë lakuriq Edi Ramën si mbrojtës dhe garant i korrupsionit. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron.
Një kryeministër që pretendon se mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajë si krahun e vet të djathtë një të akuzuar nga drejtësia për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë.
Në çdo vend normal, Kryeministri do ta kishte shkarkuar menjëherë një zyrtare të lartë të pandehur me një akuzë të tillë për tenderat publikë. Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, një e pandehur për një dëm prej 50 milionë eurosh ndaj shtetit vazhdon të qendrojë më majat e pushtetit dhe të ketë në dorë fonde publike e tendera të tjerë qindra milionësh.
Duke e mbajtur në detyrë, Edi Rama pengon drejtësinë dhe krijon rrezikun që provat e hetimit të manipulohen apo të zhduken. Kjo të çon në një përfundim të ditur për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë: në krye të çdo afere të madhe korruptive, në krye të çdo abuzimi me tenderat e mëdhenj, në krye të çdo koncesioni të rëndësishëm është Edi Rama.
Por sot, është bërë e qartë edhe diçka tjetër me rëndësi për shoqërinë tonë të zhgënjyer nga korrupsioni kaq masiv: kallëzimi që bëra për tenderin e Tunelit të Llogarasë, për të cilën Belinda Balluku është marrë e pëndehur, nuk kanë qenë një akt thjesht partiak opozitar, por një shërbim madhor për interesin publik. Një shërbim ndaj qytetarëve që duan ndershmëri dhe llogaridhënie.
Opozita do të ndjekë me vëmendje çdo hap të mëtejshëm të hetimit dhe do të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut nga çdo detyrë publike për të garantuar që drejtësia të bëjë punën e saj pa ndërhyrje politike.
Dhe pavarësisht kësaj, SPAK ka detyrimin të ruajë të njëjtin standard. Për veprën penale në ngarkim të Belinda Ballukut ndodhen sot në qelitë e burgut disa zyrtarë publikë me shumë më pak rëndësi dhe pushtet se Belinda Balluku. Ajo nuk mund të gjykohet në gjendje të lirë, sepse ka pushtetin dhe potencialin për të shantazhuar dëshmitarë, prishur prova apo arratisur si paraardhësi.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas marrjes si e pandehur të zv.kryeministres Belind...
Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Berisha: Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dh...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar marrjen n&eu...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marr...
Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’ Binaj ...
Lajmi për vajtjen në SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku, nën hetim për abuzime me tenderë në institucionin që dr...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-iryeministrit të Shqipëris...
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, theksoi se maxhoranca socialiste nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Bl...
Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt të këtij viti, me një vendim të GJKKO, pasi prokurorët kishin kërkuar masën e ''a...