POLITIKE

“Spiuni i Millosheviçit u kap si laraska”/ Berisha publikon videon: Fred Abrahams i lidhur me Soros akuzon UÇK në emër të Human Rights Watch

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Tetor 2025, 14:07
“Spiuni i Millosheviçit u kap si laraska”/ Berisha publikon

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Fred Abrahams ish-drejtues i Fondacionit Soros në Tiranë dhe më pas përfaqësues i Human Rights Watch, si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete serbe dhe agjent të agjendës së Millosheviçit.

Në një postim në FB, Berisha shkruan se Abrahams ka fabrikuar akuza ndaj UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, të cilat tani po përdoren si prova në procesin gjyqësor në Hagë kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Sipas tij, deklaratat e Abrahams janë të pabazuara, të mbledhura nga burime serbe, dhe dëmtojnë drejtësinë e luftës çlirimtare. Ai kërkon reagim institucional dhe paditë ndërkombëtare kundër Abrahams, duke e quajtur “mashtrues publik” dhe “agjent të regjimit serb”.

Postimi i Sali Berishës:

Histori spiunësh Salla e gjyqit gracka, ku spiuni i Millosheviçit u kap si laraska.

Miq, Fred Abrahams ish-drejtues i Fondacionit Soros në Tiranë u shpall nongrata në vitin 1993 nga qeveria shqiptare dhe u përzë nga Shqipëria pasi u filmua, fotografua dhe u regjistrua nga Shërbimi Informativ Kombëtar si bashkëpunëtor i rezidentit të Beogradit në Tiranë. George Soros e tërhoqi punonjësin e tij në afatin e caktuar me një charter të veçantë. Pesë vite pas përzënies nga Shqipëria ai kthehet në Kosovë dhe vazhdon misionin e tij në shërbim të Beogradit. Abrahams, tashmë si përfaqësues zyrtar i Human Rights Watch, regjistronte gjatë luftës në Kosovë si ngjarje reale të ndodhura shpifje dhe trillime të padronëve të tij serbë: vrasje, pengmarrje nga UÇK të serbëve, të cilat nuk kishin ndodhur kurrë.

Por këto denoncime të tij u përdorën nga Gjykata e Hagës pas 25 vitesh si prova në procesin kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës. Këtu më poshtë keni një video në të cilën avokati i udhëheqësve politikë të Kosovës provon me pyetjet e tij para gjykatës se Fred Abrahams në raportimet e tij kishte shfaqur veten si një bashkëpunëtor i shërbimeve serbe që përdorte prestigjin e Human Rights Watch për të akuzuar shqiptarët për krime që nuk kishin ndodhur kurrë. Ju bëj thirrje drejtuesve të shoqatës së veteranëve të UÇK-së, por edhe Human Rights Watch, të ngrenë padi në Hagë dhe SHBA ndaj mashtruesit publik, agjentit të regjimit të Millosheviçit, Fred Abrahams.

Këtu më poshtë keni disa nga pikat kryesore që Fred Abrahams deklaroi për UÇK-në gjatë dëshmisë së tij para Dhomave Speciale në Hagë: Ai tha se Human Rights Watch nuk bëri një hetim në thellësi për akuzat ndaj UÇK-së, për shkak të mungesës së aksesit në skena krimi dhe dëshmitarë. Ai pranoi që disa prej informacioneve në raportet e HRW mbi UÇK-në ishin marrë nga “zyrtarë serbë” dhe nuk ishin të mbështetura gjithmonë me burime të drejtpërdrejta.

Ai tha se do të kishte përdorur një gjuhë më të kujdesshme, duke përdorur termin “shqyrtime” ose “akuzë” në vend që të përmendte veprime të konfirmuara. Megjithatë, Abrahams tha se komandantët operacionalë të UÇK-së mund të kishin ndërmarrë masa për të parandaluar apo ndaluar veprimet e supozuara kriminale nga luftëtarët e tyre, pasi sipas tij ata ushtronin kontroll efektiv në terren. Në hetimin lidhur me një rast specifik — vrasjet e pretenduara në Gllogjan në shtator 1998 — Abrahams konfirmoi se HRW nuk kishte bërë “një hetim të thellë”.

Ai tha që për këtë rast, informacioni ishte marrë pjesërisht nga zyrtarë serbë dhe nuk kishte burime të mjaftueshme që të siguronin verifikim të pavarur. Kur u pyet për rastin e dy gazetarëve serbë të Agjencisë Tanjug që thuhet se u mbajtën në paraburgim në 1998, Abrahams tha se nuk mund të verifikonte deklarimet e Thaçit dhe Limajt lidhur me këto procedura sepse nuk kishte pasur akses në qendrat e paraburgimit. Ai gjithashtu deklaroi që Adem Demaçi ishte një figurë e rëndësishme, por që nuk kishte rol kryesor në zhvillimin e veprimeve luftarake të UÇK-së në terren.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan