
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.
Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.
Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.
Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).
Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.
Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.
Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.
Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.
Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.
Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./Monitor
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Tetor08:36
Nga investigimet ndaj qeverisë Rama, te shpërthimi me tritol te makinat e tij/ Kush është Ranucci, gazetari italian që tentuan ta vrasin me tritol?
Mbrëmjen e kaluar, gazetari investigativ i Rai3, i njohur për investigim tronditës ndaj qeverisë Rama, Sigfrido Ranucci, i është...
POLITIKE
16 Tetor23:35
Hetimet për pronat e ushtrisë, Qyno: Ka një video 5 orësh në SPAK, por Xhaçka nuk preket
Gzetari investigativ Elton Qyno, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit pas paraqitjes s...
POLITIKE
16 Tetor22:37
Kreut të SPAK i mbaron mandati, gazetarja zbulon çfarë pritet të ndodhë: E ardhmja e tij s’do të jetë në Shqipëri
Gazetarja Anduena Llabanin, është shprehur se karriera e Altin Dumanit si kreu i SPAK do të mbyllet me rezultate të larta, teksa e &n...
POLITIKE
16 Tetor22:03
Shkullaku: Rama nuk pranon dot që të ketë edhe një zë kundër brenda sistemit që ta kundërshtojë
Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i nd...
POLITIKE
16 Tetor21:58
'Po shkatërron çdo valvul', Gazetarja Shehu: Rama po mbyll institucionet e pavarura!
Gazetarja Jonida Shehu analizoi në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ lëvizjet e fundit politike të Edi Ramës, duke ngri...
POLITIKE
16 Tetor21:34
Kalaja: Rama i futi thikën pas shpine Kosovës me Minishengenin Ballkanik
Gazetari Aulon Kalaja në A2CNN, u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës.
“Edi Rama vuri ministër të J...
POLITIKE
16 Tetor19:38
Video/ Florjan Binaj nis fushatën, thirrje qytetarëve: Na duhet ndryshimi, jo më korrupsion e patronazhista
Kandidati i pavarur Florjan Binaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Tiranë, duke premtuar një alternat...
POLITIKE
16 Tetor18:29
FOTO/ Mesazhi që nxori zbuluar planin e Ballës, skenari për të mbyllur debatin në Kuvend
Një skenar i përgatitur nga mazhoranca socialiste për të mbyllur me çdo kusht debatin në Kuvend është zbuluar sot pa...
POLITIKE
16 Tetor18:13
Seanca parlamentare, Agron Gjekmarkaj thirrje Peleshit: Parlamenti nuk është i PS. Fikja me dhunë e debatit, akt i rëndë
Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj përmes një reagimi i kërkon kryeparlamentarit Niko Peleshi që të ngrihe...
POLITIKE
16 Tetor18:13
Avokati: Autoriteti Kushtetueses ka rënë! Politika do kontrolloj gjyqëtar
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares kushtetuese Sonila Bej...