Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimit dyshimtë I kryebashkiakëve
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar nga Elbasani dështimin e qeverisjes me projektin e Koridorit 8-të, që pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin ndërkombëtar të automjeteve.
Ajo e cilëson atë pa standarde europiane dhe “simbol i dështimit të modelit qeverisës”, ku nga projekti dhe deri te zbatimi ka problematika, shkelje dhe vonesa në realizim.
Ligjvënësja e PD, nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetet sociale, ngriti shqetësimin për gjendjen dhe menaxhimin e Korridori VIII, duke e cilësuar atë si një projekt strategjik që po dështojnë të materializohet sipas standardeve europiane.
Në reagimin e saj, Tabaku theksoi se Korridori VIII nuk është thjesht një aks rrugor, por një projekt me rëndësi historike dhe gjeostrategjike për Shqipërinë, që lidhet me trashëgiminë e “Via Egnatia” dhe me potencialin për ta kthyer vendin në një nyje kyçe lidhëse mes rajonit dhe Europës.
Megjithatë, sipas saj, nga projektimi deri në fazën e zbatimit, ky korridor shfaq probleme serioze që reflektojnë mungesën e standardeve europiane në qeverisje. Tabaku evidentoi se nuk ekziston një strategji e integruar për zhvillimin e këtij aksi, ndërkohë që investimet janë të fragmentuara dhe pa vizion të qartë për lidhjen mes rrugëve dhe hekurudhës.
Ajo ngriti shqetësimin edhe për cilësinë e punimeve, duke theksuar se segmentet e ndërtuara nuk përmbushin standardet minimale europiane, si në aspektin e sigurisë rrugore, shpejtësisë së projektuar dhe ndërveprimit me infrastrukturën hekurudhore. Sipas Tabakut, këto mangësi e bëjnë të pamundur që Shqipëria të shfrytëzojë potencialin e plotë të këtij korridori si pjesë e rrjeteve të transportit të Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Duke u ndalur edhe tek zhvillimet në Porti i Durrësit, ajo përmendi problematikat që lidhen me projektet dhe tenderët, duke i konsideruar ato si shembuj të një modeli që pengon zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës strategjike.
Në përfundim, Tabaku theksoi se gjendja e Korridorit VIII është një tregues i qartë i hendekut mes retorikës së integrimit dhe realitetit në terren. Sipas saj, mungesa e standardeve, korrupsioni dhe paaftësia institucionale po e mbajnë Shqipërinë larg rolit që mund të kishte në hartën europiane të transportit.
Në datat 29–30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU 2026, një nga ngjarjet më të r&e...
Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbështetur qëndrimet e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, ndaj situatës brenda socialistëve...
Analisti Indrit Vokshi tha në studion e emisionit “Zonë e lirë” në MCN TV se kritikat e Elisa Spiropalit kundër Ramë...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti shqetësime të forta mbi mënyrën sesi funksionon sot pushteti vendor në vendin tonë. Taba...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një intervistë në emisionin 'A Shoë' me Adi Krastën në SYRI TV, ka ngritu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për debatin e krijuar mbi vendosjen e të akuzuarve në...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve që u zhvillua në Dubro...
Deklaratat e fundit kritike të ish ministres Elisa Spiropali jo vetëm që kanë tronditur Partinë Socialiste, por kanë sinjalizuar g...
“Anëtarësimi në BE; një mundësi historike që nuk duhet shpërdoruar”, kështu shprehet Ditmir Bushati nëp...
I ftuar në emisionin Task Force, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se brenda Partisë Socialiste po shfaqen shenja gjithnjë e më të qar...