POLITIKE

'Përplasje brenda PS-së', Bushkolaj: Debatet për 'drejtorokracinë' po dalin në sipërfaqe

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 19:12
'Përplasje brenda PS-së', Bushkolaj: Debatet për

I ftuar në emisionin Task Force, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se brenda Partisë Socialiste po shfaqen shenja gjithnjë e më të qarta të një përplasjeje të brendshme politike, e cila po lexohet përmes deklaratave dhe pozicionimeve të fundit publike.

Në qendër të këtij debati, Bushkolaj theksoi se, qëndron mënyra e funksionimit të pushtetit brenda mazhorancës dhe raportet mes figurave kryesore të qeverisë.

Bushkolaj veçoi konceptin e “drejtorokracisë” si një pikë kyçe që ka ndezur diskutime për kontrollin real të administratës dhe ndikimin e strukturave drejtuese. Ai tha se ky debat lidhet në perceptimin publik edhe me rolin e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku në arkitekturën e pushtetit.

Sipas tij, këto zhvillime po interpretohen si sinjale të ripozicionimeve të brendshme brenda Partisë Socialiste. Në këtë kontekst, Bushkolaj theksoi se tensionet politike nuk janë më të fshehura, por po shfaqen gjithnjë e më hapur në diskursin publik.

Pjesë nga deklarata:

Në fakt, ishte vetë Elisa që e lidhi këtë. Mjaftoi termi drejtorokraci, pra zhvendosja e meritokracisë dhe mbizotërimi i drejtorokracisë, që të lidhej automatikisht me Belinda Ballukun, pasi është një ministre simbol, ku drejtorët e saj të fuqishëm sot i ka pjesë të grupit parlamentar dhe i ka edhe në poste ministrore. Pra, sot de facto kontrollon pjesën më të madhe të qeverisë. Por, për t’u rikthyer edhe një herë tek ato profilet e personave që kanë vendosur të jenë kundër Edi Ramës, për hir të së vërtetës janë profile të spikatura dhe jo në fusha dosido, por në fusha si ekonomia. Unë këtu kam parasysh Brisidën, kam parasysh Irenën, kam parasysh, po, kam parasysh zotin Arben Malaj, pra që janë ndër figurat më të spikatura në fushën ekonomike në vend. Dhe ata flasin gjithmonë me prova dhe me argumente dhe, në të vërtetë, i bëjnë një çmontim themeleve të korrupsionit.

Janë nivel ekspertize, pra nuk janë nivel folklorizmi apo nivel partie apo nivel inatçor. I bëjnë një shërbim publikut nga pozicioni që kanë. Por nëse ne do t’i rikthehemi PS-së tonë, për të bërë një pyetje të thjeshtë: ju thonë gjë emrat Shpat Kolgega dhe Eljo Hysko?

Për shumicën e shqiptarëve sot që flasim apo për shumicën e brezit të ri, pothuajse janë emra anonimë. Në fakt, janë dy emra që për herë të fundit janë votuar me votë të Partisë Socialiste në 2016-ën, në garën për FRESSH, që është gara e fundit pas asaj të Maqo Lakrorit me Edi Ramën. Pra është gara e fundit ku ka pasur një votë reale në Partinë Socialiste dhe një angazhim. Dhe që prej asaj dite në Partinë Socialiste gjithçka ka qenë e mbyllur, gjë që prodhoi atë lëvizjen e Blushit një vit apo dy vite më pas, që më pas solli shkëputjen e LIBRA-s. Ka qenë një kryengritje e Ditmir Bushatit, me të drejtë, për një çështje shumë sensitive siç ishte ndarja e territoreve, që është një njeri njohës i mirë dhe ekspert i fushës, i cili për hir të së vërtetës bëri paralajmërimin në kohë dhe doli që kishte të drejtë; pra koha i dha të drejtë Ditmir Bushatit, pasi sot situata në ato rajone mund të ishte shumë më kritike.

Tani kur vijmë tek Elisa, janë dy elementë që na kryqëzohen. Njëri është elementi “mos shaj Shqipërinë në gjuhë të huaj”, që nuk është vetëm për opozitën, por ka qenë një mesazh i drejtpërdrejtë edhe për Elisa Spiropalin, pasi është thënë në mbledhje grupi dhe kjo faktohet nga kontaktet që ka posti i ministrit të Jashtëm dhe, duke qenë edhe drejtuese e Kuvendit, nga kontaktet me partnerët ndërkombëtarë, pra edhe me institucionet në Bruksel. Dhe dyti është drejtorokracia. Pra janë dy elementë që këtu kryqëzohen, dy fronte. Tani kur flasim për “sharjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj”, së pari janë mediat e huaja dhe partnerët ndërkombëtarë që po na “shajnë” çdo ditë. Janë raportet e FMN-së, janë raportet e DASH-it, janë raportet e mediave ndërkombëtare. I fundit sot është ai i Bankës Botërore, që është një goditje e drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, dhe nuk kanë partnerët e huaj pse të dëgjojnë në anglisht të shahet Shqipëria, kur ndërkohë janë vetë ata që po na i thonë; pra nuk kanë nevojë që t’i mësojnë prej nesh. Kjo tregon që ka një përplasje të qartë direkte me Edi Ramën. Ndërsa përplasja e drejtorokracisë është një përplasje me Belinda Ballukun dhe kjo shihet edhe nga enturazhi mediatik nga i cili sot sulmohet apo kryqëzohet…

Keni vënë re një detaj që ne kemi diskutuar në Task Force. Nëse keni vënë re, kryeministri Edi Rama sa herë ka një reagim për çështje sensitive, pra që prekin direkt opinionin publik, qoftë për çmimin e naftës, për çmimin e apartamenteve, për çmimin e ushqimeve, për masat e qeverisë apo edhe për shembjen e rrugës, zgjedh gjithmonë që ta bëjë reagimin në Twitter. Kjo bëhet për të evituar një pakënaqësi të madhe në rrjetet sociale në Facebook. Ndërkohë Elisa Spiropali nuk e ka zgjedhur ta bëjë këtë. Unë u futa dhe i pashë profilin.

Ka një numër shumë të madh pëlqimesh dhe është krejt në kontrast me figurat e tjera të Partisë Socialiste që bëjnë share vetëm postimet e kryeministrit për turizmin, por ndërkohë komentet poshtë, mjafton t’i lexosh, janë një skaner i pakënaqësisë, qoftë e brendshme në Partinë Socialiste, qoftë e qytetarëve, sepse duhet të kemi parasysh që 13 vite qeverisje kanë prodhuar afera korruptive ndër më të mëdhatë. Dhe aferat korruptive, për fat të keq, nuk po u shkohet deri në fund, por thjesht po zëvendësohen me afera të tjera.

Pra, çdo emergjencë që na shitet, pasohet nga një aferë korruptive. Na u shit emergjenca e mjedisit, pasuam aferën e inceneratorëve. Kriza energjetike na prodhoi ato Tigrat 1 dhe Tigrat 2. Çmimet e apartamenteve tani do të na prodhojnë një tjetër aferë korruptive, ku paratë e buxhetit të shtetit pritet të alokohen për grupe që kanë bërë pastrim parash në ndërtim së bashku me biznesmenë të caktuar. Pra ky korrupsion i madh, ky eksod i madh, të gjitha këto kanë dhënë ndikim. Por tani në Partinë Socialiste, për hir të së vërtetës, mund të themi që po na përsëritet një Blushi në miniaturë.

Duhet të kemi parasysh që artikulimi i Ben Blushit në parlament ka qenë ndër ata që e vendoste Edi Ramën më në vështirësi sesa artikulimet e deputetëve të opozitës. Pastaj erdhi degradimi i parlamentit, mbushja e tij me deputetë të nivelit të korporatave, pas braktisjes, që solli një zhvlerësim të parlamentit. Ndërkohë që tani kemi një artikulim shumë të fortë, për hir të së vërtetës, nga një njeri që deri dje konsiderohej besnike, që termin “spiropalizim” e futi në kulturën mediatike, gjë që nuk ka qenë më parë.

Tani jemi në kushtet kur “spiropalizimi” është zëvendësuar nga “zengjinizimi”, por jemi në kushtet kur brenda asaj force politike ku Edi Rama sillet si zot, tani ka një kundërshti, dhe kjo kundërshti nuk besoj se është e veçuar, sepse duhet të kemi parasysh që ka disa grupe të pakënaqurish në Partinë Socialiste, dhe një ndër grupet është grupi i Erion Veliajt, për shkak të asaj që pretendojnë se po i ndodh me gjyqin e Erion Veliajt.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan