Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj mënyrës se si qeveria po i paraqet të dhënat e fundit të eksporteve, duke deklaruar se rritja prej 10,6% e regjistruar në korrik nuk dëshmon forcimin e ekonomisë prodhuese.
Sipas analizës së Tabakut, pjesa kryesore e kësaj rritjeje ka ardhur nga vetëm dy grupe mallrash.
Materialet e ndërtimit dhe metalet kanë kontribuuar me 8,9 pikë përqindjeje, ndërsa mineralet, karburantet dhe energjia me 5,3 pikë. Të marra së bashku, këto kategori kanë dhënë 14,2 pikë përqindjeje, më shumë se rritja përfundimtare prej 10,6%.
Në të njëjtën kohë, fasoneria e ka ulur rezultatin me 4,3 pikë përqindjeje, ndërsa kontributi i ushqimeve ka qenë vetëm 0,1 pikë.
Një qeveri në krizë kapet pas disa shifrave për të mbajtur në këmbë narrativën e saj.
Kështu po bëjnë sot socialistët me të dhënat e eksporteve. Po përdorin rritjen artificiale prej 10,6% të eksporteve në korrik për të bindur shqiptarët se ekonomia po ecën dhe se ata jetojnë më mirë.
Por propaganda mbaron aty ku fillon leximi i plotë i shifrave.
Në këtë rritje në letër, materialet e ndërtimit dhe metalet dhanë 8,9 pikë përqindjeje, ndërsa mineralet, karburantet dhe energjia dhanë 5,3 pikë. Vetëm këto dy grupe dhanë 14,2 pikë përqindjeje — më shumë se rezultati përfundimtar prej 10,6%.
Në të njëjtën kohë, fasoneria e uli rezultatin me 4,3 pikë përqindjeje, ndërsa ushqimet kontribuuan me vetëm 0,1 pikë.
Pra, nuk është forcuar ekonomia prodhuese. Është rritur përkohësisht vlera e disa kategorive të eksporteve, të përqendruara te ndërtimi.
Edhe pamja afatgjatë e rrëzon propagandën. Nga viti 2014 deri në vitin 2025, vlera e eksporteve në lekë u rrit me rreth 36%, por sasia fizike e mallrave të eksportuara ra me rreth 14%.
Në letër, eksportet e Shqipërisë vlejnë më shumë; në realitet, vendi eksporton më pak mallra.
Zhvlerësimi i euros krijon edhe një mashtrim optik. Kur eksportet konvertohen në euro, vlera e tyre duket shumë më e madhe. Por për eksportuesin që faturon në euro, realiteti është i kundërt: për të njëjtën kontratë merr më pak lekë për pagat, energjinë, taksat dhe kostot e prodhimit.
Goditjen më të rëndë po e merr fasoneria, e cila përbën rreth 30% të eksporteve të mallrave dhe punëson dhjetëra mijëra qytetarë.
Pas euros së lirë qëndrojnë fabrika që mbyllen, kontrata që largohen dhe vende pune që humbasin. Ndërkohë, burimi dhe qëndrueshmëria e flukseve të mëdha valutore, të cilat kanë mbiçmuar artificialisht lekun, vazhdojnë të mbeten pa një shpjegim transparent.
Edhe rritja ekonomike e raportuar nga INSTAT tregon të njëjtin problem. Në vitin 2025, industria ra me 3,72% dhe bujqësia me 2,5%.
Administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe taksat neto dhanë së bashku rreth 77% të rritjes ekonomike prej 3,66%. Kjo do të thotë se sot ekonominë po e mbajnë në këmbë shpenzimet e shtetit dhe jo biznesi.
Kjo është e vërteta pas perdes së propagandës: sektorët që duhet të prodhojnë, të eksportojnë dhe të krijojnë vende pune po bien.
Një shifër mujore mund të shërbejë për propagandë. Por nuk mund të zëvendësojë fabrikat që mbyllen, vendet e punës që humbasin dhe familjet që çdo ditë e kanë më të vështirë të përballojnë jetesën.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani, e cilëson vrasjen e një turisti të huaj në Shqipër...
Tre anije dhe rreth 30 aktivistë drejt Shqipërisë më 20 gusht. Tony La Piccirella koordinatori kombëtar i Global Sumud Flotilla, p&eu...
Nga Sven Christian Schulz, RND Një resort luksoz për dhëndrin e Trump në një deltë lumi të mbrojtur kthehet në n...
Sot mbahet protesta e 81-të kundër qeverisë Rama. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës s&...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka denoncuar një kërcënim që, sipas tij, i është bërë në telefo...
Protestuesit zhvilluan sot ditën e 80-të të protestës në Tiranë, duke përcjellë një tjetër mesazh politik p&eu...
Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit e protestës së 80-të kundër qeverisë...
Aktivisti Andi Tepelena ka kërkuar nga SPAK që të ndërmarrë hapa ndaj personave që ai i cilësoi si “peshqit e mëdh...
Ne kemi vendosur që ta shikojmë krimin, korrupsionin drejt e në sy. Dhe t’i themi Edi Ramës, bashkë me mafiozët e tij, q&eum...
Aktivistja Etleva Merko, në fjalën e saj nga protesta e 80 që po mbahet para Kryeministrisë, është shprehur se kryeministrin Edi R...