VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Një rast unikal ku zv/kryeministrja merret e pandehur dhe i vendoset masë sigurie nga GJKKO, ku dosjet e abuzimeve e tenderimeve janë kapicë dhe ku kreu i qeverisë vijon dhe e merr në mbrojtje.
Kështu u shpreh sot me një reagim deputetja e Partisë demokratike, Jorida Tabaku.
Ajo thekson se tani nuk është më përgjegjësi personale, por politike dhe morale.
“Për asnjë moment ne nuk kemi parë asnjë reflektim dhe as ndjeshmëri ndaj faktit se një nga portofolët më të rëndësishëm të shtetit është vënë nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera; përkundrazi u mor në mbrojtje — jo për një, por për dy tendera tashmë — ndërkohë që dosjet janë kapicë edhe për afera të tjera, duke nisur me “tigrat” e duke vijuar me rrugën e Ersekës”, shprehet Tabaku mes të tjerash në rrjetin social Facebook.
Dhe në fund ajo apelon se “ky model duhet rrëzuar dhe thyer.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut në Facebook:
“Ky është rasti unikal në botë ku gjykata pezullon nga detyra një Zëvendëskryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës, dhe ky është një zhvillim i pritshëm duke parë akuzat dhe mbi të gjitha duke parë mënyrën si ka operuar qeveria socialiste në këto 12 vite.
Ky është vendimi i dytë për një zëvendëskryeministër, pasi një tjetër është në kërkim ndërkombëtar prej mbi 2 vitesh, e kryetari i bashkisë në burg. Kjo është një dëshmi e një krize të madhe morale dhe politike që ka prekur qeverisjen prej vitesh, ku qeveria njolloset me skandalet dhe kryeministri shmang përgjegjësinë e tij morale dhe politike.
Për asnjë moment ne nuk kemi parë asnjë reflektim dhe as ndjeshmëri ndaj faktit se një nga portofolët më të rëndësishëm të shtetit është vënë nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera; përkundrazi u mor në mbrojtje — jo për një, por për dy tendera tashmë — ndërkohë që dosjet janë kapicë edhe për afera të tjera, duke nisur me “tigrat” e duke vijuar me rrugën e Ersekës.
Kjo nuk është vetëm një çështje individuale. Është fjala për një model qeverisjeje që ka prodhuar një seri skandalesh, një pas një, për vite me radhë — nga bashkëpunëtorët më të afërt deri te zyrtarët më të lartë të kabinetit.
Kur një ministre e linjës më të rëndësishme të qeverisë dhe një zëvendëskryeministre merret e pandehur dhe pezullohet nga detyra, përgjegjësia nuk është personale: përgjegjësia është politike. Dhe kjo përgjegjësi fillon në zyrën e Kryeministrit.
Tashmë një shtet i kapur është fytyra e një Shqipërie që nuk mund të fshihet pas kapitujve të hapur për të shmangur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit. Shqiptarët meritojnë një qeverisje që mbron interesin publik, jo tenderat me paracaktim; që jep shembull me integritet, jo me arrogancë politike; që është e përgjegjshme, jo e pashqetësuar. Këtë model duhet ta rrëzojmë, këtë duhet ta thyejmë!”.
Menjëherë pas komunikimit të masave nga GJKKO, zëvendësja e Edi Ramës, Belinda Balluku ka mbërritur në zyrën e kr...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Protestat e nisur pak ditë më parë si një foltore para kryeministrisë në do të vijojë. Burimet nga opozita shpjegojn&...
Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për z...
Çështja e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, ka dominuar ...
Po aq i dyshimtë është edhe lulëzimi i kësaj kompanie, pasi Genti Klosi bëhet pronar i vetëm i Vils Feliz. Ndërsa deri...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Euronews ka deklaruar se vendi jonë meriton një vend në ...
Në seancën e sotme parlamentare, deputeti socialist Fatmir Xhafaj doli hapur kundër qeverisë, duke kritikuar mënyrën se si po me...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrat dhe drejtuesit e institucioneve për mënyrën e menaxhimit të...
Një postim i gazetarit grek Aleksandros Zioulis ka vënë në qendër të kritikave kryeministrin shqiptar Edi Rama, këtë...